Një shtëpi është djegur e gjitha në fshatin Arrameras të Krujës. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha. Familjarët thonë se megjithëse njoftuan në kohë, zjarrfikësja mbërriti me dy orë vonesë, kur nuk kishte mundësi të shpëtohej asgjë nga shtëpia.
Banesa e Lulzim Millës në fshatin Arrameras të Krujës u përfshi nga flakët rreth orës 9:40 minuta. Nga shtëpia nuk ka mbetur asgjë. Fatmirësisht pjesëtarët e familjes nuk ndodheshin aty në momentin e zjarrit.
Sapo kanë parë flakët, fqinjët janë munduar të ndihmojnë me mjete rrethanore. Menjëherë është njoftuar policia dhe zjarrfikësja.
Dëmi shkon mbi 30 milionë lekë të vjetra. Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Ndërsa në Kukës një apartament në një pallat pesëkatësh është përfshirë nga flakët. Zjarri është shkaktuar nga një rezistencë elektrike. Në dhomë ndodheshin vetëm fëmijë, por kanë shpëtuar pa lëndime, raporton AbcNews.
v.l/ Dita

Po,si,do ta lenin lojen e dominos zjarre ndezesit.Nji gure kishin ne dore dhe domino.
Zjarrfikesit ne Shqiperi jane per te mbrritur ne vendin e zjarrit per te kryer formalitetet pse dhe si u shkaktue zjarri.Gjithashtu dhe numri i dameve dhe viktimave ne fund te procesverbalit.Kaq dhe detyra u krye me sukses.