Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorët, 2 të vdekur

DITA Online

Dy gra janë viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në Durrës: Bukurie Cufaj 56 vjeçe dhe Sabije Cufaj 38 vjeçe. Sabija është nusja e djalit të viktimës tjetër.

Dy gratë, mësohet se sapo kishin zbritur nga një autobus urban, kur u përplasën nga automjeti tip “BMW” me targë “AA 835 BD” që drejtohej nga një 22-vjeçar, i cili është ndaluar nga Policia.

Në rrugën ku kanë ndodhur ngjarja, janë shënuar disa aksidente me pasojë fatale për jetën vitet e fundit.

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *