Intervistoi: Entela Resuli
Ajo është nga ato gazetarë që të bën të ndalesh përpara saj ndërsa je duke kërkuar një stacion televiziv me pult në dorë. Në këto vite punë, nuk ka ndryshuar vetëm ngjyrën e flokëve, por është pjekur edhe ajo vetë, profesionalisht. Ilva Tare, sot bionde (nesër nuk e dimë) do të na vijë ndryshe këtë sezon televiziv. Ajo do të jetë më të gjithë ata që i pëlqejnë emisionet e saj, katër herë në javës dhe me një format ndryshe. Jemi mësuar ta shohim rrallë, por kemi kuriozitet çfarë do të bëj kaq shpesh Ilva në ekran, çfarë do ë sjelli për audiencën dhe si do e trajtojë ajo një temë. Këtë të diel, ajo vjen në një intervistë për “Dita” , një rrëfim mbi aktualitetin, për situatën aktuale politike edhe për median ku edhe ajo vetë është pjesë. Për sa i përket pritshmërive mbi qeverinë e re, tregohet e rezervuar dhe dëshiron të pres… Të pres e kësaj pyetje do të përgjigjej pas 100 ditëve të para. Sot, Tare, rrëfehet për veten, marrëdhëniet me politikën dhe politikanët dhe mbi të gjitha për “arratisjet” e saj sekrete.
Ilva, jeni njeri që planifikoni? Ia lini disa gjëra rastësisë?
Nuk besoj plotësisht në shprehjen që rastësia është mbreti i botës, kështu që përpiqem të planifikoj aq sa mundem. Nëse rastësia më sjell një situatë që nuk e kisha menduar të paktën të jem e përgatitur për ta përballuar. Megjithëse pas kaq vitesh eksperience kam mësuar ta menaxhoj veten dhe të mos i lë shumë hapësirë rastësisë
Si ka nisur ky sezon i Tonight?
Me shumë energji pozitive dhe emocion. Po përgatis një studio të re, një strukturë të re dhe një paraqitje të re të shtuar ne ekran. Tonight Ilva Tare do të nis një udhëtim të ri në shtëpitë e shqiptarëve. Do të jem katër herë në javë në stacione të reja, me tema të reja dhe madje edhe një orar të ndryshuar. Për të qenë plotësisht në shërbim të aktualitet dhe ngjarjeve të ditës me më shumë impakt tek publiku emisioni do të jetë i drejtpërdrejtë çdo mbrëmje në orën 22.00-23.00.
Jeni një gazetare që keni ndjekur nga afër zhvillimet politike në vend. Cili është mendimi juaj për qeverinë që sapo ka marr pushtetin?
Besoj se asnjë qeveri nuk duhet komentuar pa mbushur të paktën 100 ditë në detyrë. Për qeverinë aktuale mund të them që është e re dhe ka një pritshmëri të rrezikshme për të përballuar. Deri tani është plotësisht brenda kufijve të pritshmërisë sime, ndoshta edhe pse nuk kam ndonjë pritshmëri shumë të lartë
Çfarë mendoni që nuk shkon në të dhe cila është ana më pozitive e saj, sipas jush?
Ana më pozitive deri më tani janë kravatat me fantazi të Edi Ramës
Çfarë ndjesie ju krijon situata politike?
Ndjesi pritjeje
Je dakord me qëndrimin e Berishës dhe me faktin që ai edhe pse humbi, shkoi në Parlament apo je e mendimit se më mirë do të ishte të ishte larguar nga skena politike?
Unë nuk mund të jem dakord ose jo me vendimin e Berishës, mund ta pëlqej ose jo. Në të vërtetë jam indiferente dhe pak kurioze. Dua të shoh deri ku mund të shkojë politikani që ka dominuar jetën politike për më shumë se dy dekada
Zëra thonë që Berisha edhe pse jo zyrtarisht, vazhdon ta drejtoi PD-në, a mundet të ecë kjo parti pa hijen e Berishës?
Hija e Berishës është krejt e ndryshme nga prania fizike e Berishës në drejtimin e partisë. Besoj se nga kjo e para PD nuk do çlirohet asnjëherë
Si e vlerësoni pjesëmarrjen e lartë te zonjave në kabinetin Rama?
Ngjarja më e bukur e verës.
Si vëzhguese e hollë e realitetit politik, shikoni ndonjë ndryshim të qenësishëm mes kabineti Berisha dhe atij Rama?
Janë ndryshime estetike për momentin. Mezi pres të shoh sjelljet morale dhe politike të qeverisë së re në lidhje me monopolet, korrupsionin, pabarazinë, favorizimet e paligjshme, krimin e organizuar dhe atë të rrugës.
Tani më që është në opozitë do tentoni ta keni të ftuar Sali Berishën në emisionin tuaj?
Kam tentuar edhe kur ka qenë në pozitë
Me cilin prej tyre (Ramën dhe Berishën) keni patur intervistat më të mira dhe cili është më i thjeshtë për ju?
Me asnjërin.
Çfarë mendoni se Edi Rama do të bëj mirë në këtë mandat?
Përveç kurimit të imazhit të qeverisë së tij, besoj se do ketë edhe dëshirën e mirë për të bërë gjëra
Cila është ajo pikë ku do të mund të hasë vështirësi?
Marrëdhënia me grupet e interesit dhe individët që e influencojnë me pushtet financiar dhe jo vetëm
Media
Unë edhe mund të kem dashur të heq dorë nga profesioni, por nuk heq dorë gazetaria nga unë
Në çfarë momenti ju duken mediat tona?
Në ditën kur duhet të zgjohen nga gjumi dhe të zbresin në terren për të shkuar në thellësi të çështjeve duke sfiduar kodet e etikës apo të heshtjes
Vite në televizion. Jeni një femër me temperament dhe imponuese përballë kamerës. Ka qenë e vështirë të mbash tempin atje ku duhet?
Asgjë nuk është aq e vështirë sa duket
Si i shikoni raportet femra- meshkuj në një redaksi lajmesh dhe qasja që ata kanë me profesionin?
Si në raportet jetësore, zonjat janë më të përkushtuara, punojnë më shumë dhe vlerësohen më pak në shumicën e rasteve, ndërsa meshkujt e kanë më të lehtë të ruajnë pozicione dhe të imponohen për shkak se janë thjesht meshkuj në një shoqëri maskiliste.
Ka raste të gazetarëve që po i futen politikës. Ju vetë, ju ka shkuar në mend një gjë e tillë?
Është një kapërcim i rëndomtë që ndodh edhe në vende me gazetari më të konsoliduar se Shqipëria. Nuk besoj se do bëhem pjesë e kësaj rutine
Keni një karrierë të gjatë, keni trajtuar tema dhe keni intervistuar personazhe të ndryshëm, nëse do ju pyesnim të na veçonit dikë, mund ta bëni, dhe ke?
Do veçoj atë intervistë dhe ngjarje që nuk e kam realizuar ende. Nuk zgjedh dot nga ato që kam transmetuar sepse më duken gjithmonë sikur kanë diçka mangët, por besoj me kalimin e viteve do maturohem edhe më shumë dhe me gjasë do kem dikë a diçka më për zemër
Në këtë treg të vështirë, shpesh herë ky profesion ka edhe të rebeluar e te mërzitur. Ju vetë ju ka ndodhur të mërziteni nga profesioni apo e keni menduar te hiqni dorë?
Unë edhe mund të kem dashur të heq dorë nga profesioni, por nuk heq dorë gazetaria nga unë. Më duket se jemi bashkë për një bashkëjetesë të gjatë
Si i keni raportet me kolegët, ka xhelozi në këtë profesion?
Asgjë që del jashtë natyrës njerëzore. Pa ambicie nuk ecet përpara, sidomos kur është e shëndetshme.
Nga se vuan gazetaria në Shqipëri?
Nga gazetarë që dinë të bëjnë pyetjet e duhura, në momentet e duhura, njerëzve të duhur.
Jeta
Qetësia e Ilva Tares? Muzika, vaska me kripëra , mollë të athta…
Cili është momenti më i vështirë që keni kaluar në jetën tuaj?
Nuk kam kaluar ndonjë moment aq të vështirë sa të më shënjohet në kujtesë
Si e kaloni një situatë të tillë?
Muzikë, vaskë me kripëra hidratuese, verë të kuqe, mollë të athët. Dhe kur jam shumë e mërzitur edhe Bob Dylan
Çfarë bëni në një ditë të zakonshme pushimi?
Fle, kur mundem. Shoh filma, ha pa pushim. Me pak fjalë parazitoj jo shëndetshëm kur nuk jam në ndonjë udhëtim
Cilat janë pasionet tuaja, jashtë gazetarisë?
Prodhimet e HBO-s amerikane, super super cilësore. Gjejini dhe shikojini nga House of Cards te Newsroom et,j etj
Cili është mjedisi ku jetoni ju, lagja, kontaktet me banorët e tjerë nëse keni?
Po sigurisht që jetoj në një lagje. Flas edhe me banorët kur ndeshemi në shkallë a ashensor
E mendon të largët kohën kur do të mund të krijosh familjen tënde?
E mendoj që do vij në kohën e duhur, me njeriun e duhur. Për familjen nuk ka kohë të largët apo të afërt.
Vendi ku “arratisesh” shpesh?
Po t’ua thoja ju nuk do arratisesha dot më.

Selfish, but clever girl.
Komentues te nderuar ! Pse flisni me kaq perçmim sikur te kishit ne xhep çelesin e te veretetes , sikur jeni antaret e rrepte te nje jurie qe vendos per fatin e gazetares ? Ilva Tare eshte eshte nje gazetare e mirenjohur dhe e shquar e televizionit shqiptar . Mos njihni ju nihilista te ekzagjeruar ndonje femer tjeter qe drejton e moderon me mire se ajo programet politike ? Burra tipike albaneze , qe jane gati te kritikojne e mohojne çdo person e çdo gje te mire , sidomos kur eshte femer , mjafton te japin ne çdo rast ndonje mendim kontra bedal per te demostruar “kopetencen” e tyre mediokre .
Nuk e vuri askush ne dyshim ekselencen e kesaj gazetareje, kritikuam pergjigjet terhiq e mos keput te saj ne kete interviste. Mbase z.avokat i Tares meso te kuptosh ate qe te tjeret komentojne me korrektesi. E perseris interviste boshe, e bardhe, nojoze.
Shum bukur e thua. Edhe ngjyra e flokeve si puna e veles ne barken e kalbur qe e kthen ngaa fryn era e mire natyrisht kur ke dhe leke me origjine te paditur
Çfarë mendoni se Edi Rama do të bëj mirë në këtë mandat?
Përveç kurimit të imazhit të qeverisë së tij, besoj se do ketë edhe dëshirën e mirë për të bërë gjëra/
Pergjigje idiote. Cfare do kuroje kur qeveria e tij ka vetem nje jave jete???!!!!
Mos e kishte pergjigjen gati nqs do fitonte salserbi dhe qeveria e tij???!!!
Tare me ka lene pershtypje ne nje interviste te hershme, ne fillimet e saj si gazetare, kur na lodhte e na revoltonte me heqjen e letres qe mbaronte se lexuari duke e larguar me vrik e tere inat e flakte tej. Nejse. Kolegu e pyeti se ke kishte idhull ne rrugen e nisur. Ajo dha kete pergjigje te çuditshme: “Une nuk kam asnje idhull ne rrugen time!!!”.
Gjithsesi e vleresoj si gazetare, ndonese e shikoj pak…
Ilva akoma verdalle je? Po sikur e ndertove nje here familjen. Apo ishte sa per tu pasuruar paksa ?;)
ILVA si gjithe te tjerat Majlindat apo te tjera si ajo e ato
Ilva me pelqen, Me kalimin e kohes ka fituar klas, gje qe nuk eshte e zkaonshme, sepse klasin o e ke o nuk e ke.