Edi Rama në pritjen e dasmës së multimiliadierit George Soros

redaktor

Kryeministri i Shqipërisë do të ketë mundësi të lëvizë mes një turme që do të ketë nga një anë pesha të rënda në botën financiare dhe nga ana tjetër politikanë të njohur amerikanë të krahut liberal të Partisë Demokratike. Do të ketë me shumicë yje të industrive të filmit dhe muzikës, mes tyre Angelina Jolie dhe Jennifer Lopez

 

Emri i kryeministrit të Shqipërisë Edi Ram figuron në listën e zyrtarëve që do të marrin pjesë në një pritje prej më shumë se 500 vetëve që multimiliardieri George Soros, ka organizuar me rastin e martesës së tij të tretë.
Udhëheqës të tjerë të huaj, të përmendur nga agjensitë e lajmeve, janë Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, presidentët e Estonisë dhe Liberisë etj.
Multimiliadieri 83-vjeçar është i njohur në mbështetjen e kandidatëve të majtë në shumë vende të botës përfshi edhe Shtetet e Bashkuara, ku në fushatën e fundit, ofroi më shumë se 1 milion dollarë në mbështetje të Presidentit Barack Obama. Në vitin 2004, ai shpenzoi 27 milion dollarë në përpjekjen e dështuar për të mundur Presidentin George W Bush.
Mjeshtri ndërkombëtar i investimeve dhe spekullimeve të bursës po edhe filantropisti i rangut botëror, u martua sot në mëngjez (për habinë e disave dhe zbavitjen e disa të tjerëve) me një konsulente të shëndetësisë dhe arsimit, 42-vjeçaren Tamiko Bolton. Kjo është martesa e tij e tretë dhe u parapri nga një skandal i vogël me një ish-të dashurën e tij, akoma edhe më të re, të cilës sipas akuzës së saj i kishte premtuar blerjen e një apartamenti në Manhattan.
Edi Rama, nëse merr pjesë vërtetë në pritje do të ketë mundësi të lëvizë mes një turme që do të ketë nga një anë pesha të rënda të botës financiare dhe nga ana tjetër politikanë të njohur amerikanë të krahut liberal të Partisë Demokratike. Do të ketë me shumicë yje të industrive të filmit dhe muzikës, mes tyre Angelina Jolie dhe Jennifer Lopez.
Kryeministri i sotëm ka qenë dikur, përpara se të futej në politikë, fitues i një burse nga dega e Fondacionit Soros në Shqipëri, një nga organizatat me donacione më të mëdha në shkallë globale. .
Edi Rama ndodhet në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku do të flasë në emër të Shqipërisë. Gjatë javës do të ketë një numër takimesh, prezantimesh dhe fjalimesh. (VP/Illyria)

Share This Article
5 Comments
  • PO ESHT E KJART QE NJE SHPELLAR E IDIOT NUK MUND TE ISH I FTUAR NE KETO SFERA TE LARTA TE BOTES SE KULTURES. EC EDI SE TASHTI JE NE UJRAT E TUA E NA NGREJ PAK PRESTIGJIN KOMBETAR QE PARAARDHESI YT E FUNDOSI RENDE.

    • Edi ka kohë që ia ka ngritur prestigjin ndërkombëtar shqiptarëve, me ato foto nudo, ku shquheshin përmasat jonormale…

  • Cifuti Hungarez e ish ministri financave te Hungarise hajdut i ketij shteti pranon te martohet per te 5 here radhazi!
    Do te ishte nje cmenduri,kjo qe kryeministri jone Socialist po ben me hajduter te ketij fondacioni!
    Ky esht njeriu me i ndotur ne hapesirat sociale te cdo vendi,ku hedh parate e tij ne fajde duke perfituar nga politikane te korruptuar!
    Le te shkoje ne Russin e Putinit po ja mbajti b… Cifutit Xhorxh Soros!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *