Moti zbutet pas një jave

Ornela

Nga mesnata deri në të gdhirë të ditës së sotme, në zonat e thella malore ka rënë gjysmë metri borë.

Sipas sinoptikanëve, moti do të vijë drejt përmirësimit në gjysmën e dytë të muajit janar.

“Pritet që deri në fundjavë ne të marrim një sasi të konsiderueshme reshjesh dëbore, duke arritur deri në një metër në zonat e thella malore, ndërsa bregdeti do të ketë reshje shiu. Në fundjavë do të ketë ndërprerje të reshjeve, por rënie temperaturash në -8 apo -9 gradë”, thotë meteorologia Adiola Bani.

Bani thotë se reshjet janë gjeneruar si pasojë e një sistemi të dendur vranësirash që kanë përfshirë vendin tonë.

“Në gjysmën e dytë të janarit temperaturat do të vijnë drejt rritjes”, vijon ajo.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *