Pavarësisht pritshmërive pozitive të ministrit të Financave parashikimet e institucioneve ndërkombëtare parashikojnë ngadalësim të rritjes ekonomike në Shqipëri.
Sipas Bankës Botërore Shqipëria gjatë 2019-2020 parashikohet të ketë një rritje ekonomike rreth 3.5%.
Ndërkohë që Kosova pritet të ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon në dy vitet e ardhshme duke kapur nivelin 4.5%.
Sipas Bankës Botërore në 2020 performacën më të mirë ekonomike parashikohet ta kenë Kosova, Serbia dhe Bosnje Hercegovina duke e renditur Shqipërinë në vend të katërt në rajon përsa i përket ecurisë ekonomike. Po ashtu edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që në 2019-ën rritja e ekonomisë shqiptare të ngadalësohet në 3.7 përqind e kushtëzuar kryesisht nga përfundimi i dy investimeve të mëdha, Gazsjellësi Transadriatik dhe kaskada e Devollit.
Në raport me shtetet e tjera të rajonit, sipas FMN Shqipëria pritet të ketë të njëjtin nivel të ecurisë ekonomike me Kosovën e Serbinë duke tejkaluar vetëm Bosnjën, Kroacinë dhe Malin e Zi.
Ekspertët kanë rezerva përsa i përket faktorëve që kanë sjellë rritje ekonomike mbi 4% këtë vit. Kjo pasi në Shqipëri rritja ekonomike nuk është e bazuar në sektorët me teknologji të lartë, në inovacione në prodhimin apo eksportet.
Ekonomia shqiptaregjatë 2018 është rritur vetëm nga Kontributi i prodhimit të energjisë elektrike dhe nuk ka impakt në zgjerimin e punësimit apo të nivelit të jetesës së qytetarëve shqiptarë.
o.j/dita

Faliminderit per lajmet e gezuesheme qe na jepni.Na mbytet me kete lloj opozitarizmi.Ndryshoni kursin jo per pushtetaret por per popullin Se vetem nate shikojme tek disa shkrime tuaja.
Nuk keni pare gje akoma. Ja se do ta jape edhe ministrine e ekonomise me koncesion qe te keni suksese te papara.