Nga Gjiknuri te Peleshi, një “bilanc i pakërkuar” për 4 të larguar

Nela

Kryeministri Rama ndryshoi në fund të vitit të kaluar gjysmën e kabinetit qeverisës.

U larguan në bllok nga detyra ministra që prej vitesh drejtonin financat, punësimin e  ekonominë, energjetikën e infrastrukturën, bujqësinë apo arsimin.

Arben Ahmetaj ia la vendin te “financat, punesimi e ekonomia” Anila Denajt; Damian Gjiknuri do t’i dorëzojë “superministrinë e energjisë dhe infrastruktures”, Belinda Ballukut; Niko Peleshi dorezon çelësat e “bujqësise” tek Blendi Çuci, e Sonila Qaton te “sipërmarrja” do e zëvendësojë Eduard Shalsi.

Monitor ka bërë një bilanc të ecurisë së punës së ministrave që drejtuan institucionet përgjegjëse për politikat ekonomike në vend dhe do të dorëzojnë detyrën e tyre në fund të janarit, menjëherë sapo të mblidhet sesioni i ri parlamentar.

Gjiknuri dhe Rama

Damian Gjiknuri

Damian Gjiknuri, me profesion jurist, erdhi në krye të Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë që në mandatin e parë të qeverisjes së socialistëve. Reforma më e madhe e kryer nga ministria që ai drejtoi ishte ajo e energjisë.

Reforma funksionoi, ndonëse krediti kryesor i saj nuk ishte te ministri por tek “agresiviteti” me të cilin vetë Rama personalisht e po ashtu edhe Policia e rendit iu kundërvu fenomenit të konsumit të papaguar apo abuziv të energjisë. Në fund të 10 mujorit humbjet e energjisë zbritën në 23.7%, nga rreth 45% në kohën që e dorëzuan çekët.

Në mandatin e dytë, Gjiknuri u vu në krye të një superministrie, duke marrë dhe infrastrukturën. Ndryshe nga energjia, menaxhimi i infrastrukturës nuk rezultoi një detyrë aq e lehtë. Projektet e nisura të rrugëve kanë ecur ngadalë. (per ta thënë “butë”, faktin se asnjë projekt rrugesh nuk ka arritur të mbarohet). Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë, me fondet e brendshme,  në 8- muaj janë  ndërtuar 3.1 km autostradë dhe 3.6 km rrugë.

Ndryshe nga hapat e ngadaltë për mirëmbajtjen e rrugëve ekzistuese, planet e ministrisë për rrugë të reja janë ambicioze. Gjiknuri së bashku me Ahmetaj janë firmosësit e një sërë koncesionesh të rrugëve përmes partneritetit publik privat, me kosto të larta dhe mungesë transparence për studimet përkatëse të fisibilitetit. Kostot e rrugëve arrijnë deri në 20-30 milionë euro për kilometër (rasti i Thumanë-Kashar).

Në kohën e Gjiknurit u përforcua dhe praktika e tenderimeve të paracaktuara që lejojnë fenomene si DH Albania që të marrin tendera të fallsifikuar 100% si në sektorin e Infrastrukturës Rrugore ashtu edhe atë të transmetimit të energjisë.

Dy fushat kanë funksionim totalisht të ndarë nga njëri tjetri dhe natyrë krejtësisht të ndryshme teknike, por te të dyja u shfaqën praktika të njëjta e totalisht të manipuluara prokurimi që arritën deri në kontrata të përmasave të skandalit të Unazës dhe OST-së, në të cilat me  fallsifikime ordinere është vënë dorë rëndshëm mbi paranë publike.

Gjiknuri do të mbahet mend si Ministri qe nuk arriti të mbarojë asnjë nga projektet e rrugëve në zbatim dhe sigurisht për skandalin e Unazes si një nga aktet më të papërgjegjeshme të një funksionari në administrim të fondeve publike.

Ahmetaj dhe Rama

Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj erdhi në krye të Ministrisë së Financave në shkurt të vitit 2016, pasi kishte drejtuar për gati tre vjet Ministrinë e Ekonomisë. Ai zëvendësoi në këtë detyrë Shkëlqim Canin.

Ardhja e Ahmetajt në krye të financave ndodhi në një kohë kur klima e sipërmarrjes ishte mjaft e rënduar për shkak të rritjes së ndjeshme të taksave në janar 2014 dhe të “agresivitetit” me të cilin u konceptua fushata kundër informalitetit dhe të gjithë indekset e shoqatave të biznesit tregonin përkeqësim.

Ahmetaj tentoi ta zbuste këtë situatë, duke nisur një seri konsultimesh me biznesin për paketën fiskale dhe lehtësimin e procedurave tatimore. Në mes të vitit 2016, “financat”, tashmë nën logon e Ahmetajt, njoftuan dhe planet për një falje fiskale, që u miratua në fund të atij viti.

Ahmetaj u rizgjodh si ministër i Financave dhe pas zgjedhjeve të 2017-s (Ministri, të cilës iu shtua dhe “ekonomia” dhe “punësimi” duke e bërë sigurisht një Super Ministri në Qeverinë Rama 2).

Por, përtej fasadës bashkëpunuese, të shpalosur gjatë 2016-s, gjërat nuk shkuan dhe aq mirë. Indekset e besimit të biznesit, përfshirë ato të shoqatave të investitorëve të huaj vijuan të ishin të përkeqësuara. Taksat indirekte dhe politikat fiskale favorizuese për grupe të caktuara ishin shqetësime të sipërmarrjes.

Në kahun tjetër, pavarësisht rritjes së taksave, të ardhurat u zgjeruan në nivele minimale (4.3 për 11 mujorin 2018, ndaj të njëjtës periudhë në 2017, pra më pak se treguesi i inflacionit dhe rritja ekonomike e raportuar në vend, që do të thotë një ulje në terma relative e performancës së administratës së financave dhe eficiencës së politikës fiskale), një tregues direkt se rritja e taksave dhe politikat fiskale vetëm sa kanë shtuar evazionin.

Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, kishte gjetje, që nëse do të rezultonin të tilla, janë skandaloze për mënyrën se si menaxhohen financat e shtetit. Sipas KLSH-së shifrat e borxhit dhe të deficitit janë manipuluar, mungon kontrolli mbi shpenzimet publike, ka raste në masë, kur prokurimet publike bëhen pa vulën e thesarit, detyrimet e prapambetura janë në rritje dhe kontratat raportohen vetëm për pagesat aktuale, duke krijuar paqartësi për të ardhmen, një skenar i ngjashëm me krizën greke.

Për më tepër në buxhetin e dy viteve të fundit parashikohet dhënia e koncesioneve me vlerë gati 2 miliard euro, shuma që nuk raportohen në borxhin publik, duke e nënraportuar atë, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Reforma e sigurimeve shoqërore, e nisur që nga koha kur ministër i punëve dhe çështjeve sociale ishte Erion Veliaj po rezulton e vështirë (për të mos thëne thjesht “e dështuar”) për shkak të plakjes së popullsisë dhe emigracionit masiv.

Peleshi dhe Rama

Niko Peleshi

Niko Peleshi erdhi në krye të bujqësisë në vitin 2017, pas një përvoje si kryetar bashkie i Korçës.

I parë si një sektor me potencial, agroturizmi u mbështet përmes projektit risi “100 fshatrat”, që synon të përqendrojë fondet dhe vëmendjen e qeverisë në krijimin e një modeli zhvillimi në zonat rurale. Por është akoma herët për të nxjerrë konkluzione.

Ish-kryebashkiaku i Korçës, dhe ish-zv.kryeministri dështoi plotësisht në fushën e Sigurisë ushqimore, që mbetet një pike e dobët e sistemit, preh e korrupsionit dhe e klientelizmit.

Po ashtu, nuk u pa një ndryshim cilësor në përpjekjet në hapjen e tregjeve të reja jashtë vendit, që do t’i shërbenin zhvillimit të qëndrueshëm dhe konkurrues të një sektori modern të Bujqësisë Shqiptare.

Sonila Qato

Sonila Qato mori detyrën si Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes pas zgjedhjeve të 2017-s, në një ministri të re pa vendimarrje, por më shumë me funksion konsultues dhe që trajton ankesat e sipërmarrjes.

Megjithatë, pesha e saj në Qeveri ishte shumë e paperfillshme dhe do të duhet të pritet nëse zëvendësi i saj, ministri i ri Eduart Shalsi do të ketë fat më të mirë në trajtim.

n.s. / dita

Share This Article
17 Comments
  • Lista: Ja ku i kanë punësuar fëmijët, gratë dhe dashnoret kasta që sundon dhe vjedh Shqipërinë prej 28 vitesh

    Administrata publike, ashtu si Blloku gjatë regjimit komunist, është kthyer në një oaz për familjarët e klasës politike të korruptuar shqiptare, e cila sundon dhe vjedh prej 28 vitesh shqiptarët dhe Shqipërinë. Ndërsa shqiptarët e shkolluar punojnë si kamerierë, në fabrika, call center dhe kërkojnë azil në vende të ndryshme të BE, fëmijët, gratë dhe dashnoret e politikanëve shqiptarë krihen në pozicionet më të lakmuara të administratës publike. Këtu përfshihen edhe gratë dhe dashnoret e prokurorëve, gjyqtarëve, ambasadorëve, oligarkëve, drejtorëve etj.Institucioni më i preferuar, për shkak të rehatisë dhe luksit të shfrenuar është Banka e Shqipërisë, e cila tashmë po kapet nga oligarkët, përmes zarit të tyre Ridvan Bode, i cili është propozuar nga Edi Rama për t’u bërë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës. Bijtë e kastës politike që sundon dhe vjedh shqiptarët prej 28 vitesh janë mbledhur pikërisht tek vendi i parave, ndërsa shqiptarët që janë jashtë kësaj kaste, janë të papunë ose bëjnë punë të rëndomta.

    Pas bankës, si vjen i preferuar vjen shërbimi diplomatik për të afërmit e kastës në pushtet. Më tej vijnë të gjitha ministritë, kryesisht në vende kur nuk bëjnë asgjë, por vetëm marrin rrogën. Pronat dhe hipotekat janë gjithashtu të preferuara. Familjarët dhe dashnoret e politikanëve kanë zënë vendet kyçe në sektorët më të rëndësishëm të administratës publike, ku gjithë ditën e kalojnë para pasqyrave, nëpër kafe dhe rrjete sociale. Socialistë, demokratë dhe të paparti, mjaftojnë që të shikojnë këtë listë, për të kuptuar se kush po i sundon dhe se sa kriminale dhe e ndyrë është kjo klasë politike. Kjo listë është vetëm një ilustrim, pasi lista punësimeve nepotike dhe politike është shumë e gjatë dhe e shtrirë në çdo zyrë të shtetit shqiptar. Kjo është Shqipëria e padrejtësisë nën sundimin e një grupi mafioz me në krye Edi Ramën, Ilir Metën dhe Sali Berishën. Pushtimi i administratës është vetëm një nga aktet keqbërëse të klasës mafioze politike, e cila vjedh vendin për ta sunduar dhe e sundon duke e vjedhur.

    Njerëzit e kastës sunduese në administratë

    Bashkëshorti i ministres Ogerta Manastirliut, drejtor në OSHEE

    Vajza e deputetit Rexhep Rraja, punon tek OSSHE

    Djali Anastas Angjelit, Eros Angjeli, i punësuar në Ministrinë e Integrimit, tani pjesë MPJ

    Bashkëshortja e deputetit të LSI Shezai Rokaj është shefe finance pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave,

    Djali i Shezai Rokaj anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të UKT, në Komision Ad Hoc pranë Këshillit të Qarkut Tiranë, pedagog pranë Fakultetit te Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, 748 541 Lekë. Vajza Shezai Rokaj specialiste pranë AKEP dhe pedagoge e jashtme pranë Albanian University.

    Gruaja e Dhori Kules punon pranë ISSH

    Vajza e Dhori Kules, doktoraturë të vjedhur, pedagoge pranë Fakultetit të Ekonomisë.

    Vajza e Tritan Shehut, Aida Shehu punonjëse në Bashkinë e Tiranës.

    Bashkëshorti i Grida Dumës grada këshilltar në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme,

    Bashkëshortja e deputetit Xhemal Xhunkshi, Teuta Gjunkshi, punon në Bashkinë e Tiranës.

    Bashkëshorti i deputetes Evis Kushi, specialist sporti pranë Bashkisë Elbasan, specialist pranë OSHEE Elbasan, i Klubit të Futbollit Elbasan, i jashtëm pranë Universitetit ‘A Xhuvani’.

    Bashkëshortja e Fatmir Mediut, Përgjegjëse Sektori në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë

    Bashkëshortja e deputetit Lorenc Luka drejtore e bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

    Bashkëshortja e deputetit Luan Duzha, doganiere

    Bashkëshortja deputetit Romeo Gurakuqi, punonjëse e Institutit të Zhvillimit të Arsimit pranë MARS.

    Djali i Zhezair Zaganjorit, Renis Zaganjori, punon te Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

    Vajza e Lindita Nikollës e punësuar në Bankën e Shqipërisë

    Bashkëshortja e Adriatik Llallës punon si Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH.

    Bashkëshortja e deputetit Hekuran Hoxhalli, specialiste në institucionin e Presidencës

    Djali i Tom Ndrecës punon në Ministrinë e Drejtësisë.

    Djali tjerët Tom Ndrecës punon tek ZVRPP Tiranë.

    E bija e Vitore Tushës punon tek Avokatura e Shtetit.

    Bashkëshortja e Ditmir Bushatit, konsulente e projekteve të Këshillit të Evropës në Shqipëri dhe Kosovë

    Bashkëshortja deputetit Enkelejd Alibeaj, këshilltare e Zv.Kryeministrit

    Bashkëshortja e deputetit Dritan Bici, kryeinxhiniere në ndërmarrjen e Ujërave Gramsh

    Bashkëshorti, i deputetes Fatbardha Kadiu specialist i Auditit të Brendshëm në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës

    Bashkëshortja e Ilir Zelës, kryetarit të AKEP, merr pagën tek OSHEE.

    Vajza e Qazim Sjedinit, kryetarit të Bashkisë Elbasan, pedagoge në Universitetin e Elbasanit.

    Bashkëshortja e Vangjush Dakos përgjegjëse laboratori, Drejtoria Rajonale Shëndetësore

    Bashkëshortja e kreut të Bashkisë Dibër Muharrem Rama Shefe Laboratori në Spitalin Rajonal Peshkopi.

    Bashkëshortja e Klement Zgurit punon pranë Drejtorisë së Transmetimeve në RTSH.

    Djali i Klement Zgurit punon në Ministrinë e Transporteve.

    Bashkëshortja e Denar Bibës punon në Gjykatën e Lartë si ndihmës ligjore.

    Bashkëshortja e deputetit Flamur Golemi, Drejtoriasë Shëndetit Publik, Gjirokastër Bashkëshortja e deputetit Gjetan Gjetani, drejtoreshë e shkollës “28 Nëntori”, Milot

    Bashkëshortja e deputetit Gledjon Rehovica punon në Qendrën Spitalore Universitare

    Bashkëshortja e deputetit Helidon Bushati psikologe në QSUT

    Bashkëshorti i Jorida Tabakut punon tek Fakulteti i Ekonomisë

    Bashkëshorti i Klajda Gjoshës Këshilltar Ekzekutiv pranë Autoritetit Portual

    Vajza e Nasip Naços punon pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave,

    Djali i deputetes Nora Malaj punon në Policinë Gjyqësore

    Bashkëshortja, deputetit Përparim Spahiu, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës

    Deputeti Roland Xhelilaj, bashkëshortja, Znj. Albana Xhelilaj, zv.drejtore e shkollës 9-vjeçare “Sh. Mazreku Durrës, djali specialist në Autoritetin Portual

    Bashkëshorti i zëvendësministres Senida Mesi, punon tek Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë dhe si pedagog i jashtëm në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

    Deputetja Vasilika Hysi, bashkëshorti punonte Shërbimi i Provës, vajza tek ASPA

    Bashkëshortja deputetit Nuri Belba, punon në Postën e Librazhdit

    Bashkëshortja e Aldo Bumçit në Ministrinë e Jashtme

    Vajza e Ridvan Bodes, Adela Bode, e punësuar në Bankën e Shqipërisë

    Bashkëshortja e Bashkim Dedes, Nëndrejtore tek shkolla “Jeronim De Rada”.

    Motra e Eno Bozdos e punësuar në Bankën e Shqipërisë

    Bashkëshortja e prokurorit Petrit Fusha punon në Bashkinë e Tiranës

    Bashkëshortja Neritan Cekës punon te AKKP

    Bashkëshortja e Kastriot Islamit punon pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit

    Bashkëjetuesja e Edi Palokës në Bibliotekën e Shkollës së Magjistraturës

    Bashkëshortja e Flamur Nokës, Fakulteti Shkencave të Natyrës

    Motra e Ylli Manjanit punon në Departamentin Juridik në Bankën e Shqipërisë

    Djali i Dritan Brocit punon pranë Albkontroll.

    Kunata e Sali Berishës punon në Bankën e Shqipërisë

    Vajza e Jozefina Topallit punon në në Bankën e Shqipërisë

    Mbesa e ish-guvernatorit Ardian Fullani punon në Bankën e Shqipërisë

    Nipi i ish-guvernatorit Ardian Fullani punon në Bankën e Shqipëris

    Mbesa e Arjana Fullanit, gruas së Ardian Fullanit, punon në në Bankën e Shqipërisë

    Bashkëjetuesja e gjyqtarit Bledar Abdallai, punon në Ministrinë e Drejtësisë

    Bashkëshortja e gjyqtarit Arben Dosti, punon në Ministrinë e Drejtësisë.

    Bashkëjetuesi i Altina Xhoxhajt, Sekretar i Përgjithshëm në Presidencë.

    Bashkëjetuesja e Gani Dizdarit, në INSTAT.

    Djali i Hysen Salikos punon në Ministrinë e Drejtësisë.

    Bashkëjetuesja e Sokol Berberit, Përgjegjëse e Arkivit në Kuvendin e Shqipërisë.

    Vajza e gjyqtares Frida Osmani, Kuvendi i Shqipërisë

    Bashkëshorti i gjyqtares Flojera Davidhi punon pranë ALUIZNI në Korçë

    Bashkëshortja e prokurorit Adnand Xhelili pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

    Bashkëshortja e prokurorit Isuf Demirneli punon pranë Agjencisë së Akreditimit të Universiteteve Publike në MAS.

    Bashkëshortja i prokurorit Kudusi Shahu punon në Ministrisë së Mirëqenies Sociale

    Djali i prokurores Marjeta Zaimi punon në ZQRPP Tiranë.

    Bashkëshortja e prokurorit Bilbil Mete punon pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

    Bashkëshortja e prokurorit Edison Ademi punon tek enti i banesave

    Bashkëshortja e prokurorit Ardian Ylli, drejtore e Bibliotekës Publike Durrës.Djali i tij punon pranë Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë.

    Bashkëshortja e prokurorit Zeqir Hoxha punon në ISSH Tiranë.

    Bashkëshortja e Astrit Patozit, audituese në Kontrollin e Lartë të Shtetit

    Bashkëshortja e Nard Ndokës punon në Ministrinë e Bujqësisë

    Djali i Nard Ndokës punon në Bashkinë e Tiranës

    Vajza e Nard Ndokës punon pranë KMSHC

    Bashkëshortja e prokurorit Ndini Tavani punon në Drejtorisë e Burgjeve.

    Bashkëshortii prokurores Ledina Lera punon pranë Ministrisë së Financave

    Bashkëshortja e prokurorit Eugen Beci punon pranë Bashkisë së Tiranës

    Bashkim Fino, djalin tek ANTA

    Bashkëshortja e Bensik Barajt punon në Universitetin Politeknik të Tiranës

    Bedri Mihaj, bashkëshorten dhe djalin tek Spitali i Traumës

    Eglantina Gjermeni, bashkëshorti tek Banka e Shqipërisë

    Valentina Leskaj, djali tek Bashkia Elbasan

    Vasilika Hysi, bashkëshorti tek Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Provës dhe vajza tek Fakulteti i Drejtësisë.

    Bashkëshortja e prokurorit Armand Gurakuqi punon pranë UKT.

    Bashkëshortja e prokurorit Artur Ismajlukaj, punon si Drejtoreshë Shkolle.

    Bashkëshorti u prokurorit Anila Pappa, punon në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë.

    Bashkëshortja e prokurorit e Arben Nela, Ministria e Transportit.

    Arben Ristani, bashkëshortja tek Universiteti i Tiranës

    Bashkëshortja e prokurorit Ardian Braho, Bashkia e Tiranës.

    Bashkëshortja e prokurorit Besnik Cengu Qendra Shëndetësore në Kamëzm, djali Shtypshkronjës së Letrave më Vlerë.

    Djali tjetër Arjan Cengu punon pranë ZVRPP në Tiranë.

    • per thashethemexhiun Zef Kastriot Gjergj Shpatari
      nuk i ke te fresketa thashethemet,

      Daniela Nesho, gruaja e Agim Nesho ish ambasador ne OKB, ka nja 18 vite qe ka harruar te kthehet ne memedhe.
      Nga Konsulle ne Uashington, tak fak nderroi profesion dhe u be keshilltare e larte ushtarake e ministrise se mbrotjjes ne OKB.
      Kete arritjet e ka vetem fale faktit se merret me thashetheme si puna jote o Zef.

  • Te dhjefsha mendjen o Nela Blloku qe thua tij te gjithe punonin pune te zakonshme,me ndonje perjashtim te rralle, ishte rregull i brendshem qe femijet e familjet te mos angazhoheshin ne pozicione politike apo funksione shteterore…atehere pozicionet nuk shiteshin e bliheshinsi tani…ndaj mbaj gojen se na cate me nder bythen me denglat tuaja…te paskrupullt…i biri i kryeministrit te shqiperise inxhinjer ne fabrike si te gjithe dhe jo ne Tirane po Durres ne URT…po keshtu dhe te tjeret ndaj qepeni gojen e mos beni krahasime…ju hengri bytha mbajeni mire tani…lapanghoze

  • mbas luftes se dyte De goli pak vendos qe per te ndihmuar rimekebjen e popullit nga lufta, shteti te ndihmoje familjet duke vendos vetem nje anetar per familje ne pune shtetnore.
    Kur do propozojme ne si shqiptar nje ligj qe ndalon punesimin familjar ne shtet,apo ne institucionet qe varen nga shteti,qe doren e shtetit ta ndihme te gjithe e jo vetem nje grusht Happy fews,qe kane kthye Shqiperine ne feud te tyre ,ku ne nuk jemi qytetare me te drejta po vetem sklave te tyre.
    Mjaft me me keqperdorime te pareve tona.
    Shqiperia nuk eshte e varfur ,po keta na vjedhin.

  • Duke perjashtuar Fullanin qe i ka rehatuar tere fullanerine ne banke dhe ndonje rast tjeter te shkeputur, te tjeret ne pergjithesi nuk jane ne ato poste qe reklamohen ne titullin bombastik te ketij shkrimi…Por e keqeja duhet kerkuar se keta dhe administrata ne pergjithesi nuk jane ne nivelin e duhur ne raport me kerkesat e kohes…

  • TAMAM MONITOR PE LESHI

    Zefi po e thote troc fare ja ujku, monitori thote ja gjurmet.

    Qysh pas zbythjes se perandorise osmane nga ballkani, kete bicim protektorati po e gerryen nga brenda NEPOTIZMI EKSTREM, kurse monitori na merret akoma me analiza siperfaqsore, jo e ka qelb muhabetin gjika i nurajve, jo e ka dreqos muhabetin niko i peleshajve.

  • Duheshin dorashka te reja per te gjatin, keshtu qe u larguan.

    Arsyet e largimit nuk kishin lidhje direkt me keta, keshtu qe edhe bilanci I dites per ta eshte fallco.

  • Përfundimisht PS , PD dhe LSI janë 3 BANDA KRIMINELËSH dhe HAJDUTËSH ashtu siç e ka thënë edhe Fatos Lubonja !!! Këta HORRA dhe HAJDUTË e kosiderojnë SHTETIN si ÇIFLIGUN e tyre !!!! MALLKUAR MALLKUAR qofshi dhe i VJDHSHI GJAK nga BYTHA dhe nga GOJA PARATÈ që ju VIDHNI dhe ZHVASNI SHQIPTARËVE more MASKARENJË të NDYRË

  • Punesimi eshte e drejte e kujtedo.Do te isha me i qarte sikur te na thoshie se kush nga keta e ka marre vendin e punes pa te drejte.Le te komentojme me drejte.Sejcili ka jeten e tij,bashkeshort/i,a,djali apo nipi.

  • Prandaj djali im socialist,sa mori pushtetin Edi Rama e hoqen nga puna se u duhej te mbanin grate,vajzat,djemte dhe dashnoret e tyre keta horra!

  • Rama ,do fluturoje keto dy muaj ,as nuk diskutohet ,ka rene qeveria ,ka nderuar 8 ministra te pa afte dhe nderuar ,me taktike feminore ,me 8 te tjere ????!! ,per te fituar kohe .
    AMANI MOS NA I NDERONI KETE PALLEN me falni BALLEN .VDESIM QE TE GJITHE PO TE NDEROHET KY BALLA NE POLITIKE ????dhe kujdes se mos e vjdhein ,e marin keta te LSI ose te PD se na mori lumi.

  • ME te gjithe keto te dhene, si Gjiknuri dhe Ahmetaj duhet te ishin prangosur per sa kohe ishin ne detyra. Te mos mbarosh asnje project rrugesh, kur I ke marre shtetit miliarda eshte krim ekonomik
    Te shkaktosh 2 miliarde dem ekonomise sic I ka bere Ahmetaj duhet te ishte shpartalluar gjithe qeveria shqiptare, ndersa keta vene dhe firmosin tendera te tjere para ikjes.
    Ky eshte kulmi I abuzimit te qeverise dhe papergjegshmerise se shqiptareve. Nuk mundet te kete nje indifference te tille Ndaj nje abuzimi kaq banal

  • Nga komenti me te dhena te specifikuara,te Zef Kastriot Gjergj Shpatari,ne se jane te verteta,arrij ne keto perfundime”
    –Nuk ka vende pune per ata te diplomuar ne perendim apo ekselente te universiteteve tona,mbasi nuk ka lene larua te haje balua…
    –Perderisa te gjithe bashkeshortet,bashkeshortet,niperit e mbesat e politikaneve tane,qeveritare,deputete apo funksionare partijake,punojne vetem ne strukturat e shtetit,tregon se te gjithe keta jane te paafte dhe te pakerkuar nga tregu I punes,nga private.Ne se do ishin te afte,do te kerkoheshin prej tyre dhe do te siguronin me siguri page mete larte.Prandaj kane gjetur vend pellumbash dhe t=prandaj punet e shtetit vene corap…
    –Se treti,ne greven e ardheshme te sudenteve,nese do te vazhdoje,duhet te shtohet nje kerkese tjeter e detyrueshme:
    Te gjitha vendet e punes te mbajtura perj farefisnive te politikaneve te siperpermendur,te kalojne ne testim,me komision te perbere prej specialistesh te njohur te fushes dhe te qendrojne ne keto detyra vetem ne se kane njohuri te plota per vendin e punes,per te rejat qe aplikohen sot ne bote per sektorin perkates….
    –Dhe se fund, te shtohet dhe nje projeKt ligj,vetem me nje nen,ku te kerkohet te nderohet emri I Bankes Kombetare te Shqiperise ne:
    BANKA FULLANI….

  • Ne bashke me studentet duhet ,o mashkullori me kerkuar si dikur De Goli, qe veten nje ne familje te jete i punesuar ne shtet,e te kete vend pune per ma shume njereze qe me ate pune t’ju krijojme mundesi me mbajt famije e tyre.
    Fullani 4 te punesuar,plus disa appartament e prona e prape shteti me i paguar rroge. Jo kush nuk ka te ardhurae te punesuar ne shtet perparesi per pune. Pike. Kush ka nje qind prona,te mbaje vetin me te ardhurat e tij,se nuk ka nevoje per shtetin.
    doren e perkrahen e shtetit duhet ta gezojne ato ma ne nevoje e jo ma pasaniket!
    Pra bashke te kerkojme me studentet kete ligj anti nepotism.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *