Nishani dhe Rama në SHBA, marrin pjesë në “Nisma Globale Klinton 2013″

redaktor

Presidenti Bujar Nishani dhe kryeministri, Edi Rama do të jenë së bashku në Nju Jork, ku do të marrin pjesë  në veprimtarinë “Nisma Globale Klinton 2013″, që zhvillohet në datat 23-26 shtator 2013.

Në njoftimin për mediat nga Presidenca theksohet se Presidenti Nishani është i ftuar në këtë veprimtari nga ish-Presidenti i SHBA, Bill Klinton. Vizita në SHBA e Kreut të Shtetit përfshin edhe disa takime të rëndësishme me organizma dhe përfaqësues të shtetit amerikan si dhe me ata të komunitetit shqiptar në Boston, Detroit dhe Nju Jork.

Ndërkaq në veprimtarinë “Nisma Globale Klinton 2013″ merr pjesë edhe kryeministri, Edi Rama i ftuar nga ish-kryeministri britanik Tony Blair. Vizita e Ramës në SHBA vjen pas një turi takimesh që zhvilloi në Bruksel me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian.

Aktiviteti në fjalë do të mbledhë së bashku udhëheqësit botërorë për të ndarë përvojat eksperiencat që lidhen me përmirësimin e shërbimeve publike. Kryeministri Edi Rama në takimet që ka zhvilluar me ambasadorin Arvizu ka deklaruar se SHBA mbeten partner strategjik i vendit tonë. Rama do të zhvillojë takime me krerë shtetesh si dhe një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë.

Share This Article
2 Comments
  • Kta sjane ne vehte.. shqiperia nuk ka para per te paguar pensionet dhe rrogat dhe keta me suitat e tyre bredhin ne amerike duke shpenzuar qindra mijra dollare..se kujt u duhet ky takim OJF-je e klintonit qe eshte nje popull i thjeshte tani, vetem kta udheheqsit tane e dine… shihni pjesmarrjen dhe do vini re se udheheqsit e vendeve ish komunite do te marrin psese ose ata te republikave te bananeve…te tjeret e dini sa vclere kane takime te tilla.. eshte njesoj si fondacioni Moisiu ne albanistan…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *