EKSKLUZIVE / Ministri i jashtëm Cakaj: Unë s’jam gjë, këshilltari im 18 vjeçar është gjeniu i vërtetë

redaktor

Duke patur si kut matës për një ministër të jashtëm bio, pikërisht Aldo Bumçin, kryeministri i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Edi Rama caktoi në vend të Ditmir Bushatit, ministrin e ri të Jashtëm 28 vjeçar Gent Cakaj.

“Ti Ditmir kushtoju Shkodrës. Cakaj ka lexuar një hale libra, ka një grusht baçelorash dhe masterash, kështu që punët e jashtme i njef në majë të gishtave. Le pastaj që është i pjekur, i matur si një 50 vjeçar safi, nuk bën kurrë veprime të nxituara”, i tha Rama, dhe Genti sapo e dëgjoi, fap hapi një llogari zyrtare në Twitter: “Gent Cakaj, ministri i Jashtëm i Shqipërisë”. Dhe pak më poshtë: “Ku e ku ma i mir se Aldo Bumçi!”

Gojët e Liga mësojnë se si i pjekur që është, Genti në fakt nuk deshi ta hapte atë llogari.

Por siç u shpreh në rrethe të ngushta prej nga llafi nuk del kurrë, “deshta me ja thy hundët një shoku tem t’shkolls, që sapo e emëruan shef salle në një restorant në Gjakovë, e vuni direkt titullin e ri në facebook. Maxhun, si t’ka lala tash? Ti shef salle e un shef diplomaciet!”

Duke qenë se shef rrushi rrushin dhe bëhet ftua, zërat thonë se Hirësia e tij mahnitet gjithmonë nga dikush që ka lëçitur. Këtë e pranon edhe vetë Cakaj.

“Asht e vërtet se unë kam lexue nji hale libra. E meqë ra fjala, gjysmat e tyre i kam lexue në hale, sepse vetëm aty ka qetsi dhe paqë. Por unë jam mediokër kundrejt një këshilltarit tem kur isha zv.ministër. Atij s’ja them dot emnin se pas dy muajsh mbush 18 vjeç, pra asht hala minoren. Po aq libra sa ka lexu njaj, un nuk i kom pa bashkë. Aj kish me kon nji ministër i jashtëm fenomenal, gjenial,” tha Cakaj në rrethin e ngushtë të mësipërm.

Ndërkaq, formula Rama për një ministër të jashtëm jashtë skemave dhe kornizave të njohura, ka zënë gafil gjithë diplomacinë botërore.

Mësohet se në heshtje, për t’iu përgjigjur Ramës me sadopak reciprocitet, në Moskë, Lad Putini po kërkon ta zëvendësojë Lavrovin me një kandidat nga emigracioni i hershëm rus në Paris, ndërsa në SHBA Trump është fiksuar për ta ndërruar Pompeon me një specialist PPP-je, mundësisht shqiptar. Mes kandidatëve është edhe Baulja…

Shënim: Gojët e Liga është një rubrikë satirike në prag të falimentit për shkak të konkurrencës së pandershme nga qeveria   

Share This Article
11 Comments
  • rama,ka vendos kete kolopucin prej kosovet,sipas setences loke:
    Tuj u rrit,tuj u corodit.
    Pra ku vogelush ka kohe te coroditet krejt.
    Mirpo rama,perdor dhe kete tjetren:
    Beni si them une dhe mos beni si them une.
    Vec,qe eshte rrit,por mbi te gjitha eshte corodit krejt.
    Prandaj,te parin qe duhet te kish shkelmuar,ish rama vet.

  • Une them qe minister i jashtem te emerohet Dionis Sino, femija 5 vjecar nga Tirana qe ka lexuar 835 libra dhe qe flet, shkruaj dhe lexon ne tre gjuhe tuaja, perfshi ne to anglishten qe Genci kosovari nuk e flet mire

  • Shume jemi te zgenjyer me keto qe bene Rama .As ai vet nuk di cfare te beje kur politiken e jashtne e te brendshme e bejne Aleatet .Mire e ka. Cna duhet Ministri i jashtem te jet ne kalibrin e kolegve te tyre . Cfare kane zgjidhur te paret e mbeti ti zgjidh nje Minister i ri gjeni .
    Ne parim keto qe degjojme jane jashte llogjike por kur sta vershellejne, per shume ceshtje qe ne shqiptaret kemi ngritur dhe ngrem cdo dite per padrejtesite ,ky Ministri i jashtem spaska vlera .Na duket cudi kur degjojme se nuk di mire shqip e anglishte .Pra nje memec sic e do puna .
    Le te hedhim nje sy verdall botes e te gjukojme se si jane Ministrat e jashtem te vendeve Aleate e kundershtar .Cfare kontributi kane dhene dhe sa u peshohet fjala e tyre .Faktet tregojne se ata jane thjeshte transmetues te vendimeve qe marrin Kryetaret e shteteve ose Presidentet .Ja qe dhe Rama nuk e vlerson ate qe ne mendojme ndryshe .Te jete mendja e tije . Une besoje se Rama deri me sot ka ditur te lexoje mendjen e Aleatve tane dhe se vret shume mendjen se cfare themi ne apo nga kritikat e shumta te Medjave. Barometri per te eshte se si reagojne ndaj tije Aleatet. Kjo ka rendesi dhe azgje pse ne zhurmojme per ato qe nuk jane standarte te pranushme nga ne .

  • Nuk keni pa kshilltarin tim esht 5 vjeç quhet zaho , esht gjeni , por ka nje difekt te vogel , ka nje bab pederast dhe drogmen te shpartallum nga sistemi nervor qe nuk ka dit me kriju familje per veten e vet , jo te krijoj shtet , ky popull vetem dallkakuk meriton siper kokes se at nivel ka vari k,,,,,,t vend i mar fund.

  • Nuk keni pa kshilltarin tim esht 5 vjeç quhet zaho , esht gjeni , por ka nje difekt te vogel , ka nje bab pederast dhe drogmen te shpartallum nga sistemi nervor qe nuk ka dit me kriju familje per veten e vet , jo te krijoj shtet , ky popull vetem dallkakuk meriton siper kokes , se at nivel ka , vari k,,,,,,t vend i mar fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *