Gjatë viteve 2006-2013, në Shqipëri janë mbyllur 4 250 biznese të vogla, 1 930 biznese të mesme, 623 biznese të mëdha dhe 89 biznese “VIP”. Janë plot 7.2 miliardë euro borxh publik ku e zhyti qeveria blu Shqipërinë.
Tetë vite të Partisë Demokratike në pushtet, megjithë përpjekjen mjerane të INSTAT-it të politizuar për të mos regjistruar tregues të dukshëm, kanë sjellë varfërim masiv të shqiptarëve. Jemi vend simbol i varfërisë ekstreme në Evropë, së bashku me Moldavinë. Kemi 55 për qind varfëri masive reale dhe 33 për qind varfëri ekstreme. Afro 60 për qind e popullsisë nuk përballon dot shërbimet shëndetësore. 30 për qind e popullsisë nuk përballon dot arsimimin e fëmijëve. Jemi një vend i kequshqyer. 48 për qind e popullsisë ushqehet minimalisht dhe 25 për qind e popullsisë ushqehet vetëm me 30 për qind të ushqimit ditor normal. Nuk kemi mundësi të paguajmë faturat e shërbimeve jetike. Kështu, 48 për qind e popullsisë nuk paguan dot energjinë elektrike. Edhe pse INSTAT nuk e thote, 32 për qind e familjeve marrin ushqime me listë. Afro 65 për qind e pensionistëve, 70 për qind e invalidëve dhe 23 për qind e të miturve detyrohen të punojnë nga varfëria. Me pagat e pensionet mund të blihen vetëm ushqimet për 8-10 ditë nga buka e deri tek kripa. Energjia elektrike dhe uji janë rritur me 4 herë në vetëm 8 vitet e fundit. Pagesat e transportit brenda vendit janë rritur me 45 për qind, ilaçet me 38 për qind, ndërkohë që kanë edhe 10 për qind rritje nga futja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Në bujqësi, farat, pesticidet, energjia, mekanizimet, tarifat e vaditjes dhe të transportit janë rritur me 5-7 herë. Gjatë viteve 2006-2013, në Shqipëri janë mbyllur 4 250 biznese të vogla, 1 930 biznese të mesme, 623 biznese të mëdha dhe 89 biznese “VIP”. Janë mbyllur ose janë në prag falimentimi kompani prodhuese, shërbimi e tregtimi, 38 për qind e të cilave janë biznese të huaja. Të gjithë të porsalindurit lindin me një barre të madhe borxhi publik, mbi 300 euro! Janë plot 7.2 miliardë euro borxh publik ku e zhyti qeveria blu Shqipërinë. Plot 280 milionë euro borxh në mosrimbursim TVSH-je i ka qeveria biznesit shqiptar. Mbi 200 kilometra të bregdetit shqiptar jane zaptuar nga mbi 1000 ndërtime pa leje. Qeveria në këto tetë vite nuk i ka kthyer pronat tek pronarët legjitimë, por ka ndërtuar një skemë mashtruese e plaçkitëse, duke e tjetërsuar pronën. Pronarët legjitime janë në konflikt me zaptuesit, kërkojnë kompensim dhe kjo i mbetet si peng qeverise së re Rama, për ta zgjidhur. Pushteti blu jo vetëm që i detyroi të përndjekurit politikë të vetëdigjen, por edhe nuk u shleu detyrimet financiare të dëmshpërblimit sipas ligjit, duke i zvarritur dhe dëshpëruar në ekstrem. Qeveria e re ka premtuar se do ta zgjidhë këtë plagë sociale. Po ashtu, janë 40 mijë ish-ushtarakë të cilët prej 8 vitesh janë tallur e mashtruar prej qeverisë në lidhje me pensionet e tyre. Katër vjet qeverisje duken shumë, por duhet të konsumohen shumë intensivisht, për të mbushur të gjitha hendeqet dhe gropat e hapura nga qeverisja e vjetër. Administrimi i mirë i taksave dhe tarifave doganore është përparësia numër një e qeverisë së re në këto tre muaj e gjysmë që ngelen nga fundi i këtij viti. Rilindja ekonomike mund të vijë vetëm nga një qasje e re, ku qytetari dhe interesat e tij janë në qendër, dhe jo interesat e shtetarëve për t’u pasuruar.

PA NDESHKIMIN E DEMONEVE GJAKATARE RILINDJA VDES PERSERI.
Prandaj edhe Shqypnia jone si LULE mali njehere e nje kohe eshte ne agoni VDEKJE qe kur Enver Hoxha mbolli faren e te KEQES ne trojet shqyptare. Megjithese nje permbledhje mjaft inteligjente per zullumet e DEMONIT enverist Sali Berisha mire do te ishte qe analiza te kishte filluar me pare qe ne vitet 1946 kur u plackit dhe u grabit prona dhe kapitali privat ne vendin tone nga bandat komuniste te Enver Hoxhes. Kjo psikollogji dhe mantalitet prej PREDATORI grabitqar u implementua me nje force te re te papare ne kohe “demokracie” nga sekretari i Partise se Punes dhe miku i familjes Hoxha Sali Berisha. Prandaj edhe per 23 vjet pas renies se Murit te Berlinit Sigurimsi i Sigurimit te Shtetit Sali Berisha dhe VEMJET e peshtira pas tij asnjehere nuk denoi krimet e komunizmit dhe e mbajti Enver Hoxhen si HERO te popullit dhe te punes socialiste duke i siguruar familjes Hoxha si ADAM’S FAMILY nje jete te sigurt me biznese famoze alla Zamir Mane. Me pak fjale asgje nuk ka ndryshuar ne trojet tona qe nga Koha e Qepes se Enverit dhe shqyptaret e shtyjne muajin perseri me 48 USD per fryme, njesoj si ne Kohen e tollonave te Enverit.
E nderuar Edlira tematika e prekur nga ana tuaj eshte saktesisht e duhura. E rendesishme eshte te ofrohet rruge zgjidhja.
vjedhjet e kesaj shpellarie nuk mund te krahasohen me asnje lloj qeverie tjeter
kjo qeveri qe iku kishte vetem nje emer FASHISTE
nje skllaverim te tille nuk besoj te kete pare me pare ky popull
Mos ngateerroni Enver Hoxhen me Sali Berishen se Enveri nuk gjeti ndonje pasuri dhe shetezimet qe beri per nevojat urgjente i la me hipoteke. Ai e filloi qeverisjen duke blere spango
merreni me mend çfare trashegoi. Kolaboracionistet sot jane kthyer ne patriote. Saliu kish projektuar nje plan afat gjate per shkaterimin total te Shqiperise ate qe as turqit, as sllavet ,as austriaket, as gjermanet e italianet etj, qe kane pushtuar me ushtri Shqiperine,nuk bene .
Saliu shtremeroi historine e heronjet e saj , prishi moralit e shqiptareve, me bandat e tij ne fillim pastaj me grabitjen e rafinuar shkaterroi token e nentoken e çdo aktivitet prodhuues , zaptoi mbi 50% te tokes are etj, Prishi shkollimin .Pastaj per mbi 6000 dite pa rreshtur ka ekzekutuar planin e tij djallezor. Tani na ka mbetur ne dere. Populli nuk duhet ta lere qeverine vetem, te dale ne fushe, i zgjuar tashme deri sa te zhduket kjo fare e keqe qe na futi ne borxhe ,te pa perballueshme.