Prej dy ditësh ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore kanë nisur konsultimet e tyre me ekspertët shqiptarë për të parë gjëndjen e financave shqiptare. Kryefjala e tyre duket se mbetet kontrolli i borxhit publik që nga qeverisja e kaluar ka kaluar cdo parashikim. Kjo ka qenë dhe tema kryesore në takimin e djeshëm që ato patën me Ministrin e ri të Financave, Shkëlqim Cani, me fokus menaxhimin e këtij borxhi. Përfaqësuesit e FMN-së, të drejtuar nga Nadeem Ilahi kanë kërkuar të njihen me planin e qeverisë për uljen e këtij borxhi, i cili ka kaluar nivelin e 60 për qindëshit të PBB-së dhe i është afruar 64 për qind. Në programin e saj, qeveria e re është angazhuar për të ulur borxhin publik, rritjen e administrimit fiskal, shlyerjen e detyrimeve ndaj biznesit dhe dhe rregullimin e treguesve të tjerë ekonomikë për të sjellë një ringritje graduale të ekonomisë. Të gjithë këto shifra priten të bëhen të me rishikimin e buxhetit 2013 dhe të kuadrit makroekonomik e fiskal 2013-2015. Burime pranë Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se dhe këto tema kanë qenë pjesë e diskutimit të djeshëm mes ministrit Cani dhe ekspertëve të FMN-së, duke e konsideruar si të rëndësishëm praninë e institucioneve ndërkombëtare financiare në ndihmën që mund të japin me ekspertizën e tyre. E dy ditë më parë shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri, Nadem Ilahi, ka pohuar se në borxhin publik duhet llogaritur dhe fatura e pashlyer e biznesit, që sipas deklarimeve të kryeministrit Edi Rama është 400 milionë dollarë. “Një çështje e rëndësishme, të cilën e preku edhe kryeministri, është ajo e borxhit të padokumentuar që duhet të dokumentohet. Të dhënat t’i jepen sektorit privat dhe pasi të bëhet pjesë e borxhit kombëtar, që në fakt i tillë është, duhet të merret vendimi se si niveli i këtij borxhi duhet të ulet”, u shpreh kreu i FMN-së. Gjatë ditëve të qëndrimit në Shqipëri, ekspertët e FMN-së dhe të BB-së do të takojnë dhe drejtues të tjerë të institucioneve financiare dhe kryetar të shoqatave të biznesit. Qëndrimet e tyre pas takimeve pritet të bëhen publike në 27 shtator, në ditën e tyre të fundit të qëndrimit në Shqipëri.

Pse nuk i kerkohen deputetit Plak urrizo Sali Kriminelit ku kane shkuar parate ?
Ilaci cudiberes qe do te shpetoje shqyptaret nga mjerimi eshte fare i thjeshte dhe ai quhet PRODHIMI me vulen MADE IN ALBANIA. Ky eshte eshte shpetimi dhe zgjidhja. Te gjitha te tjerat jane llafollogji boshe qe serviren pa zgjidhje reale. Pse nuk del Fullani t’u sqaroje shqyptareve rrugen konkrete per te aktualizuar keto llogje te hedhura ne media badiava pa dogane pa treguar asnje gje konkrete? Pse nuk flasin pushtetaret konkretisht? Kete gje duhet t’i kerkojne shqyptaret atyre qe u dhane voten, sepse per kete gje i zgjodhen dhe jo per te mashtruar me llafollogji boshe. Pse keshtu? Sepse PRODHIMI do bythe dhe pune, jo llafollogji mashtruese. Dhe ne kete gjendje te mjeruar te financave te shtetit qe ka lene Saliu me Boden Edi Rama duhet te terrhiqet nga premtimet e tij dhe te filloje te shtregoje rrypat e miletit per te gjetur urgjentisht LEKA dhe per te fituar besimin e humbur tek FMN-ja dhe institucionet e tjera financiare boterore per te kerkuar kredi afategjate me miliarda USD. Ky eshte per fatin e keq te shqyptareve Modeli i ri Ekonomik dhe ky eshte Konsolidimi Fiskal qe kerkon FMN-ja dhe nuk ka te beje fare me RILINDJEN socialiste te Edi Rames. Sepse shteti nuk mund te ekzistoje vetem nga mbledhja e tatimetve, as nga ZERIMET everiste te taksave dhe as nga taksa famoze alla socialiste me emerin bombastik PROGRESIVE te Edi Rames kur nuk ka strumbullarin e te gjitha ceshtjeve: PRODHIMIN kombetar. Te besh ekonomi dhe te drejtosh shtetin si nikoqir i vertete nuk eshte nje pune e lehte dhe aspak patriotike. Sepse keshtu eshte e VERTETA e hidhur qe kerkon nje pune inteligjente dhe jo llafollogji boshe, sic e ka permendur nastradini shume kohe me pare, por ASKUSH nuk ja ka degjuar kurre fjalen.