Basha: Banorët do ta hedhin të gjithë qeverinë në Lanë

DITA Online

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pranishëm në protestën e banorëve të Astirit kundër projektit të Unazës së Re që planifikon prishjen e disa banesave dhe bizneseve.

Basha tha se Rama nuk ia arriti të përçajë protestën, por se ishin qytetarët ata që dolën fitimtarë duke përçarë qeverinë, që çoi në zëvendësimin e ministrave.

Kur kërkon një drejtësi dhe qytetarët e pafajshëm të mbrohen nga ligji, nuk rrëzohet qytetari. Asgjë s’është më e fuqishme se kauza e drejtë. Vegla më tinzare e Ramës, përçarja e qytetarëve, nuk piu ujë. Por këta banorë në të drejtën e tyre përçanë qeverinë. Një media e rëndësishme amerikane publikoi dje faktin që ne e kemi përsëritur. Të gjithë e dinë se si nisi kjo aferë. U turrën pa marrë leje për të prishur shtëpitë, pa çarë kokën për banorët. Banorëve i vërsulën Policinë e Shtetit dhe atë Bashkiake, nga Rama te Veliaj e Gjiknuri hidhnin vallen e hienave duke shantazhuar banorët. Qëndresa e banorëve, bashkë me opozitën dhe disa gazetarë, nxorën aferën korruptive të një kompanie fantazëm, të një plani për të zhvendosur Lanën dhe për të shkatërruar shtëpitë e banorëve që të mos prekej rezidenca e një trafikanti droge,” tha Basha.

v.l/Dita

Share This Article
2 Comments
  • Ore kamarier politikan.
    Shiko se mos iu transferojne me gjithe godinen e SHQUP-it ne Rec te Shkodres.Keshtu po ndigjohen fjalet.Simbas zotri SPAK-ut.

    • Do ti rruajne b.then. Hajdutet qe ti drejton nuk mund ta hedhin qeverine ne Lane. Ti hajdut je dhe sic i thine fjales me thuaj me ke rri te te them se kush je. Ose zogjte e nje pende rrine sebashku. Sorrat si ti me sorrat e Astirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *