Moti i keq dhe temperaturat e ulëta kanë shënuar viktimën e parë në vendin tonë. Në fshatin Ravonik të Korçës është gjetur një person i pajetë në rrugë.
Viktima 55 vjeç me iniciale J.P mendohet se ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit. Sipas policisë, 55-vjeçari ka qenë duke lëvizur me biçikletë në rrugën e fshatit.
Trupi i viktimës është dërguar në morg për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore. Prej disa ditësh, Shqipëria është goditur nga moti i keq dhe reshjet e dëborës si pasojë e masave ajrore polare.
o.j/dita

Pergjegjsia bie mbi kryeminstrin qe nuk i afroi jorgan per ta mbulue dhe ngrohur.Sepse i prishi shpenzimet me ngrehina shtepijash vertet te domosdoshme po ne thelb hipokrite.