Lleshaj: Nga 1 janari, lojërat e fatit trajtohen si parcela kanabisi!

Leda Hysa

Çdo pike bastesh do jete nje parcele kanabisi.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka mbledhur në një takim drejtues të Policisë së Shtetit, ku fokusi është përqendruar tek lojërat e fatit, ku ka dhene edhe porosite e tij te fundit.

Gjatë fjalës së tij Lleshaj pohoi se çdo pikë bastesh që do të operojë pas përfundimit të afatit do të trajtohet si një parcelë me kanabis. Po ashtu ai ftoi të gjitha strukturat policore që të zbatojnë ligjin.

“Që në orën 00:00 të 1 janarit të 2019-ës nuk do të lejohen bastet sportive, lojërat me kalë, apo dhe reklamat për bastet, pasi janë veprimtari të paligjshme. Policia e Shtetit në këtë rast është strukturë në zbatimin e drejtpërdrejt të ligjit.

Ndalimi i lojërave të fatit është përgjegjësi e madhe ligjore. Zbatimi i ligjit është një goditje kriminale. Çdo pikë bastesh do të trajtohet si parcelë kanabisi. Përgjegjësi ligjore është ndalimi i lojërave të fati”, tha Lleshaj.

Mes të tjerash Lleshaj u ndal edhe tek festat e fundvitit, ndërsa shtoi se një vëmendje e veçantë do të shkojë tek pikat kufitare, ku do të shtohen prania e policisë.

“Duhet të shtohen kontrollet dhe bashkëpunimet me qytetarët. Meqenëse jemi mbledhur këtu, dua të sqaroj edhe disa probleme që kanë rëndësi. Siç është menaxhimi i festave që janë në prag. Ndaj kërkohet që të shtohen shërbimet e policisë në pikat kufitare. Vëmendja e shtuar duhet të shtohet ndaj personave në kërkim, apo atyre që janë me precedentë kriminale”, pohoi ministri.

l.h/ dita

Share This Article
13 Comments
    • Po mire more bylmez, po’ Austriaket pse i kane akoma bastet ?
      Apo ata nuk e dine se eshte gangrene ?
      Po Italia, Gjermania,Hollanda, Belgjika, Spanja, Portogallo, Anglia nuk e dine ?
      Ne dhjetor 8 mije qytetare te Tiranes marin nje rroge te cilen ne janar nuk do ta marin me.
      Pra me nje ligj absurd, varferohen 8 mije familje ne kryeqytet.
      Ne shtetet e sistemit kapitaliste kjo eshte e pa shpjegueshme.
      Heqja e basteve nuk ka asnje arsyetim llogjik, politik apo ekonomik.
      Eshte thjeshte absurde.
      Fakti qe mund ta kete bere per te fituar votato e atyre qe u funksionon truri pjeserishte si puna e Netit, me duket qesharake

      • O Sallake,
        Une të kam thenë edhe herë tjeter, qe budallalleku dhe Universi nuk kanë fund…Ne fakt keto jane fjalet e Anshtajnit…
        Që ti je budalla dhe shikon deri tek hunda jote, kete e kam kuptuar qe ne komentin tend te pare.
        O bylmez ( po te drejtohem.me fjalen tende te preferuar…)….Shqiperia nuk eshte as Itali, as Gjermani, as Hollandë, as Belgjikë, as Spanjë, as Angli….
        ËSHTË
        KASOLLJA
        ME E VARFER E EUROPES…
        Nuk krahasohen te ardhurat e ketyre shtetasve qe ke permendur ti me të ardhurat e shqiptareve ku 95 perqind e popullates i marrin apo si marrin mesatarisht 5 Euro ne dite!….(kjo sipas B.Boterore)
        Ne ShBA, shteti me i fuqishem ne bote ,vetem.ne dy shtete lejohen lojrat e fatit, ne Atlantik City dhe Las Vegas….Dhe atje ka te tjera rregulla propocionaliteti i atyre qe fitojne…Askund gjetke ne Shba…Pse?…
        Po te them gjithashtu se dhe ne keto vendet perendimore bixhozi po u shkaterron shume drama familjeve…Ne Angli kam lexuar, por isha dhe vet ne Londer, shume bixhozxhinj shqiptare kane arritur deri ne vetvrasje…E njoh mire kete semundje se kam.pare me syte e mi se si ka degraduar nje i afermi im…!
        Bixhozi u ka hequr breket edhe princave…!Sepse eshte nje semundje qe nuk i shpeton dot kollaj…
        Gjithe masa e shqiptareve e kane pershendetur kete vendim te qeverise, me perjashtim te ndonje kokrre kandari si puna jote!
        Ti vet loz bixhoz?…
        Po loz, i pafsh hajrin…!

        • O bylmez !
          Ben gjithe ate shkrim per te me thene mua qe bixhozi eshte ves ikeq !
          Mendon se une nuk e di?
          Apo do me kete dale nga mendja ?
          Une po te them qe eshte ne te gjithe eurpen.
          Ti thua America ?
          O bylmez eshte ne ajken e civilizimit europiane.Nje domethenie e ka , apo Jo ?

          • Epo kete llogjikë vetëm ti Sallake e kupton:
            Eshte nje ves i keq por eshte ajke e civilizimit europian!!!
            Ka nje domethenie por por ti nuk e spjegon dot…!!!!
            Meru me domethenien, deri sa ta kuptosh…
            Vetem nje rrotë Cari si puna jote nuk e kupoton dot qe ka plot njerez qe lene femijt pa buke se ato 5 leke qe fitojne i lene me baste e bixhoz, pastaj vjedhin mashtrojne dhe të tjere nis tu pikoje tavani si puna jote…
            Hajt Zagar, se po te qe per ty, nuk do shkruaja asnje rresht,
            por shkruaj per ata qe dine te lexojne dhe te kuptojnë…!

          • o N.Vjosa
            Qeveria nuk eshte ndreqese e vesit, por pergjegjesi per rregullin dhe qetesine qytetare, zbatimin e ligjit, denimin e korrupsionit, etj. Ndersa merakun per bastexhinjte le tja lere familjeve shqiptare
            Cfare u be ky., Duerte I Evropes?
            Plera qe nuk ka lene me pa vjedhur,. I droguar e me bythe jashte sot behet moralit.
            Shko q.. ne b.. me gjithe Linden dhe Aneten I thoni pleres suaj
            Le ti garantoje pune 8 mije vetave qe po I nxjerr ne rruge sot, ate te bej, po ka hallin ta monopolizoje dhe kete dhe ti lere te tjeret me gisht ne goje, pa kuptohet sa I dhemb per popullin mister PPPse

    • Zogu i Gomarit je ti @Janullës…”
      Sepse nuk e kupton dot qe lojrat e fatit mbjellin vetëm krime dhe fatkeqsi!

  • Zogu i Gomarit je ti @Janullës…”
    Sepse nuk e kupton dot qe lojrat e fatit mbjellin vetëm krime dhe fatkeqsi!

    • E mire e ke ti. Bixhozi bashke me kurvllikun jane profesionet me te vjetra ne bote. Nuk i zhduk dot ky idiot i dobishem i Mit’hat Rames. Thjesht populizma si ato te liderit gjigand ne Facebook. Problemi nr. 1 eshte korrupsioni dhe funksionimi i drejtesise. Te tjerat jane pallavra. More vesh o gomar militant i gjigandit?

  • Mire o komentues te mesiperm ,qe keto lojera fati rrenojne familjet e varfera shqiptare ,keni me se te drejte ,por ky Rama do e perlaje per vehten e tij kete monopol te cmuar , qe ti vine parate gjithe jetes se tij ,bile edhe Zahos te vogel ,deri sa te dali ne pension . Ju placin syte ,ky , ,ne maloren me brutale ka monopolizuar cdo gje .Eshte perqendruar gjithe leku ne duart e mafjes ?????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *