Ministri i Financave në detyrë, Arben Ahmetaj, ka nxjerrë shifrat e rritjes ekonomike për tremujorin e fundit të këtij viti. “Tremujori i tretë 2018 u rrit me 4.48%. Në tremujorin e tretë 2013 ekonomia ishte në nivelin -2.46%, i krahasueshëm vetëm me vitin 1997. Rritja e këtij tremujori, është shifra më domethënëse e transformimit, kthesës së madhe nga kriza e paralajmëruar e 2013, ringritjes ekonomike dhe konsolidimit që vazhdon!
Rritja ekonomike e 9-mujorit 2018 kaloi për herë të parë në tetë vitet e fundit, nivelin mbi 4%. Lajmi tjetër i mirë është konsumi që vazhdon trajektoren e vet rritëse, tashmë për të trembëdhjetin tremujor radhazi, duke mbetur një nga kontribuuesit kryesor të rritjes ekonomike.
Shifrat e rritjes ekonomike përgjatë pesë viteve të fundit, janë dëshmia më e mire sesi ekonomia e vendit po i shpërblen dita – ditës qytetarët shqiptarë dhe sakrificat e vështira që u deshën për të mbërritur këtu”, shkruan Ahmetaj.

o.j/dita

Sa keq qe gjeniun e financave e hoqen nga posti!
Do pendohesh Edo per kete minister klasi!
Shkofshi te gjithe atje prej ku keni dale!
FILOQYLSI I EDVINIT PO KERKON NJE VEND PUNE
qe:
Te vazhdoje te mashtroje me fintet e tij enveriste per “Kopshtin e Lulezuar Socialist”
kur:
Shqyptaret po largohen te lemerisur duke kerkuar te shpetojne koken dhe familjet nga mjerimi,
si:
CIFUTET NE SHKRETETIRE, TE NDJEKUR NGA FARAONI
Suksese ne jete!
Per ate ju kan hequr.Habitem njerzit thon se jan ma keq nga ana ekonomike e ju dardallisni.
Do me thene o Hametaj ,pensionisteve te mjere do i rritet pensioni me 4 ,48 % kete vit te ardhshem ????apo noc rrokun si perhere !!!.