Festat e fundvitit, Partizani dhuron ushqime për familjet në nevojë

DITA Online

Me rastin e festave të fundvitit, skuadra e Partizanit ka qenë në qytetin e Cërrikut, ku ka dhuruar pako ushqimore për familjet në nevojë.

Pjesëtar të stafit dhe titullarë të ekipit në bashkëpunim edhe me aktivistët “Grupimi 5 Plus Cërrik” dhuruan sot pako me ushqime dhe veshje në këtë të diel të fundit të 2018-së duke i ardhur në ndihmë familjeve në vështirësi nën moton “Bamirësia nuk të varfëron”.

Falë këtij aktiviteti i cili nuk është i vetmi, përfaqësuesit e kuq përcollën mesazhin human për të qenë sa më pranë njerëzve në nevojë në prag të vitit të ri. Një vizitë e këndshme ka rezultuar edhe për fëmijët, të cilët kanë patur mundësi të takojnë dhe përqafojnë nga afër lojtarët e skuadrës të cilën simpatizojnë.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *