Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00.
Në autostradën Levan – Tepelenë, një fuoristradë “Range Rover” e drejtuar nga 27-vjeçari me iniciale A.H. ka përplasur një motorçikletë.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i motorçikletës, ende i paidentifikuar.
Policia e Fierit thotë se është shoqëruar në komisariat drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
o.j/dita
