Kur opozita po përgatitet ta ankimojë në gjykatën kushtetuese, vendimin e qeverisë Rama që në institucionet shqiptare të mos jetë portreti i Presidentit por ai i Ismail Qemalit, konstitucionalistët nuk shohin shkelje të kushtetutës në këtë vendimarrje.
“Në thelb nuk besoj që është shkelur ndonjë e drejtë kushtetuese, shkelur ndonjë rregull kushtetues. Por mënyra e vetme për të argumentuar se ka një shkelje është kur i referohesh nenit kushtetues i cili thotë: Presidenti i Republikës është kryetar i shtetit dhe personifikon unitettin kombëtar. Padyshim që ky parim nuk duhet të cënohet sepse është i rëdësishëm i kushtëtutës, por nuk mund të përbëjë cënim një veprim që ka të bëjë me ceremonialin e shtetit, kështu që nuk e shoh të arsyeshme idenë për të ndjekur rrugën e shqyrtimit kushtetues të vendimit në fjalë-tha per AS, nje prej tyre, Gent Ibrahimi.
Sipas Ibrahimit do të kishte shkelje të kushtetutës nëse ekzekutivi do të ndërhynte në kompetencat e kreut të shtetit
“Në rast se do të kishim një akt ligjor i cili do të cënonte kompetencat e presidentit të republikës në fushën kombëtare apo në drejtimin e drejtësisë atëherë po, në këtë rast do të ishte me vend që të çohej si çështje në gjykatën kushtetuese. Pra ndërhyjra në këto segmente mund të përbëjë cënim. Por ndërhyrja në ceremonial nuk përbën cënim të tillë”- u shpreh Ibrahimi.
Vendimi që ne institucione të jetë i varur portreti i Ismail Qemalit ishte një ndër të parët që mori qeveria e re. Opozita e cilësoi antikushtetuës këtë akt dhe vetëm dy ditë më parë kreu demokrat konfirmoi adresimin e tij në gjykatën kushtetuese./AS

Te gjithe ata qe kishin pak ose aspak dijeni per togfjaleshin e njohur “per mustaqet e Çelos”, tani e tutje do ta kene celesin e zberthimit, kur te thone qe kjo gurgule po behet “per mustaqet e kapter Nishanit”. Duke menduar afersine e trurit me mustaqet ne koke, pati fatin te behej i njohur nga mustaqet. Aferim!