Ish-ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias në një intervistë për mediat greke ka folur lidhur me marrëdhëniet diplomatike të vendit të tij me Shqipërinë dhe Turqinë.
Edhe pse fillimisht, ish-kryediplomati grek ka kritikuar tonet e ashpra të Shqipërisë dhe Turqisë, Kotzias sërish i ka quajtur të padrejta “kërcënimet” e kreut të opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis se me veprimet e saj vendi ynë nuk do të mund t’i bashkohet BE-së.
“Nuk është e drejtë që politika jonë e jashtme të përdorë të njëjtat tone si Turqia dhe Shqipëria. Me Turqinë kemi një ndryshim në kulturën politike. Ne kemi paqe dhe kulturë në politikë. E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë, e cila i ka rritur tonet dy muajt e fundit. Por pavarësisht veprimeve të tyre, janë të papranueshme deklaratat e Mitsotakisit që Shqipëria nuk do t’i bashkohet BE-së. Kjo gjë arrihet vetëm me punë diplomatike. Perëndimi e bëri Shqipërinë anëtare të NATO-s pa kushte. Zoti Mitsotakis nuk mund të flasë sikur ata të mos kenë aspak ndikim, kjo është hipokrizi “, tha Kotzias.
Pyetjes së gazetarit nëse ka frikë nga një Shqipëri e Madhe e mundshme, Kotzias i është përgjigjur: Nuk kam frikë për një Shqipëri të Madhe për sa kohë ne nuk jemi pa mend dhe për sa kohë kemi iniciativa dhe zgjidhim ne problemet e rajonit.
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë acaruar pas episodit të vrasjes së minoritarit grek, Konstandinos Kaçifas pas një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Ngjarja solli reagime të ashpra politike nga autoritetet greke, të cilat e cilësuan ngjarjen si shkeljen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.
l.h/ dita

Ku i sheh tonet e Shqiperise? Po llapni vetem ju !! Apo kerkon edhe ti zbulim me sulm?
Gelltisni ate cfare vollet keto tre muajt e fundit!
Çfarë kuptimi ka shprehja “zbulim me sulm”? Nuk e kam hasur asnjëherë der sot.
Ne front dy kundershtaret vezhgojne njeri tjetrin dhe askush nuk reagon nuk dihet se ku dhe cfare eshte fshehur ne arme!!
Ather organizohet nje sulm ” finta ” dhe detyrohet kundershtari te rreagoje dhe te zbuloje pozicionin !
Ne te gjithe boten terroristet denohen,vetem greket i mbrojne terroristet e tipit Kacifas ! Sa shqiptare jane
vrare ne Greqi nga forcat e rendit apo nga qytetaret
greke, ca me shkak dhe shumica pa asnje shkak dhe
qeveria shqiptare e ketyre 28 vjeteve as e ka ngritur
fare zerin e protestes, ndersa per nje terrorist si puna
e ketij Kacifas u be nami ne qarqet reaksionare greke.
Ky eshte nje turp qe vetem raca fenikase i del per zot.!!!
Keta politikanet grek e serb kur dalin e flasin kane nje gje te mire..me fjalet e tyre jo vetem qe tregojn qe na e paskan friken(edhe kjo na ngroh zemren edhe pse ne jemi cop cop)po edhe qe na nxjerrin te zgjuar sikur cfare shteti kemi ne qe po punon me te vertet per Shqiperin e Madhe…po na hyn vetja ne qejf…ne bekemi namin ne Ballkan e se dikemi…ikni o injorant se akoma se keni kuptuar se me frik s’nderrohet gjaku..kush ka lindur shqiptar sbehet kollaj grek/serb..ikni na lini rehat se ne jemi popull i mire e si bjem njeriu ne qaf.