Kryevepra mendore e imam Aliut

Leda Hysa

Nga Moikom Zeqo

Në të gjithë manualet e historisë së mendimit botëror përmenden kryeveprat në kohëra dhe në hapësira të ndryshme. Meqenëse zanafillat dhe gjenezat e strukturave mendore, arketipave dhe monadave filozofike, religjioze dhe kulturore vijnë nga Lindja, është e vetëkuptueshme që të tëra arritjet madhështore dhe të pashlyeshme të mendimit perëndimor, të marrin në konsideratë dhe të sintetizojnë gjithçka paraardhëse, të vlefshme, rezistuese, mbushamendëse, arsyetuese, mbijetuese.

Rrallë herë kam lexuar në jetën time një libër të tillë si ai i prof. Henry Corbin “Historia e filozofisë islame”.

Kjo vepër e mrekullueshme është nga më të fuqishmet dhe nga më interesantet e shekullit të XX.

Prof. Corbin ndryshe nga mendimtarët e tjerë perëndimorë, që shpesh kanë një injorancë të frikshme, absolutisht të pajustifikuar mbi filozofinë e Lindjes, është më i informuari në këtë rrafsh, krahasueshmëria i shërben atij për ballafaqime induktive dhe deduktive, kështu ai konstrukton një arkitekturë të plotë, të tërësishme filozofike dhe mendore.

Është pikërisht Henry Corbin, i cili flet me admirim të pashoq për kryeveprën mendore të Imam Aliut, të quajtur “Nehxh Ul Belaga”.

Prej shumë vitesh miku im, i përkorë dhe i palodhur prof.Dr. Sokrat Ahmataj është marrë me shqipërimin dhe krijimin e aparatit shkencor shpjegues dhe komentues të kësaj kryevepre.

Tashmë kemi në duar një përkthim më të plotë, më të përzgjedhur dhe më përfaqësues.

Figura e Imam Aliut, e quajtur dhe si Imam i Parë, Ali Ibn, Ebi, Talibi (640-661). Lavdia e Imam Aliut vjen menjëherë pas lavdisë së Profetit Muhamed. Historia e këtyre dy emrave është e pashlyeshme.

Imam Aliu qe kushëri i Profetit dhe dhëndër nëpërmjet vajzës së Muhamedit, Fatimesë.

Imam Aliu është ai që filloi ciklin e Imamologjisë, ose siç duhet ndryshe cikli i Pejgamberisë (shiizmi është religjioni zyrtar i Iranit tashmë 500 vjet).

Fjala imam (nuk duhet ngatërruar me fjalën Iman, që do të thotë fe, besim) shënon prijetarin, atë, që udhëheq, udhëhapësin. Në këtë kuptim shpesh lindorët e kanë quajtur Platonin si “Imam i filozofëve”.

Shiizmi e ngriti lart figurën e Imamit të Parë.

Imamologjia lidhet me konceptin e duodecimalistëve, dmth “të 14 Imamëve të dlirë, që përfshijnë Pejgamerin, vajzën e tij Fatimenë si dhe 12 Imamët, që nisin me Aliun e madh”.

Imam Aliu ishte njeri i shkrimit dhe i dijes.

Kjo përcaktohet qartë në kujtesën e madhe të botës arabe. Shkrimet trashëgohen nga Imam Aliu, janë të shumta dhe të ndryshme, janë predikimet dhe meditimet e tij, janë letrat, janë thëniet e zgjedhura.

Kjo trashëgimi e lartë mund të klasifikohet në tre vëllime të mëdha. Detyra e përkthyesit dhe dijetarit bektashian Sokrat Ahmataj ka qenë shumë e vështirë.

Falë dashurisë së tij, vetsakrifikimit të kohës, përkushtimit pa kushte, u bë e mundur që të vijë më në fund në gjuhën shqipe edhe kryevepra më e madhe pas librit të shenjtë të Kuranit, dituria e koncentruar dhe shpalosëse e Imam Aliut.

Vlen të përkujtojmë fjalët e Imamit të Parë, Aliut: “Nuk ekziston ajet kuranor, që nuk ka katër kuptime: ekzoterik (dhahir), ezoterik (batin), kufizim (hadd), e synimi hyjnor (mutala). Kuptimi ekzoteri është për traditën verbale, ai ezoterik për të kuptuarin e brendshëm, kufizimin e përfaqësojnë thëniet, që caktojnë ç’është e lejuar dhe ç’është e ndaluar, synimin hyjnor e ka në dorë ajo që Zoti planifikon dhe substancizon te njeriu në çdo jetë”.

Këto katër kuptime të kujtojnë edhe katër kuptimet e kulturës latino-perëndimore, pra një teori të kuptimeve, një lloj semiologjie, sipas kohës së sotme.

 

E përmenda faktin e mësipërm, si dhe interpretimin e katërfishtë të fjalëve, për të bërë të qartë çdo lexuesi se fjalët e shkruara nga Imam Aliu janë kulme lakonike të fjalëve në përgjithësi, por kuptimet e këtyre fjalëve lëvizin brenda vetes, kështu kuptimi tokësor, apo individual është edhe qiellor edhe kolektiv, kuptimi profan i përditshmërisë, përcaktohet në mënyrë absolute nga kuptimi provincial i Zotit, si kuptimi më i lartë, predikat të të cilit janë edhe tri kuptimet e tjera. Në këtë pikëpamje shqipërimi i kryeveprës së Imam Aliut është diçka e jashtëzakonshme, që pasuron letrat shqipe dhe i jep dimension universal edhe kulturës sonë kombëtare.

Por nuk duhet harruar asnjëherë se kjo kryevepër e Imam Aliut është një nga librat fetarë më të mëdhenj të botës, që nuk e konkurron Kuranin, por e plotëson, ashtu si është raporti midis Pejgamerit Muhamed dhe Imam Aliut, ku vetëkuptohet përparësia e Muhamedit, por dhe njëkohësia edhe e Imam Aliut në atë që quhet Thelbi Hyjnor.

Dihet që bektashizmi shqiptar dhe ai botëror mbështeten fuqishëm edhe tek Imam Aliu.

Kryegjyshata Botërore në Tiranë dhe Kryegjyshi Botëror Hirësia e tij  Haxhi Emond Brahimaj jep një kontribut të rëndësishëm me përkrahjen dhe botimin në shqip të librit “Nehxh Ul Belaga” të Imam Aliut.

Ky libër plot urtësi hyjnore mund të fuqizojë edhe lartëson mendjet tona të përkohshme dhe të kufizuara tokësore, kështu që përfitimi shpirtëror dhe mendor është i pakufishëm.

Duke qenë një libër i mirëfilltë fetar, filozofik, profetik dhe moral, ky libër e bën njeriun të mendojë thellë për ekzistencën e tij, për nderimin ndaj Zotit dhe të shpëtimit të shpirtit nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe vullnetit të lirë.

Shpresoj që të gjithë shqiptarët do ta lexojnë dhe do ta kuptojnë këtë libër të madh.

 

Share This Article
13 Comments
  • I nderuar profesor,
    I keni thene te gjitha por jo elementin thelbesor te shiizmes,
    qe ishte se kush do mbante titullin e trashegimise se linjes se gjakut
    te profetit. Nga kjo linje gjaku do zgjidhej edhe kalifi ose perfaqsuesi
    figurativ i trashegimise profetike dhe udheheqesi simbolik i islamit.
    Imam Aliu nuk ishte i lidhur me linje gjaku me profetin dhe nuk mund te
    ishte trashegimtar i tij pavaresisht vlees dhe vepres se tij te çmuar.
    Nuk kuptova ku qendron lidhja e tij me bektashizmin qe eshte nje version
    me i moderuar dhe i veçante me afer sunniteve.

    • Ik e pyet Prof.Dr.Dijetar Sokrat Ahmatajn, vetem ai do te mund te shpiegoje c’lidhje ka midis shiiteve dhe bektashinjve.

  • Dhe po tu futesh pak me thelle ketyre feve, del po ashtu si me Jezuin, se te gjithe keta gringo (Jezui, Muhameti, Aliu) jane as me shume e as me pak por thjesht figura simbolike te feve te caktuara. Pra, nuk kane ekzistuar fare si njerez! Po ajd mo, cfare thuhet edhe do ta besojme me sy mbyllur!

    • Gezim ..bashkohem me mendimin tend , asnje nuk ka ekzistuar nga keta te dy ,ishin thjesht dicka qe njerezit te besonin

  • Ah per profesor leshi dhe ju te tjeret qe i beheni kaq merak nje jevgu nga irani Duhet te beheni me shume merak per Zotat origjinal pagan dhe jo per keto parti politike PSJezusi PD Abas Ali LSI Muhamet Ali etjer e tjere

  • Respektoj pa kushte cdo fe ..dhe cdo besimtar ne bote por ne Shqiperi punet jane ndryshe.
    .
    Nuk besoj ne fete qe aplikohen sot ne bote pasi mendoj se njerzimi eshte akoma ne “erresiren kozmike” pasi nuk di nga ka ardhur dhe ku do te shkoje dhe kjo eshte teme tjeter.
    .
    Para se te hiqte Enveri fete ne 1967 kam qene adoleshent dhe me intuite kisha nje mendim te keq sidomos per hoxhallaret dhe prifterinjte qe nuk eshte tema ta argumentoj.sot..
    .
    Ne vitet 70-90 kam qene i lumtur qe ne Shqiperi nuk kishte mjekerroshe..sepse pame pas 1992 qe na erdhen keto Janullatos NGA ATHINA apo Baba ABAZI qenka Hero nga Persia dhe Moikomi qe mbahet “koke e kombit” po masterbon me keto mrekulli..

    Nuk po e zgjas me fene tjeter katolike qe kohet e fundit nuk ngeli PRIFT FASHIST pa u dekoruar..e kjo nuk ka bythe ku te rrije

    Ky artikulli me poshte eshte me me vlere se vete Bibla me Kuranin…qe eshte BIZNESI ME I VJETER NE BOTE ( dikush thote qe biznesi me i vjeter eshte kurvlliku..jam dakort se eshte e njejta gje)

    Poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker.

    Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.

    Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.
    Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.

    Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
    “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.

    Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.

    Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.

    E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
    Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
    Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.

    Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.

    Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
    Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
    Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.

    Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
    Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.

    Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”. ..si të thuash në Shqipëri sot ” Berisha Akbar”
    .
    Moikom !

    Nese ti je i lumtur qe je pinjoll i Persianeve te Babi Aliut eshte biznesi yt personal…Por nese na ben kete rreklame dhe ti qe je nje njeri i respektuar ne letrat shqipe ngelemi te dyshojme qe a jemi pas-ardhes te ilireve-pellazgeve apo arabeve turqeve apo baba-alinjeve te Baba Mondit ??
    .
    Nese je i paguar per kete artikull ti hash me shendet honoraret por nese e SHKRUAN ME NDERGJEGJE duhet te themi qe ne gjallje
    R.I.P .MOIKOM & ALBANIA

    .nuk kane folur serbet dhe greket me keq se ju qe shqiptaret jane te ardhur ne Ballkan.
    .dhe kete e beni ju falas.

    .
    Nuk eshte turp te thuhet sot se ne krahesim me Baba Mondet & Janullatosat mjekrroshe me Enverin jam me kete te fundit…sidomos kur shikoj ato myslymat te sheshi Skenderbej qe kthejne Sumen nga Gjergj KASTRIOTI kur falen them me ze te larte
    .
    COHU ENVER NGA VARRI !!

    • Me vjen keq or taj pirati qe do me u bo pape, po Enveri ka kohe qe ka vajtur ne vërrën e anesë dhe sado te ulurish zotrote megjithe ate pederin britanik Enveri na i ka ngrene feçet me kohe.

  • Per ato qe nuk e kane te qarte qe shtete si Turqia apo Greqia po e perdorin Fene si pararoje te tyre ne planet e tyre per Islamizimn -turqizimin-arabazimin apo Greqizimin e Shqiperise mund te ndjekin nje nga ngjarjet me te ndyra ne lidhje me Duetin Shtet-Fe

    Sot po mjaftohemi me Turqine se per Janullen e Gerqise dihet cfare koloneli sherbimesh eshte

    May 14, 2015

    Ne kalane e Prezes e perdorur qe ne kohen e Gjergj KASTRIOTIT ne luften kunder turqeve qe e shkaterruan ne shekullin e 15-te…..Na vjen Sulltani Erdogan dhe inaguron nje xhami aty dhe vajza shkodrane (shqipfolese-joshqiptare) na I beri Rexhepin te na perlotet

    Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan së bashku me bashkëshorten Emine u përlotën në ceremoninë e hapjes së xhamisë në kalanë e Prezës për shkak të poezisë që recitoi një vajzë shqiptare

    Nxënësja e Medresesë Shkodër, thirrje për xhihad në kalanë e Prezës

    .
    Ej krenaria e botës islame, Presidenti ynë, prijësi ynë Rexhep Taip Erdogan

    Minaret tona mos i lër pa ezan o Allah

    Ose thirrni këtu ata që bëjnë mjaltë
    Ose mos na lër pa zgjojet e bletëve

    Këtu janë pa zë minaret
    Vendin që është bërë mysliman mos e lër pa myslimanë o Allah

    Këtu trupi im është pa dashuri o Allah
    Na jep fuqi, mos e lër pa luftëtarë sheshin e xhihadit o Allah

    Vitet që presin heronj, mos i lër pa heronj o Allahu im
    Të dimë të dalim kundër armiqve Neve mos na lër pa shpirt o Allahu im
    Ose ndaje vendin e mbetur pa kërrkënd,
    ose mos na lër pa çoban o Allahu im
    Ti mos na lër neve pa ty,
    pa ujë e pa ajër o Allahu im

    Vendin që është pjekur me myslimanë,
    mos e lër pa myslimanë o Allahu im.
    Medreseja Shkodër prej disa vitesh financohet nga Shoqata Istanbul, e afërt me qeverinë turke në pushtet, e cila e ka zgjeruar aktivitetin e saj falë financimeve direkte të shtetit turk, me anë organizatës shtetërore turke TIKA. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe drejtues të lartë të kësaj shoqate si Rafet Bilaç dhe myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari. Turmat e njerëzve të mbledhur në këtë miting janë organizuar nga qytetet dhe fshatrat e Tiranë, Shkodrës, Kavajës dhe Elbasanit, të sponsorizuara nga TIKA, ngjashëm me fushatat e partive politike në Shqipëri.

  • kam kohe qe ndjej vetmi . dhe sa here kerkoj duke lexuar ose biseduar me cdo njeri, qe mundem te takoj, te gjeje njeri, qe thjeshtesisht te kuptojne boten, do gjej shkrime dhe njerez, qe rrotullohen tmerresisht merzitshem, ne te njejtat konkluzione dhe argumenta, te ster, ster thena, mbi boten dhe punet e kesaj bote . madje ka dhe te tille, si mojkomi dhe driteroi, kur me pyeten se kush jame e u thashe se jame “diogjeni” , qeshen sikur ishin ..ofo .
    nuk ka fe islame, budiste, induiste, te krishtere apo cfare . ka nje koncept mbi boten dhe shoqerine njerezore qe permlidhet ne dy fjale te KRISHTIT . perjashtuar “fe-te” e tjera; islami dhe krishterimi, jane nje e vetme fe ne qofte se kane THENIEN fondamentale te krishtit, mbi maredheniet e njerezve,mbi kete dhe’ . te thuash se islami eshte fe’, pa inlkuduar THENIEN, themelore te krishtit “DUAJE TE AFERMIN TEND SI VETEN” dhe “MOS I BEJE TJETRIT ATE QE TJETRI TE MOS T’A BEJE TY”, do te thote se kerkon te gjesh nje DIFEKT, ne nje impiant kompiuterik te viteve 70-te me panele sa nje pallat, kur “DIFEKTI” I i vertete eshte shkeputja e kabllit marres, nga..priza e korentit . islami ashtu sic eshte formuluar, rreh te shpjegoje boten, nga pikpamja materiale, qe fillon nga grimca fillestare, ne hapesiren… infinit (gje qe e bene shkenca me gjithe bagazhin e vete teknik ) dhe eshte qesharake t’a benin, qofte hebrejte e krishtit, apo arabet, e viteve 600-nde, me dijet dhe metodat e tyre primitive .
    ajo, e vertete, po tmerresisht e demshme dhe e pa nevojshme, qe i ve vulen islamit, eshte “ADAPTIMI I SHERIATIT ” si …vullnet i “ZOTIT” . dhe bota, jo qe s’ben PROGRESte metejshem, por futet e vazhdon te fute, ne qerdhull te pa fund injorance dhe LUFTRASH TE PA FUND, ku NJERIU..ha NJERIUN….

  • kafsheza e vogel “shkodrane” me nje entuziazem, jerm te “shpitrit” me te vertete (ne mos e mesuar, por dhe nga mendja e vete) me talent te rrale, ka shendrruar helmin, ne mjalt . ne ka gje, me anti njerezore, anti ligjore dhe antidemokratike, ne faqe te dheut eshte “pallja” kriminale e te ashtuquajturit “ezan”, qe ne 5-se te mengjezit, gjate gjithe dites e deri ne 10-te te nates . dhe….askush nuk flet .

  • Thirrje “tronditëse” e Moikom Zeqos:
    Asnjë klerik deri më sot nuk i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të lexojnë një libër të shenjtë apo një paragraf të tij, për të kuptuar jetën, për të nderuar Zotin dhe për të shpëtuar shpirtin se midis shqiptarëve nuk ka vetëm besimtarë, se tek ne nuk ka vetëm një besim dhe se Shteti dhe Shkolla shqiptare u shpallën laike qysh në fillim të shekullit të kaluar krahas vendeve të përparuara duke ecur e përparuar në rrugën e Rilindasve se “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.
    Imam quheshin dishepujt e Profetit Muhamet i cili ishte udhëheqësi shpirtëror por edhe sunduesi i vendit, kalif, kryetar shteti. I tillë ishte edhe imami që e pasonte. Në luftën për të sunduar imamët u ndanë në dy rryma që pretendonin dhe luftonin midis tyre për identitetin vazhdues të linjës së Profetit Muhamet, komuniteti Shia dhe Sunni që edhe sot pas 1400 vjetësh vazhdojnë përçarjen dhe debatin për të drejtën e trashëgimtarit të linjës së Profetit dhe luftojnë e vrasin njëri tjetrin për influencë e sundim në të gjithë botën arabe. Ato janë dy sekte të fesë Islame që konfliktet fetaro-politike nuk i lenë të gjejnë rrugën e bashkimit e të përparimit për popujte e tyre mbasi e kanë të shkruar në qitap. Kur të çlirohet qitapi nga detyrat e kalifit dhe nga ky konflikt fetar që e kanë tjetërsuar besimin e shenjtë, atëhere bota arabe do të njohë veten dhe forcën e saj. Ky është problem i tyre i brendshëm.
    Imam Aliu erdhi në fuqi pasi vranë imamin që ishte kalif. Vetë Imam Aliu lindi në Arabi dhe e vranë në Irak duke u falur në xhami ku dhe u varros. Ai ka thënë se struktura e besimit mbahet nga katër shtylla qëndresa (endurance), bindja (conviction), drejtësia (justice) dhe xhihadi (jihad- luftë e shenjtë islamike). Meditimet për theksimin e Thelbit Hyjnor që buron nga Kurani shërbejnë për përjetësimin e Imamit edhe për krijimin e sekteve të reja siç është edhe sekti i Bektashinjëve me udhëheqës shpirtëror Imam Aliun.
    Mendjet tona nuk janë as të përkohëshme as të kufizuara, por një zinxhir i fuqishëm brezash që trashëgon e përcjell brez pas brezi diturinë, urtësinë dhe arritjet njerëzore, që zhvillon e çon përpara pa pushim shkencën dhe teknologjinë, që pasuron jetën dhe mendjen tonë për të kuptuar se dituria dhe përvoja e përftuar shoqërisht janë burimi i urtësisë që na frymëzon dhe na lartëson e fuqizon shpirtërisht, moralisht dhe materialisht, që forcon ndërgjegjen dhe personalitetin tonë. Njihet thënia “Falu sa të duash, po nuk mbolle nuk ke çfarë të korrësh.” Aktualisht ata që vetëm falen dhe predikojnë forcën dhe frikën rrojnë në kurriz të atyre që mbjellin e korrin. Zhvillimi social-ekonomik-shkencor e kulturor është i pandalshëm po kështu edhe emancipimi i shoqërisë dhe i të gjithë njerëzve. Kush reformohet e i përshtatet këtij realiteti mbijeton e përparon ndryshe shuhet vetiu. Feja nuk bën përjashtim. Me dashamirësi, Kasandra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *