“Meta po shkon larg”, Rama e krahason me Nishanin

Leda Hysa

Edi Rama ka komentuar te “Zonë e Lirë” mos dekretimin e ministrit Gent Cakaj duke thënë se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën.

“Ilir Meta është në shkelje të plotë të Kushtetues, që e ndalon presidentin e Republikës të ketë opinione të cilat të përcaktojë dekreton ose jo një ministër.

Historia e certifikatës së sigurisë, Ilir Meta në 2016 e ka marrë për më pak se 24 orë atë.

Nëse ka pasur një moment konflikti dhëmb për dhemb mes presidentit të republikës dhe një ministri, ka qenë konflikti mes Bujar Nishanit dhe Fatmir Xhafës. Kjo është e rëndësishme për t’ju shpjeguar se pse Ilir Meta në mënyrë të përsëritur po sfidon Kushtetutën. Ai është në një tren papërgjegjshmërie. Bujar Nishani ishte një president qartësisht partiak dhe kur Xhafaj është propozuar nga unë si ministër. Nishani lajmëroi një konferencë shtypi, nuk la fjalë pa thënë për Fatmir Xhafajn dhe në fund Nishani tha se “Kushtetuta më imponon ta firmos”. Zgjedhja e ministrave është tagër i kryeministrit, pasi kryeministri është mishërim i votës së popullit, ndërsa presidenti duhet vetëm të firmosë”, tha Rama.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Kryeministri eshte lesh misherimi i votes se Popullit. Po te doje ta provoje Rama voten e popullit le te konkuroje si individ, jo te mcifet mbas brekeve te Partise Socialiste.

  • Ky berı sı berı Nıshanıt ı hoqı mallkımın dhe ı dha bekımın,Tanı ne krye nuk eshte ma Nıshanı qe shkonte ne greve tek kendı ı lojrave por Ilırı qe ngul kembe sımushka per te ecur ne rrugen qe do te shkoje se sben,

  • Kur,Kryeministri karagjoz i jep mend popullit!!!

    As ti nuk je ndryshej me Nishanin.Ai dekoroi nji grup balistesh ti nderove boterisht komandantin e grupit te ballisteve te Nishanit.Ti e reabilitove nga tradhetar i atdheut ne patriot atdhetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *