Operatori i Sistemit të Energjisë ka dështuar në arritjen e objektivave për të ulur humbjet në rrjet, të cilat sipas bankës në dhjetor të 2018 ishin 26 %, ndërsa në fund të qershorit të këtij viti duhet të mbyllen në 14 %. Por ekspertët e sektorit argumentojnë se ky dështim vjen si pasojë e keqmenaxhimit të investimeve.
“Mos realizmi i objektivave ka ardhur për shkak të rrjetit të amortizuar, por mbi të gjitha nga keqmenazhimi i planit të investimeve. Dikur plani i investimeve të OSHEE miratohej nga Enti Rregullator, ku kompania argumentonte se pse këto investimeve do të sillnin reduktim të humbjeve. Ky fakt nuk bëhet më. Po ti referohemi shifrave të investimeve ato kanë patur kosto të larta, ndërsa vlera në terren e investimeve është disa herë më e ulët. Pra kemi të bëjmë me abuzim të fondeve të investimeve që OSHEE ka kryer– thotë Eduard Elezi, ekspert i energjisë.
Sipas Elezit, treguesi i humbjeve nuk është ai që deklaron kompania, por është shumë më i lartë, por OSHEE bën manovrime të shifrave.
“Ka edhe një fakt tjetër pse treguesit nuk janë arritur. Po t’i referohemi shifrave OSHEE ka rritur faturimet në mënyrë fiktive. Në 2013, borxhi i keq i kompanisë së shpërndarjes ishte në nivelet e 56 miliardë lekëve ndërsa në 2017, ky tregues është në nivelin e 72 miliardëve. Pra nga njëra anë thuhet se janë ulur humbjet, por nga ana tjetër është rritur borxhi i keq si pasojë e faturimeve fiktive”, thotë Elezi.
Kompania e shpërndarjes së energjisë e justifikon këtë situatë me faktin se objektivat e vendosura nga BB në 2014 nuk ishin bazuara në të dhëna të sakta.
Sipas saj, kompania është në negociata me BB për të riparë treguesit me tendencë ulje, si dhe për të nisur një projekt të dytë të mundshëm në këtë sektor.
o.j/dita

Kompania vidhet nga qytetarët dhe vetë punonjësit. Nuk ka kërkesë llogarie, puna nuk matet me rezultatet.
Po u shuan inxhinierët elektrike por e keni lënë kompaninë nën drejtimin e mekanikeve, psikologëve , dhe juristëve, dhe pritni të bien humbjet. Në drejtorite rajonale keni dhe drejtorët burgaxhinj dhe prej 5_ 6 vjetësh në detyrë dhe ta kenë mendjen tek humbjet,
A e mendoni te gjeneroje TECi i Vlores fitime kur cmimi i energjise do jete 3 here me i larte? Investim ne nje fushe te pasigurte dhe te destinuar te vdese. Bota po ecen drejt energjise diellore.