“Çështja Cakaj”, ish-ministri i Jashtëm: Thjesht është një maskë

DITA Online

Ish- deputeti dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 ka folur për emrin e Gent Cakajt, i propozuar nga Rama si ministër i Jashtëm.

Sipas tij, Gent Cakaj është një figurë e vogël.

Nuk është  thjesht në nivelin e politikës së jashtme, më shumë se “furtunë” unë do e quajë si “maska”, Gent Cakaj. Edhe në Kosovë  nuk di askush detajet e marrëveshjes për integritetin e Kosovës, por as në Shqipëri nuk e di.  Rama nuk është shprehur, ai ka lënë të kuptohet se është në dijeni. Rama ka heshtur duke mos shprehur asgjë,  kjo ka një pjesë që lidhet me ministrin e jashtëm. Dua të them që askush nuk di detaje, por thuhet se do të preket integriteti i Kosovës”, tha Islamaj.

Deputeti u ndal edhe tek përplasjet politike mes Ramës dhe Metës, por edhe reagimin e kreut të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Islamaj foli edhe për “klanet” në këtë çështje

Për t’u maskuar kanë thënë se është një rregullim i çështjeve të kufirit. Njëra palë është Rama-Thaçi, nga ana tjetër, Meta-politikanë shqiptarë, përfshirë edhe Haradinaj. Duke qenë se është një çështje e koklavitur nuk ka dashur të shprehet. Haradinaj është shprehur në mënyrë akoma më ekstreme duke vendosur taksën 100 % duke bërë të pamundur marrëveshjen. Haradinaj është shprehur për këto, por duke qenë se është një cë2shtje e brendshme nuk ka zgjedhur të flasë, Zoti Cakaj është shumë i vogël”, tha ai.

Kastriot Islami tha se kryeministrit të vendit po i mbaron vaji në kandilin e tij. Përplasjen mes Metës dhe Ramës për Gent Cakajn ai e sheh si përplasje institucionale e cila mund të prodhojë  krizë politikë duke marrë parasysh se edhe vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Pas një viti thotë se këta të rilindjes nuk bëjnë. Tani po vret rilindjen duke kaluar në një anonimitet që nuk e kanë aftësinë për të qenë ministër. Unë them që janë vetëm një maskë e Ramës. Duhet të prononcohet qartë çfarë e pason këtë marrëveshje. Ka qenë disa herë në Gjermani dhe grindej se kush ishte dashnori më i mirë i Merkelit. Unë them që Cakaj është një maskë që Rama po fsheh diçka më të madhe.

Përflitet se marrëdhëniet mes Ramës dhe Bushatit janë të tensionuara për shkak të kësaj marrëveshjeje. Bëhet fjalë që numri 1 i vendit dhe numri 2 i vendit të merren vesh me çfarë do lloj vendimi. Edhe në këto raste ka një bashkëbisedim mes palëve. Pra çdo njeri që ka firmën, ka diskrecionin të vendosi vlerësimin e tij, të vendosë apo të mos vendosë firmën. Unë e vlerësoj këtë vlerësim në këtë kontekst. Kjo është një krizë institucionale mes presidentit ,kryeministrit dhe Kuvendit, duke qenë se nuk kemi edhe Gjykatë Kushtetuese. Kemi të bëjmë krizë institucionale kushtetuese, politike, por ajo morale është e diskutueshme. Presidenti ka përgjegjësi për politikën e Jashtme. Rama po i mbarohet vaji i kangurit, dhe është drejt dështimit të plotë. Rama është një shishe vere që nuk  e ka verën e mirë dhe as shishen dhe përpiqet të luaj me etiketën”, tha ai në “Kjo Javë”.

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Ti shyqyr qe na dole perseri ne skene, se te harruam fare!
    Me then te drejten na kish marre malli, se dhe kjo pune nuk bitisej dote pa dhene ti mendje.
    Vetem se ti i nderuar ish minister ke harruar nje detaj fare te vogel! Te gjitha vendimmarrjet ne shtetin e Kosoves jane verdikt i vetem i popullit dhe qeverise se Kosoves. Mbi te gjitha ecuria e bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtines eshte nen monitoriminin e fuqive te medhaq , BE-s Daj Samit pse dhe jo Rusise se Putinit. Perballe kesaj tablloje politike, ku e shikon ti peshen e nje ministri te puneve te jashteme te Shqiperise, apo te kryeministrit dhe vete presidenrtit ne vendimmarrje per keto probleme te nje shteti tjeter?

  • Bukur e ka thene profesor Islami shishja dhe vera
    eshte e keqe por krenohet me etiketen !!!! Propoganda e rilindjes eshte e admirueshme, te zezen ta bejne te bardhe, bejne dobiçin dhe ta hedhin ne preher, horra e batakçinj te vertete qe i udheheq nje i papergjegjshem si Rame tepsia

  • Kastriot ti je njeri me titull-shkencor ,kete nuk ta hedh poshte ,as njeri,por une kam nji pyetje :Pasi te vdese Sali -Berisha me ke Parti do aderosh? Se ju doktoret e shkencave shkoni nga fryn “era”.Mundet te jesh perfekt ne detyre por ne shpirt je i zi prandaj nofken e ke Kaci-i-zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *