Goxhaj: Si luftuan me ne në frontin e UÇK-së 10 ushtarakë nga Gjermania

redaktor

(Vijon nga numri i kaluar)

 

Ndihma gjermane për luftëtarët e UÇK-së, ka qenë një nga elementët e rëndësishëm për shtabet dhe komandat e për organizim e drejtim luftimi. Në vazhdim të rrëfimit të tij, Dilaver Goxhaj, ish-Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, mes të tjerave tregon se shteti gjerman ‘dërgoi 10 ushtarakë në formacionet e UÇK-së si dhe 140 aparate telefonike celulare satelitore, shumë të dobishme për drejtimin e komandimin e trupave’. Sipas Goxhajt, zyrtarisht shteti shqiptar i kohës, atëherë por dhe më pas, nuk bëri atë që duhej të bënte për UÇK-në… Jo vetëm kaq, por sipas tij, edhe luftëtarëve vullnetarë nga Shqipëria, minimalisht, nuk i ka vlerësuar as dhe moralisht…  

 

-Z. Dilaver, po nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë sonë, a është ndjekur nga afër lufta që zhvillohej në Kosovë?

-Gjatë kohës që unë kam qenë në atë luftë, një gjë e tillë nuk di që të jetë kryer, së paku me angazhim legal. Pas luftës, kur isha Shefi i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, ka ardhur një grup pedagogësh nga Akademia e Mbrojtjes, nën drejtimin e historianit ushtarak Petrim Mamaj, të cilët janë interesuar dhe bënë një studim mbi taktikën dhe strategjinë e UÇK-së, të cilët unë i ndihmova me aq sa munda.

Po më pas?

-Prej atëherë nuk di se është bërë ndonjë përpjekje tjetër. Në vitin 2009, me interesimin e z. Neritan Ceka dhe me urdhër të Ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, z. Gazmend Oketa, dhe deri në vitin 2012 unë u ktheva si punonjës civil pranë asaj akademie, por edhe pse insistova që ta jepja unë përvojën e luftës në Kosovë, përsëri nuk ma mundësuan. Kuptohet, presion prej politikës shtetërore. Por këtu, dua të evidentoj një fakt të rëndësishëm…

Cili është ky fakt?

-Por duhet të bëhet publik një fakt tepër interesant, i cili është bërë i njohur përmes librit “Lëvizja”, me autorë Ibrahim Kelmendin dhe Bedri Islamin, se atë që nuk e ka bërë asnjë institucion ushtarak apo shkencor i Shqipërisë, e ka bërë Republika Federale Gjermane, gjë që analistët dhe historianët e ardhshëm të luftës çlirimtare në Kosovë, nuk duhet ta harrojnë pa theksuar se, përveç ndihmës ushtarake të NATO-s për çlirimin e Kosovës, si faktori kryesor i jashtëm, nuk duhet të harrojmë se ajo fitore erdhi edhe si rrjedhojë e ndihmës së Republikës Federale Gjermane, e cila, përveç se “ngriti enkas për Kosovën një shtab të veçantë për të ndjekur ecurinë e luftës” sonë (f. 445), dha dhe një kontribut të dukshëm diplomatik e ushtarak në favor të çështjes kosovare. Ndërkohë që Republika e Shqipërisë, jo vetëm që nuk angazhoi asnjë ushtarak të vetëm për të ndjekur nga afër atë luftë, të paktën sa për sy e faqe, por, përkundrazi, ata oficerë që me nismën e tyre personale shkuan dhe luftuan me vëllezërit e tyre në Kosovë, porsa u kthyen nga ajo luftë i arrestoi, i dënoi, u pushoi familjarët nga puna shtetërore dhe i hodhi në rrugë.

Mund të na përmendni diçka tjetër nga kontributi i Gjermanisë për UÇK-në?

-Mirëpo, Gjermania nuk u mjaftua vetëm me ngritjen e atij shtabi, pranë Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së saj, por “Telekomi” gjerman e furnizoi UÇK-në me rreth 140 telefona satelitorë, ku përdoruesit e tyre në Kosovë mund të telefononin në të gjithë botën dhe me të cilët u mbajt edhe ndërlidhja me shtabet e NATO-s (f. 445), ku çdo muaj shpenzoheshin qindra mijëra marka. Në mbarim të luftës ajo shumë mbërriti në një milionë e 200 mijë marka gjermane. E krahasuar me kursin e asaj kohe, vlera është e barabartë me 960 mijë dollarë Amerikanë. Dhe, ajo që të bën edhe më shumë borxhli ndaj Gjermanisë, kur lufta mbaroi, përfaqësuesi i “Telekomit” gjerman, me porosi edhe të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Gjermane, i thotë marrësit të atyre 140 telefonave satelitorë, (Ibrahim Kelmendit): “Faturën mund ta mbash thjesht për kujtim.Por Gjermania pati dhe kontribut direkt në luftë me njerëz…

Cili ishte kontributi me njerëz?

Përveç kësaj ndihme pa interes nga ana e Gjermanisë, në radhët e UÇK-së u radhitën gati 10 vullnetarë gjermanë, nga të cilët kemi edhe dëshmorë. E megjithatë, askush nuk u kujtua nga “katërshja”, Shtabi i Përgjithshëm dhe Drejtoria Politike e UÇK-së, të cilët sot janë të gjithë në pushtet, t’i thërriste e t’u thoshte të paktën: Faleminderit!  Me këto fakte, dëshiroj të them se Gjermania, edhe pse nuk dërgoi në Kosovë avionët apo ushtarët e saj, ne shqiptarët, çlirimin e Kosovës, duhet ta quajmë edhe kontribut të Gjermanisë, krahas UÇK-së dhe NATO-s. Dhe duhet t’i jemi mirënjohës gjithë jetën, sidomos për faktin që Gjermania kompletoi Ushtrinë tonë Çlirimtare me ndërlidhje, ku dihet mirë se pa ndërlidhje, në ushtri dhe në luftë nuk ka komandim, pa komandim s’ka fitore. Por, krahas vlerave që ka ky libër me autorë Bedri Islamin dhe Ibrahim Kelmendi, unë jam i detyruar të bëj publike një vërejtje esenciale.

Cila është kjo vërejtje?

-Këta dy autorë, njëkohësisht edhe anëtarë të udhëheqjes më të lartë të LPK-së të asaj periudhe, fyejnë pa pikë ndrojtje 5 (pesë) ish-oficerët e Ushtrisë Shqiptare, të  cilët ishim të vetmit që lamë punën, familjet dhe lirinë dhe dolëm vullnetarë në ndihmë të vëllezërve tanë në Kosovë, (para marrëveshjes së Rambujesë), nga 180 mijë oficerët aktivë, pensionistë, rezervë dhe rezervistë të të gjithë llojeve të armëve dhe shërbimeve të Republikës së Shqipërisë. Dy nga ne, Tahir Sinani e Indrit Cara, dhanë edhe jetën. Autorët jo vetëm që nuk thonë as edhe një fjalë respekti, por na quajnë “spiunë të SHIK-ut e të SHIU-t ose mercenarë”!, (shih f. 442-43). Edhe sikur ne të ishim të dërguarit e atyre shërbimeve inteligjente shqiptare, cila do të ishte e keqja për UÇK-në? Nëse ne do të ishim mercenarë, a mund të na jepeshin ato detyra të larta me përgjegjësi që kryem në radhët e UÇK-së? Dhe çka është edhe më e çuditshme, kontributin e dhënë nga 13 oficerët vullnetarë prej shtetit amë, (8 të tjerët hynë në luftë me kontigjentet që sulmuan nga territori RSH), ku për lirinë e Kosovës e morëm vdekjen në sy, këta dy zotërinj dhe ata që komanduan UÇK-në, e shumëzojnë me zero.“Mosmirënjohja,-thotë S. Frashëri,-është ligësia më e madhe në botë”…

Zoti Goxhaj! Forcat e UÇK-së patën përballë ushtrinë serbe, ushtri e madhe në numër dhe e militarizuar. Përveç mendimit të specialistëve të huaj,

-Kanë folur gjatë luftës e kanë shkruar shumë, kuptohet, në interes të tyre, por duke ju referuar ngjarjeve reale. Për t’i përforcuar këto përfundime, po citoj një nga deklaratat e gjeneralmajorit serb Bozhidar Deliç: “Sulmi i dytë frontal i UÇK-së, i quajtur Operacioni “Shigjeta”, u krye nga 27 maji deri më 7 qershor 1999. Ata sulmuan nga Shqipëria në drejtim të zonës së Pashtrikut. Në këtë sulm, forca sulmuese përbëhej prej këmbësorisë së UÇK-së dhe aviacionit të NATO-s.” Është një deklaratë e bërë nën betim, para gjyqtarëve e prokurorëve të Hagës, që nuk kërkon asnjë koment tjetër. Duke e dëgjuar e lexuar edhe atë, a nuk  kemi të drejtë ta përsërisim me zë të lartë: Kosovën e çliroi bashkëveprimi luftarak midis NATO-s dhe  UÇK-së, të paraprirë nga SHBA-të!? Ka shumë vlerësime për luftën tonë (Të UÇK-së) dhe nga Bill Klinton… Unë po përmend njërin prej tyre…

Cili është ky vlerësim?

-Bill Klinton, në intervistën që i ka dhënë “PB. Neës Hour”, më 13 Qershor 1999, deklaron me sinqeritetin më të thellë se kontributi i UÇK – së për çlirimin e Kosovës është pothuajse i barabartë me atë të aleates NATO, duke e ndarë atë me përqindje. Ja se si shprehet Presidenti Klinton: “Unë gjithnjë kam menduar se mundësia e rezultatit të kësaj fushate bombardimesh ka qenë më e madhe se 50 për qind. Dhe jam i kënaqur që ajo i arriti objektivat tanë.”, (“Ne luftën, ju paqen”, f. 122). Unë  po  pyes: Atë besimin e patundur dhe atë ndeshjen dhëmb për dhëmb të UÇK-së me ushtrinë serbe dhe atë 50 përqindëshin tjetër të mbetur, që përmend e nënkupton zoti Klinton, duke dashur të thotë se besonte në fitoren vetëm me aviacion (pasi poshtë qiejve ku fluturonin avionët luftarakë ishte një popull i tërë  në frontin tokësor, që bashkëvepronte me atë aviacion dhe që kish pranuar të vinte kokën në satër) kush i realizoi!?. Atë e realizoi UÇK. Të njëjtin vlerësim bën dhe Ëesli Klark..

Cili është vlerësimi për UÇK-në nga gjenerali Klark?

-Ëesli K. Klark, në librin e tij “Ëaging Modern Ëar”,f.330), shkruan: “Ne gjithashtu pranonim informata nga UÇK-ja, që kishin të bënin me luftën, e cila zotëronte vijën dominante, vijën kyçe të komunikacionit në veri, në drejtim të Beogradit… Ne e vumë re se UÇK – ja mbante të hapur një korridor të vogël në veri të Shqipërisë përmes fshatit Koshare. Lufta e vazhdueshme e saj i detyronte shpesh forcat serbe të dilnin në terren të hapur, ku na jepej neve mundësia t’i godisnim ato. Ne kishim informata të konsiderueshme rreth planeve të UÇK-së për të sulmuar brenda në Kosovë… UÇK-ja i nxirrte batalionet serbe nga fshatrat, përmes dyluftimeve, duke na dhënë neve mundësinë t’i sulmonim  nga ajri.” Ndërsa në vitin 2003, si dëshmitar në gjyqin kundër Millosheviçit, në Hagë, Klark deklaroi: “Në Kosovë, Serbia ka pasur një përdorim të tepruar të forcës si nga policia ashtu edhe nga ushtria dhe kjo e ka rritur motivacionin e popullatës për të rezistuar.”

Kundërshtarët e UÇK-së kanë akuzuar atëherë, por dhe sot përfshirjen e  NATO-s në luftën e Kosovës. Cili është mendimi juaj?

-Për ta bërë të plotë rolin që luajti UÇK-ja në atë luftë, na duhet të parashtrojmë edhe një moment tjetër: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë u bë konform Konventës së Gjenevës të vitit 1959, për qëllime humanitare, sikundër e shpjeguam dhe vetëm me aviacion. NATO-ja goditi vetëm objektivat ushtarake dhe ato objekte industriale që ndihmonin luftën, kryesisht jashtë Kosove. Dihet se, vetëm 15 për qind e avio-fluturimeve dhe bombardimeve u kryen mbi Kosovë, madje edhe ato, në masën mbi 50 për qind kundër objekteve industriale dhe administrative dhe jo mbi ushtrinë serbe. Këto fakte të bindin se goditja kryesore kundër forcave të gjalla të armikut dhe makinerisë ushtarake serbe në Kosovë ishte vepër heroike e UÇK-së.

Keni konfirmuar se me futjen e NATO-s në luftë, rezistenca masive dhe aktiviteti në terren u shtri masivisht?

-Po. Në muajin maj 1999, pothuajse të gjitha zonat, me përjashtim të asaj të Bajgorës, kaluan në asgjësimin e armikut pjesë-pjesë, sipas taktikës partizane. Në atë periudhë, armiku, i cili priste  intervenim të NATO-s nga toka, u detyrua të përqendrohej në drejtim të Shqipërisë dhe Maqedonisë, nga priste sulmin. Ndërkohë ne intensifikuam goditjet nga shpina të armikut dhe të kolonave të tij kur, ku dhe si donim. Kështu që kemi të drejtë të themi se ky intensifikim i sulmeve të rrufeshme nga ana jonë dhe fuqizimi ynë, mund dhe ka ndikuar te Serbia që ta pranonte në Kumanovë ndalimin e luftës në mënyrë aq të befasishme. Këtë e vërtetojnë edhe fjalët e zotit Klinton, në intervistën dhënë CNN (“Ne luftën , ju paqen”, f.154): “Ma merrte mendja se kjo punë (lufta) do të shkonte goxha gjatë. Jo se kisha përcaktuar ndonjë afat kohor të saktë, por e dija që do të vazhdonte goxha gjatë.”

 

 

Zoti Goxhaj! Një nga bashkëluftëtarët tuaj në radhët e UÇK-së, që dha jetën për lirinë e Kosovës, është dhe Halit Coka?

-Halit Riza Coka, ka lindur në fshatin Arrën të Kuksit, në faqet lindore të malit të Zebës, të cilin e la në moshën dy vjeçare. Fëmijërinë e kalon nëpër qytezat e ndërtuesve të hidrocentraleve mbi lumin Drin, ku i ati punonte specialist manovrator për mjetet e rënda. Haliti, pasi mbaron shkollën e mesme mekanike në Shkodër, mori rrugët e kurbetit si shumë bashkatdhetarë e moshatarë të vetë, duke u endur sa në një qytet në tjetrin nëpër Greqi, së bashku me djemtë e xhaxhallarëve të tij Sami e Ymer Coka.

Pra, edhe Halit Coka, një nga dëshmorët-vullnetarë nga Shqipëria, rënë në luftë për çlirimin e Kosovës, ka ardhur nga emigracioni?

-Lufta Çlirimtare në Kosovë, ata i bëri tërë sy e veshë. Djemtë shqiptarë të kurbetit e ndjenin më shumë se kushdo tjetër luftën e vëllezërve kosovarë, pasi në kurbet atdheu dhe kombi vlerësohet më tepër dhe vetëm atje mund të përcaktosh saktë vlerat e vërteta të lirisë e të njeriut. Ndoshta këto do të jenë arsyet pse pjesa dërmuese e luftëtarëve të UÇK-së ishin djem e të rritur të ardhur nga kurbeti. Ata dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tyre ishin njerëz të thjeshtë. Për njerëzit e thjeshtë dashuria për Atdheun është dëshira për të bërë diçka të dobishme për vendin e vet. Ndaj dhe heroizmat më të mëdha të virtytit janë kryer nga dashuria për kombin. Për Halit Cokën, Indrit Carën, Astrit Sulin, Arjan Brahimin, Xheladin Dautaj, Fatmir Doçin etj, Atdheu dhe Kombi ishte më i shtrenjtë se jeta e tyre.

Diçka më konkretisht për Halit Cokan?

-Vitin e Ri 1998-1999 Haliti, Samiu dhe Ymeri vendosin ta festojnë pranë familjeve të ardhura që tashmë, si shumë banorë të zonave veriore, ishin vendosur në Bathore. Të tre e patën marrë vendimin qysh në Greqi: Do të shkonin të luftonin përkrah vëllezërve të tyre në Kosovë. Nisia për në luftë duhej të bëhej pa u rënë në sy familjeve dhe fisit të tyre të madh. Kjo ishte një praktikë që e ndiqnin pothuaj shumë djem që vinin nga emigracioni apo dhe nga trevat gjithë shqiptare në radhët e UÇK-së…

Si vepruan djemtë e Cokajve për të ardhur në shtabin e UÇK-së?

-Ata u nisën një nga një, me intervale nga një javë, për vizitë pranë të afërmve në Arrën, Fierzë e Shkodër dhe do të grumbulloheshin në Helshan të Krumës, në bazën e grumbullimit e përgatitjes së vullnetarëve të UÇK-së. Pasi u armatosën e u instruktuan, kaluan kufirin shqiptaro-shqiptar dhe në 20 Janar 1999 u paraqitën në Dushkajë të Gjakovës, pranë Komandës së Zonës Operative të Dukagjinit.

Këtu ndodhi dhe një ‘incident’ mes tyre dhe Ramush Haradinajt që ishte Komandant i Zonës Operative të Dukagjinit

Si ndodhi dhe çfarë ishte ky incident?

-Komandant Ramush Hajredini urdhëroi të shkonin nëpër brigada të ndryshme, por ata e kundërshtuan, duke i thënë :” Jemi nga i njëjti fis e i njëjti fshat, jemi rritur së bashku, kemi punuar në kurbet së bashku, prandaj duam që të luftojmë së bashku dhe lirinë e Kosovës ta gëzojmë po së bashku”. Dëshira  e tyre u plotësua. Të tre emërohen në Brigadën 134 “Blerim Shala”.

Në çfarë zone vepronte kjo njësi e UÇK-së?

-Ajo brigadë vepronte në rajonin e Deçanit e të Junikut, ku një nga detyrat e saj luftarake ishte mbrojtja e popullsisë së atij rajoni dhe mos lejimi i forcave serbe të depërtonin në thellësi të atij rajoni, i vetmi drejtim i thellë malor që shfrytëzohej nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së për të dërguar për mjekim të plagosurit rëndë për në Shqipëri. Kjo njësi përballoi një operacion të fuqishëm të ushtrisë serbe..

Kur u realizua ky operacion dhe cili ishte qëllimi i tij?

-Në fillim të muajit prill forcat serbe ndërmorën një operacion të fuqishëm kundër këtij rajoni. Qëllimi i tyre ishte asgjësimi i UÇK-së dhe bllokimi i lidhjeve me Shqipërinë. Komanda e zonës e kuptoi shpejt planin e armikut dhe në përforcim të forcave të Br. 134 shkuan edhe forca të tjera nën drejtimin e shefit operativ të Zonës, Shkëlzen Haredinaj, sot dëshmor i kombit. Nënreparti ku bënte pjesë Haliti  me Ymerin e Samiun morri për detyrë të mbronin një nga drejtimet e mundshme të depërtimit të serbëve për në fshatin Ratishë. Haliti, pasi u caktoi pozicionet seicilit luftëtar të njësitit të tij i urdhëroi të fortifikoheshin, duke hapur trashe gjatë tërë natës, ku nuk reshti bora së rëni. ” Mos na i lodh shumë djemtë-i tha komandanti i brigadës gjatë kontrollit të natës- pasi nesër do të kemi shumë punë me shkjaun”.  Haliti, i cili nuk dallonte nga të tjerët iu përgjigj : “Ashtu është z. komandant, por këto transhe do na ndihin boll për dasmën me shkjaun. Këtu jo vetëm që do të mbrohemi por do t’u vëmë më me guxim gjoksin tankeve të shkive dhe kjo do të kthehet në pengesë kryesore për ata”. E nesërmja ishte një betejë e ashpër, ku do të vritej dhe Haliti…

Si ndodhi vrasja e ushtarit të UÇK-së Halit Çokaj?

-Luftimet e datës 3 Prill 1999 ishin nga më të ashprat e atyre ditëve. Ato filluan më herët se ditët e tjera, në ora 04:30. Zjarri i artilerisë ishte i fuqishëm, por i shpërndarë në të gjithë thellësinë e përqendrimit të Br. 134. Ai zgjati mbi një orë. Kur pushoi artileria pritej që të fillonte sulmi me tanke, por për çudi, serbët nuk vepruan si për herë. Ndërprerja e zjarrit zgjati deri ora 08:00. Pas kësaj ore armiku përsërit zjarr të fuqishëm jo vetëm me artileri por edhe me topat e tankeve e të ‘Pragave’ (topa kundërajrorë vetëlëvizës). Ishin rreth 20 tanke dhe 2- 3 ‘Praga’.. Zjarri më i fuqishëm bëhej në drejtimin ku ishin edhe djemtë kuksianë. Pas shumë minutash zjarri të fuqishëm, filluan tanket të lëviznin, duke qëlluar me ndalesa në çdo 30-50 metra lëvizje. Binin më shumë predha se flokë dëbore. Kur tanket u afruan afër pozicioneve  të luftëtarëve tanë, këmbësoria e armikut doli para tankeve dhe u hodh në sulm. Zhurma e luftës u bë e jashtëzakonshme. Zjarri i hapur nga të dy palët e nxiu dëborën. Këmbësoria serbe duke pësuar humbje ndaloi sulmin dhe kaloi prapa tankeve. Me sa duket kishin pësuar humbje. Atëherë zjarri i artilerisë, i Pragave dhe i tankeve u përqendrua mbi pozicionet e ndërtuara nga njësiti i Halitit. Qëndrimi në ato pozicione u bë i pa mundur. Duhej të tërhiqeshin Ishin plagosur disa shokë. U dha urdhri për të ndërruar pozicionet. Haliti pasi drejtoi tërheqjen me rregull të shokëve, vetë qëndroi armë roje, duke gjetur një pozicion si më të përshtatshëm. Zjarri i mitralozit të Halitit ishte sinjali për ri zënien e pozicioneve. Kur shokët mbërritën  e gjetëm Halitin duke qëlluar në të rrallë edhe pse ishte i mbytur në gjak. Kishte marrë shumë plagë. Kur shokët e morën në krahë për ta mjekuar, ai u linte amanetin….

Cili ishte amaneti i dëshmorit Halit Çokaj?

-Fjalët e tij të fundit, amanetin, poeti popullor e përjetësoi në këngë : ” Përmbi armë e ndali dorën,/ Për herë të fundit e shef Kosovën”. Ju bënë nderimet si luftëtar, në Kosovë, atje ku u vra, por dhe në shtetin amë…

Cili është vlerësimi në Shqipëri për dëshmorin e UÇK-së Çokaj?

-Kushdo që merr rrugën për në periferi të Tiranës dhe futet në qytetin e ngritur këta vitet e fundit e që quhet Bathore, pasi ecën disa minuta nëpër rrugën kryesore që kalon midis shtëpive një e dy kate, menjëherë të bie në sy një ndërtesë e lartë dhe e madhe.  Në hyrie të saj është vendosur një pallë ku shkruhet : “Shkolla tetëvjeçare Halit Coka – Bathore”. Ajo është shkolla më e re e ndërtuar në Tiranë, ku mëson brezi i ri, të ardhur kryesisht nga malësitë veriore të vendit, ka emrin e njërit prej dëshmorëve më të rinj të kombit, të një djaloshi, i cili e dha jetën e vet për çlirimin e Kosovës, pa i mbushur ende të 25 pranverat, ku gjashtë pranverat e fundit i pat kaluar në kurbetin e rëndë.

Po në Kosovë?

-Në përmendoren e ngritur në Ratishë të Deçanit janë gdhendur në mermer fjalët që Haliti ua thoshte shpesh vëllezërve luftëtarë : ” Ku i thonë tokë e shqiptarisë, është Atdhe si dera e shtëpisë.”

 

(Fund)

Share This Article
17 Comments
  • E urojme autorin Kujtim Boriçi dhe stafin e gazetes DITA per kete interviste te gjate ekskluzive si dhe bashkeluftetarin tone dhe heroin e gjalle te Shqiptarise, zotnine e tij Shpetim Golemi. E verteta e thene ne kete interviste te gjate per luften e UÇKse, eshte nje e vertete qe s’e luan as “topi i allamanit”, themi kendej nga Drenica. Sikurse edhe gjate luftes se UÇKse, ata qe dilnin me maska e pa to e shanin UÇKne dhe luften heroike te saj, po ata dhe po me ato maska dolen shume komentues dhe e shane ate lufte shqiptare dhe autorin e heroin e gjalle Dilaver Goxhai, gjate tere kohes qe vazhdoi intervista. Kete e pame te gjithe, sa maskarenjte dhe sa maskagjinjte na dolen e disa edhe te njejet qe nderronin vetem ngjyrat e maskave te tyre kunder UÇKs dhe kunder luftetareve e heronjve te gjalle te asaj lufte titanike te shqiptareve. Ajo qe me pengoi mua gjate gjithe intervistes dhe tek te tjera shkrime te shume autoreve eshte shprehja e gabuar “çeshtja kosovare”. Te gjithe duhet ta dime se nuk ka dhe as ekziston “çeshtja kosovare”, por Koosova dhe viset tjera shqiptare te pushtuara e te copetuara nga fqinjet tane jane dhe ekzitojne vetem si ÇESHTJE SHQIPTARE …
    Pa e zgjatur me shume, edhe nje here e pergezojme bashkeluftetarin tone Dilaver Goxhai, heroin e gjalle te Shqiperise, per te verteten qe zbardhi per luften e UÇKs, per urtesine e tij perballe fyerjeve te ulta e te poshtra qe ia bene disa komentues me maska serbe te LDKs dhe te FARKut qe deshi ta pushtoje Tiranen, edhe pse e dinte se ku zhvillohej lufta e UÇKs, ne drejtimin e kundert te Tiranes…
    Pergezojme autorin Boriçi dhe stafin e gazetes DITA per gjithe te verteten qe zbardhen, duke i dhene hapesire te mjaftueshme shqiptarit, bashkeluftetarit dhe heorit tone te gjalle Dilaver Goxhai per ta thene nje te vertete te pamohueshme per luften e UÇKs dhe rrjedhat e saj. Dhe i peshtyjme te gjithe ata qe nuk hezituan, sikurse edhe gjate luftes tone shqiptare, ta shajne me maska heroin e gjalle te Shqiperise dhe shqiptarin e paepur DILAVER GOXHAI prej te cilit nuk mund ta ndajme as Adem Shein e madhe dhe te gjithe te tjeret qe ishin dhe jane krah asaj lufte shqiptare…
    Atyre qe rane ne kete lufte per ta bere Shqiperine – LAVDI!

    DRENICA E KUQE

  • Turp e marre per ket koment, ku vertetohet masmiri se Drenica e Kuqe eshte vete Dilaveri, djali apo vajza e tijna. Ky veprim i nyte tregon se cili asht ky njeri ne te vertete dhe cfare makinacione perdor me arrite qellimet e tij mizore. Tyr per te paturpet e tille me tane tollovinat e budallakijet tuja.Sabit Mitrovica.

  • U be mbledhja per regjistrim ne rradhet e UCK-se dhe si gjithmone patriotat qe jane te paret, dolen vullnetare dhe une qe isha aty ne ate mbledhje thashe me vehte se serbi kaq e pat, me duket se me kete yxhym do te rradhiten ne rradhet e UCK-se ndoshta me shume se nje milion ushtare.
    Erdhi dita per tu nisur, takimi ishte lene ne Frankfurt dhe cte shihje, nga ata dhjetra patriota qe shkruan emrat ne defter ne klubin e shqiptareve ne Kassel, kishin ardhur vetem tre vete qe i pergezoj, nuk e di a jane gjalle apo jane vrare ne lufte, por tre veta shkuan nga ata mbi njeqind qe u regjistruan.
    Natyrisht une sdola vullnetar, por paguajta shume here per UCK-ne, qe shkonte ne 20% te vleres qe une si familje merrja me social ne ate kohe.

  • Fragmente te shkelqyera te luftes se drejte te popullit tone per clirim kombetar nga forcat pushtuese serbe. Ushtaraku i larte Dilaver Goxhaj ka dhene nje kontribut te madh ne nivelet me te larta drejtuese te formacioneve te UCK. SHBA – te dhe Gjermania jane dy shtete qe do tu mbetemi mirenjohes per ndihmesen qe kane dhene ne luften clirimtare. Te cliruar duhet te ndihen te gjithe shqiptaret ne trojet e tyre etnike.

  • E thash edhe here tjeter se une jam DRENICA E KUQE DHE JO DILAVER GOXHAI. Po Dilaver Goxhajn e urren nje kerkushhiçi i quajtur Siro Butka dhe shoket e tij serbe ne Prishtinen e LDKs se Shen Ibrahimit, “pejgamberit” als te LDKs serbe… Dhe shokte e “pejgamberit” Ibrahim, als s’e kane gje per t’keq per te shpifur me maska e kanaleve te tyre serbo jugosllave te UDBs e te KOSit anti shqiptar edhe ne Tirane sikurse ne Prishtine… Po duket se “Sabit Mitrovica” eshte vete Spiro Kuçka… Por une jam duke e thene te verteten per ate qe ka thene Dilaver Burri, heroi i gjalle i Shqiperise… Dilaver Goxhai dhe Adem Shehi jane nder shqiptaret me burra qe i njoh dhe qe kam pasur nderin e veçante te jam bashkeluftetar i tyre ideali shqiptar… UÇK i ka bashkuar shqiptaret dhe Serbia ata qe e kane share dhe e shjane UÇKn. Kaq, sa brryli, kete here!…

    DRENICA E KUQE

  • Je i sakte dhe tan vertetesi “drenica e kuqe”. Por lene menjan spiro buçken se i duel boja krejt. Nuk ko pas luft nbot pa magjypa e tmarrë si kyna . Po mban pershtypje ndihma e ushtarakve tdojçlandit. Ju falemners. Ata duhen vlersu nga dërzhava e prishtins. Mire asht tuj than dilavera se mosmirnjohja asht vesa ma e ndyme. Per luften e uck jam dakord me at histor qasht tuj tregue dilavera se kom mar pjes dhe vet. E kom takue dilaveren shume afer,disa her ndrenic e n gjakov. Asht luftetar me merita tmdhaja. Qat bedri islamen nuk e di si ko rrjedh nga ment dhe i osht bashkue propagandes sshkive. Qofshin te turpnuem ntzezen e vedit. Perqafime or shpetim golema e mos luj nga llogorat e nderimit te uçk. Do vij dita e historia do shkruj tdrejten per trimninat tuja e per lavdin e uçk m’at 50 perqind te kontributes saj mkrah tnatos.

  • Tung Gazeta Dita!
    Kam ndjeke tane intervisten e dhanum prej Dilaver Goxhajt dhe komentet qi i jane ba kesaj iterviste. Me keqardhje shprehem se si Dilaveri i intervistes ashtu dhe Dilaveri i komenteve familjare jane te nje kategorie e vecant qe i perkasin prototipave me mangesi mendore dhe si te tille, nuk ja vlen te merresh me ata. Une jam ish luftetar i SHP te UCK dhe me pas ne SHP te TMK dhe nuk kam lidhje te mira me Butken sepse ai, jo vetem qe nuk me ka vleresue, por per ma teper ka qene i nje mendje me Agim Cekun qe me ldemobilizune prej TMK, por ne kee rast du me theksue realitetin dhe te verteten e asaj kohe. Te tane oficeret e ardhun nga Shqipnia ne lufte, kryn ato detyra qe u caktune nga SHP i UCK ku Dilaver ishte caktue me majte lidhje me shtypin ne Tirane per ecurine e luftes, Bardhyl Tahiri, oficer operativ per xhenjon dhe te tjeret sipas detyrave qe ju caktune. Vec per keta te dy e di mire se kam kene Shtabin e asaj UCK. Per te tjeret detyrat ua kam ndje ne pas lufte,si per Adem Shehun Adem Dahrin, Arqile Mandron, Ermir Begen, Dritan Dyrmishi, Agim sallakun, Spiro Butken e te tjere. Me vjen keq, por po e thom ashtu si mendoj, se Dilaver Goxhai shkrune prralla per luftimet e UCK, sepse ai vete nuk ka marre pjese ne asnji lloj luftimi. Une personalisht kam qene shume afer atijna dhe kam pa me syte e mij se vec rrinte e kapardisej neper nima tuj hanger here pas here sheqer e pinte caj. Ai vec rren e ma se shumti per me dale atje ku don ai. E gjithe kjo interviste e tijna nuk asht gja tjeter vecse sajese me perfitue mbi gjakun e atyne qe rane ne ate lufte. Ligesite e tijna shihen ma se shumti ne ofendimet qe i ban UCK tue krahasue me murrjela dhe me lista qe ka ba per vullnetaret e ardhun prej Shipnie, ku ka rreshtue, te vraret per tafiqe te zeza dhe prostitucion si luftetare te UCK, a Arqile Mandron kinse e ka lane jashte kesaj liste. Zoti e rujte Shqipnine dhe Kosoven nga keta pedera te Serbise.Une jam Albin Krasniqi Malisheve dhe nuk ma nin prej asnjanit, prandaj dhe shkruj me emnin tem te vertetete. Nuk jam si Dilaveri e disa te tjere qe fshihen pas nohkave , sepse nuk guxojne me dale haptazi, U kjofte rruga e mbare drejt Beogradit.

  • Eh zoti na rujt? Nuk ka kurrfar albin krasniqa n’malisheve or tie. Je tuj rrejt si shkiet or voc. Un jom ktu i gjindjes civile o thi e bir thiesh. Hajt ruj berrat e mos u merna me pun qe s’takojn.

  • Çka je tuj than o albin krasniqja e ma sakt spiro buçka i paudh’. Po si nuk je tuj u lodh mor magjyp. Tan pseudonimat e bots po provon e na jena tuj qesh e si jepna dum sesi qysh ky çobani i shqipnis nuk ngopet me hanger emna prej tan bots. Kenke zog gomarit mar spiro bucka.

  • Duel spiro buçka prap!?Çka je tuj than o albin krasniqja e ma sakt spiro buçka i paudh’. Po si nuk je tuj u lodh mor magjyp. Tan pseudonimat e bots po provon e na jena tuj qesh e si jepna dum sesi qysh ky çobani i shqipnis nuk ngopet me hanger emna prej tan bots. Kenke zog gomarit mar spiro bucka.

  • Aman mor ma tregoni kush esht ky spiro buçka se qeka ekzemplar shpifjesh. Pse nuk shkon ke “dita” ky e t’paraqise propozimet e kujtimet e veta. Nuk ja mban se s’ka çfare te thote prandaj shpif e nuk pushon. Mua me kane pelqyer ato qe ka shkruar dilaver goxhaj dhe jam kurioz qe ta njoh.

  • Faze degradimi neqoftese autori i shpifjeve eshte i njejte. Lejojeni te shprehet dhe mos e pengoni per te pare evoluimin e demences progresive mendore. Me ndihmoni shume po te me jepni informacion se peza,maloku,zefi,sevim,a.krasniqi etj jane te gjithe i njejti spiro buçka. Sinqerisht

  • Të gjitha komentet që janë krah “Drenica e Kuqe” jane saktesisht të vërteta. Spiro Buçka na doli tash edhe me një emër të ri “Albin Krasniqi” se ashtu e ka mësua “pejgamberi” alejselam i LDK-së serbo jugosllave “hazreti” Ibrahimi se UÇK-ja duhet vetëm të shahet e të fyhet sa më shumë, ngase si pas traditës serbe: Nga fyerjet diçka mbetet. Sipas asaj kategorie “shqiptare” shqiptarët dhe lufta e tyre për bashkim kombëtar duhet të shahet e të fyhet pa pushim, sepse vetëm neve LDK-istat na ka mësuar Tita qysh duhet me e kullotë popullin shqiptar… Marri komentuesve që shajnë e fyejnë UÇK-në dhe trimta nga ana tjetër e kufirit Shqiptaro-shqiptar Dilaver Goxhaj dhe Adem Shehu. Ata komentues janë gjithçka tjetër vetëm shqiptarë jo,

    Kroni i Vitakut

    • Je saktesisht i vërtetë “kroi i vitakut”. Mos u mer me tipa te frustruar. Lavdi luftetareve e drejtuesve te uçk si dilaveri!

    • Sos! Rrezik shpifjesh!!! Je saktesisht i vërtetë “kroi i vitakut”. Mos u mer me tipa te frustruar. Lavdi luftetareve e drejtuesve te uçk si dilaveri!

  • Respekte per te gjithe ata qe muaren pjese ne luften clirimtare te kombit tone.
    Nuk arrij te kuptoje se ku e gjejne kurajon ata qe mundohen te njollosin luften e kombit shqiptar.
    Sejciliqe ka marre pjese ne cfaredo pozicioni dhe detyre ne ate lufte jeriton respekt nga cdo njeri qe e quan veten shqipar.
    Natyrisht qe clirimi kosoves sone nuk mund te arrihej pa kintributin e shtetit shiptar ( kjo nuk do te thote qe se vulnetaret e ardhur nga shqiperia kane qene ne dieni te ketij kontributi) dhe me nderhyrjen ushtarake te NAT- os me SH.B.A.- te ne krye.
    Sejcil pjesemarres ne UCK ka te drejten dhe nderin e plote te krenohet e te behet pjese e pasurimit te historise se saj.
    Nderime per ju z.Dilaver Gixhaj qe muaret guximin duke marre pjese aktive ne lufte.
    Pozicioni juaj ne shtabin e luftes dihet tashme publikisht dhe eshte nje fakt i pamuhueshem.
    Rspekte

  • Lufta e uck ishte nje memorial historik dhe teper patriotik.Ne luften e saj gjejme heroizmin e pashembullt te trimave kosovar.Kjo lufte u zhvillua ne vendin ku kan lindur trima ,atdhetar e patriot..Ne kete lufte moren pjese dhe te rinje e patriot,nga shqiperia.Ne mes tyre nje kontribut te madh ka dhene dhe trimi 24 vjecar Halit Coka nga Kukesi.Ai ishte nje hero modern i kohes moderne.Ai shkroi me gryken e pushkes l;irine e kosoves….por nuk e shijoj se ra ne fushen e mejdanit per te mos vdekur kurre.Ai vrau vdekjen per te qene gjithemone i gjalle e burim frymezimi per ata qe e duan me te vertete atdheun,popullin e kombin.Luften e bejne heronjte por e shijojne maskarenjte..Lavdi o trima.Gjaku juaj shkroi historine e popullit tone.

    Lutfi Coka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *