Prej orës 09:00 të mëngjesit kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e partisë Kryesinë e socialistëve.
Mësohet se mbledhja do të përqendrohet mbi çështje organizative të PS në funksion të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Por në të njëjtën kohë pritet diskutim mbi situatën aktuale politike pas përplasjeve kryeministri-presidence mbi çështjen e ministrit te Jashtëm.
PS do të dalë me një qëndrim në lidhje me vendimin e Presidentit, por edhe seancën për votimin e dekreteve për ministrat e rinj.
Gjithashtu në mbledhjen e sotme do të diskutohet edhe për zëvendësimin e Erjon Braçes te Komisioni i Ekonomisë, Eduart Shalsit te Veprimtaria Prodhuese, por edhe Spiropalit dhe Çuçit, pasi u emëruan ministra.
Kjo është mbledhja e pare e kryesisë për këtë vit.
o.j/dita

Pse thuhet u mblodh kryesia,kush po e pyet kryesine,ajo eshte vetem nje grup kukullash ne duart e Rames qe i leviz si te doje.RAMA me duket po i con ne gremine te gjithe,kryesi,Asamble, Parlament,,socialiste e opozite. Per te rrofte Amerika!