“Jeni më të vëzhguar se kurrë”, radari i policisë kap mjetin me 182km/h

DITA Online

Efektivët e Policisë Rrugore po shihen gjithmonë e më rrallë në rrugë, kjo pas urdhrit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që eliminon ‘postblloqet policore’ dhe praktikën e dublimit të semaforëve me punonjës policie, në kryqëzimet e rrugëve urbane.

Por, kjo nuk e ka penguar policinë që të evidentojë dhe gjobisë shkelësit e rregullave të qarkullimit, pasi janë shtruar patrullimet e kombinuara me automjete policie të shënjuara, punonjës policie në uniformë e mjete civile dhe punonjës pa uniformë.

Për të treguar se puna vazhdon të jetë efektive edhe me mjetet e reja logjistike, policia ka bërë publik rastin e një drejtuesi që ecte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Sipas njoftimit bëhet me dije se një mjet është kapur nga radari teksa ecte me 182 km/h.

Në Selishtë në rrugën interurbane dytësore Levan – Tepelenë. 182 km/orë matur me Radar elektronik. Mos se jeni më të vëzhguar tashmë sesa kur ishin policët rrugor prezent në rrugë. #respektorregullateqarkullimitudhetoisigurt”, thuhet në mesazhin e policisë drejtuar shoferëve.

Ndërkohë vlen të thekohet se në kuadër të masave të reja egziston edhe projekti për dërgimin e gjobave nëpërmjet Postës, në adresë të shoferëve shkelës.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Edhe ju te rregullave te zbatimit te tranzitit rrugor e keni shkel me radarin elektronik duke mos i ndare (ndalur) fjalet per shkelje shpejtesie si ma poshte:
    “””””respektorregullateqarkullimitudhetoisigurt”””””,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *