Dashi
Afërdita e sidomos Hëna duket se ju japi stimuj të tillë që ju bën hiperaktivë, por kujdes, sepse mundësia për të gabuar në raste të tilla është shumë e madhe. Mirë shëndeti.
Demi
Më mirë puno kot se rri kot, thotë një fjalë e urtë, e koj duket se ju përshtatet ju sot, pasi ngaqë nuk dini se me se të merreni, preferoni të rrini pa bërë asgjë. Jeni paksa nostalgjikë.
Binjakët
Sot pritet që të lëvizni me plogështi, ndoshta ngaqë akoma s’e keni marrë plotësisht veten nga periudha e festave të fundvitit. Ndoshta mbrëmja do të sjellë më shumë gjallëri.
Gaforrja
Kuadri yjor për ju është i tillë që bën që dita e sotme të jetë mjaft intensive dhe si pasojë, megjithëse ditë pushimi, nuk do të keni as kohë për të pushuar. Kujdes sëmundjet e stinës.
Luani
Marsi në një ndikim të fuqishëm sot ju bën luftarakë, por nga ana tjetër nxjerr në pah anën tjetër të karakterit tuaj; nervozizmin dhe padurimin. Ju këshillohet të ruani vetëkontrollin.
Virgjëresha
Shumë prej të lindurve të kësaj shenjë janë të kapluar nga një ndjenjë nostalgjie e përzier me melankoli, por dita pritet të sjellë të papritura të këndshme. Mirë dashuria.
Peshorja
Një ditë intensive, plot aktivitete e ndoshta edhe ndonjë të papritur parashikohet kjo e sotmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Dikush i interesuar për ju ndjek në distancë.
Akrepi
Merkuri dhe Afërdita në shenjë sot do t;ju mbështetin gjerësisht, por duhet edhe angazhimi juaj që t’ia dilni mbanë. Kujdes, nuk duhet të nxitoheni ndaj një propozimi që ju vjen.
Shigjetari
Në përgjithësi problemet që keni janë të trashëguar dhe thjesht janë akumuluar e presin të zgjidhen. Një njohje e re mund t’ju shkundë e t’ju verë në lëvizje për të arritur një objektiv.
Bricjapi
Duket se sot qielli juaj, pas një periudhe disi të errët pritet të ndriçohet nga yje të mirë. Megjithatë. Nëse nuk i përvisheni punës ashtu si duhet nuk keni pse ankoheni se nuk keni fat.
Ujori
Përfitoni nga ky pushim për të rimarë veten dhe të përgatiteni për një periudhë mjaft intensive që pritet të fillojë për ju. Hëna aktive në shenjë ju bën tërheqës, por edhe të trazuar.
Peshqit
Edhe pse jeni të privilegjuar të Zodiakut nuk duhet të qëndroni në pozita pritjeje por t’u paraprini punëve. Në planin sentimental duket se gjërat lëvizin në drejtimin e duhur.
