Aleko Petro, i cili vrau vajzën e tij, në fillim të këtij viti, është dhunuar në burg.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në burgun e Koridhalos, ndërsa 52 vjeçari është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Nikeas.
Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Vasilis Noulezas.
Sipas avokatit, Petro është në gjendje të rënduar psikologjike.
Më herët, Aleko ka pranuar që e ka dhunuar për vdekje vajzën e tij Anxhelina Petro, pasi nuk pranonte lidhjen e saj me një emigrant afgan.
o.j/dita
