Rei Manaj kalon natën në spital

Ornela

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rei Manaj ka humbur ndjenjat dhe ka kaluar natën në spital, pas dëmtimit që pësoi në kampionatin spanjoll.

Në ndeshjen mes ekipit të tij Albacete me Granadan, pësoi dëmtim në kokë dhe ka pësuar frakturë në nofull. Ai u nxor me barelë nga stadiumi dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Klubi i Albacete ka konfirmuar mëngjesin e sotëm se Rei Manaj është në gjendje të mirë, por do të mbahet nën vëzhgimin e mjekëve edhe mbrëmjen e sotme. Sipas klubit spanjoll, sulmuesi shqiptar ka thyer hundën gjatë dyluftimit me lojtarin German Sanchez.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *