Përplasja Rama-Meta sjell pasoja në politikën e jashtme të vendit

Leda Hysa

Përplasja institucionale mes Presidentit dhe Kryeministrit ka prodhuar pasojat e para në politikën e jashtme të vendit, duke filluar nga marrëdhëniet me Gjermaninë, vendi me më shumë peshë në Europë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e ka anuluar vizitën e tij në Gjermani, të programuar për javën e ardhshme.

Bushati duhej të takonte homologun e tij në Berlin të martën më 15 janar.

Janë anuluar edhe dy takime në Bruksel më 10 janar: ai me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, si dhe takimi me eurokomisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, asnjëri prej të cilëve nuk u zhvillua.

Ditmir Bushati gjendet në kushtet ku Kryeministri ka zgjedhur ta zëvendësojë atë, ndërsa Presidenti refuzon të dekretojë largimin e tij.

Mbeten të konfirmuara dy takime të tjera me homologët e tij në Tiranë. Bëhet fjalë për vizitat në Shqipëri të ministrit italian, Enzo Moavero Milanesi, programuar për të mërkurën më 16 janar, si dhe atë të ministrit të Jashtëm holandez, Stef Blok, në axhendë të enjten.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • NGELI KY SHK****

    ME SUZE

    DUKE SHPERDORU MILJONA BOTES

    PER VARA-VINGO

    NDERKOHE QE SHUME FAMILJE SHQIPTARE

    S’KAN BUKE TE HANE !!!!!!!!!!!!!

    KRYEMINISTRI DUHET TE KUFIZOJE NE MAXIMUM

    LEVIZJET TE TILLA TE MINISTRAVE E KURSEJE BUXHETIN NE MAXIMUM

  • Per cfare integrimi flitet kur nuk jane kryer detyrat dhe reforma elektorale eshte penguar nga tre partite e medha me ne krye rilindesin e madh?

  • Deri me tani vetëm individë i politkës shqipëtare tregoi se ekziston akti moral i tërheqjes nga posti ai qe Ramiz Alija

  • Keto nuk kane bere as edhe nje nga 5 pikat .Pa shkuar prona ,pronarit , nuk ka integrim ..Kusht themelor i BE .
    Hilet dhe zevendesimet e minstrave . jane vetem shtyrje ,dhe vetem shtyrje nga frika e SPAK .Ketu fle lepuri, o Shqiptare mbare ku jeni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *