Hillary Clinton do të marrë pjesë në darkën e shqiptarëve të Amerikës

redaktor

Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC) ka njoftuar se ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Rodham Clinton do të marrë pjesë në Darkën e 17 vjetore të Ndarjes së Çmimeve, që organizata e njohur e komunitetit do të mbajë ditën e premte në 27 shtator 2013.
KKSHA apo NAAC organizon rregullisht çdo shtator një nga dakat më të bujshme në kalendarin vjetor të komunitetit. Zonja Clinton do të ndjekë traditën e ish-Sekretarëve të tjerë të Shtetit që kanë marrë pjesë në këto darka të kësaj organizate si Madeleine Albright dhe James Baker.
Ndryshe nga ata, Hillary Clinton nuk po vjen për të marrë ndonjë çmim dhe ende nuk dihet nëse do të flasë në këtë veprimtari. Po prania e saj pa dyshim do të shtojë interesin e shqiptarëve për të marrë pjesë në këtë veprimtari, në një javë të pasur me aktivitete edhe për shkak të ardhjes në New York të udhëheqësve të lartë politikë nga Shqipëria, Kosova e trojet e tjera shqiptare në Ballkan.
Në darkën e cila do të mbahet në sallën luksoze “Cipriani”, në Rrugën e 42-të në New York City, KKSHA ka zgjedhur për të nderuar këtë vit: Ambasadorin Philip T. Reeker me Çmimin “Duart e Shpresës” si dhe do të nderojnë Muhammad Yunus, fituesin e Çmimit Nobel për Paqen, me Çmimin e Arritjeve të Jetës.
Diplomati Reeker është aktualisht Zëvendës-Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe EuroAziatike dhe fokusohet në Europën Qendrore dhe Ballkanin. Ai ka qenë shumë aktiv për vite në rajonin tonë.
Ndërsa, nobelisti i shquar ka ka bashkëthemeluar “Yunus Social Business”, një kompani e cila ka krijuar në 2012 si degë “Social Business Movement of Albania” (Lëvizjen e Biznesit Shoqëror të Shqipërisë) dhe po luan një rol kyç në zhvillimin e bizneseve sociale në vend.
Në krye të organizimit këtë vit janë vënë Martin Shkreli, kryetar i Bordit, Harry Bajraktari dhe Nino Pjetri, dy-bashkëdrejtuesit e mbrëmjes Gala dhe si zakonisht, Avni Mustafaj, Drejtori Ekzekutiv i KKSHA-së.

Illyria

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *