Tërmeti që goditi qarkun e Vlorës mbrëmjen e sotme ka shkaktuar dëmtime të disa banesave.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se nga të dhënat paraprake, nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale ne 5 banesa në fshatin Kuç. 4 prej banesave kane dëmtime të lehta dhe 1 është dëmtuar më rendë.
“Jemi në kontakte të vazhdueshme me sallën e policisë, specialistët e emergjencave civile dhe kryetaret e njësive administrative”, sqaron Ministria.
Ministria sqaron se tërmeti është shoqëruar me një pasgoditje me magnitudë 4 rihter me koordinata 39.95 veri dhe 19.7 lindje me thellësi 33km dhe epiqendër ne detin Jon.
o.j/dita
