SMS në DITA
Në 0689073730
Drejtësia vonon po nuk harron! Çfarë prisnit nga kjo “drejtësi”? Një sistem nga më të përfolurit në Shqipëri këto njëzet vjet tranzicion, një sistem qe do t’i shkonte për shtat nënvizimi i një filozofi “në kalbëzim”, që i nevojitet një ndërhyrje emergjente për ta shpëtuar nga degradimi dhe shkatërrimi i besimit mbi të, (po të bazohesh nga opinioni i publikut mbi drejtësine në vendin tonë). Një piramidë që nuk do shumë mend dhe as fakte per t’ia zbuluar lakuriqësinë e vet, mjaft të hedhësh një vështrim dhe të shohësh apo të dëgjosh se çfarë flasin për këta ‘rruajtës’ dhe shërbyes të ligjit. Besoj shumë se kryeministri Rama do ta ketë në target këtë sistem ashtu si shërbime të tjera jetësore që duan ristrukturim. Drejtësia nuk është thjesht një nocion, por e drejtë kushtetuese që duhet zbatuar për të gjithë me një standart, pavarësisht nga shkalla apo pozita që ke në shoqëri. Nga Adrian Milo.
