Unë vetes i jam betuar,
që të jem i drejtë në jetë,
ndaj dhe gjithë padrejtësitë,
më heqin trurin vërtetë!
Shekuj e shekuj me radhë,
që kur lindi njerëzia,
them-themeli i së keqes,
ka qenë padrejtësia!
Peshën e padrejtësisë,
krejt të plotë mund ta ndjesh,
nëse thikën e së keqes,
nga vetja tënde do kthesh!
Gjëmon pylli anë e mbanë,
kur jep shpirtin elefanti,
po dhe miza-kur e shkelin,
ka dhimbjen e një gjigandi!
Arrogancën e të fortit,
shpirti im s’mund ta pranojë,
kundra njeriut të dobët,
që s’mundet të reagojë!
Drita kundër errësirës,
po përballet dhe tani,
e keqja kundër të mirës,
shpesh ka shkruar histori!
Padrejtësia nuk ndahet,
në të vogël-në të madhe,
quhet thjesht padrejtësi,
dhe komente nuk do fare!
Kulmi i padrejtësisë,
në netët tona të gjata,
quhet kur padrejtësinë,
njeriut ja bën gjykata!
Gjykatat janë krijuar,
për të dhënë drejtësi,
ndaj është kulmi i poshtërsisë,
kur e keqja ndodh aty!
Drejtësinë e mundin shpesh,
korrupsioni dhe rryshfeti,
dhe është ngjarje e rëndë,
kur padrejtësinë ta bën shteti!
Shteti që është krijuar,
t’i shërbejë shoqërisë,
bëhet duke rrugëtuar,
gijotinë e drejtësisë!
Nesër do të ndodhi ty,
ajo që ndodh me të tjerët,
një vend që s’ka drejtësi,
është si një natë e errët!
Një vend që s’ka drejtësi,
në gremina do gremiset,
drejtësia duhet bërë,
edhe Bota të përmbyset!
Në këtë Vatan të nëmur,
vuaj unë e vuan ti,
po punët do ishin ndryshe,
po të kishte drejtësi!
Reformën në Drejtësi,
nuk e pengojnë më kot,
kur vendoset drejtësia,
ligësira nuk bën dot!
Në tokë ëndrrat s’do të bien,
siç bien gjethet e thara,
se dhe në demokraci,
drejtësia është e para!
A.DUKA

Poet i dashur ! Ke ven dor mbi plag qe rjedh e sndalet e aq shum dhemb ! Drejtesia esht “fistul” qe zor te mbyllet ,esht pasqyra e realitetit te hidhur qe ekspozon mafjen qe drejton Shqiperin , esht prapavija, prapavija qe ushqen dhe e mba ne kemb politiken e degjeneruar ,vjedhesish ,qe kurr nuk ngopen !
“Po edhe miza kur e shkelin
“Ka dhimbjen e nje gjigandi ”
fjal te medha poet i dashur e i zhgenjyer e jo vetm por cka shkruan thell ne zemer me prek
Miku im ,qe ska nevoj te permend nuckun e lexova shkrimin tend te kaluar optimist dhe nese bashkohem me ty ne shum gjera ,dua te nenvizoj ate cka mendoj ndryshe persa i perket shembullit te pasurve kapitalist qe egzistojn kudo e qe duhet te pranojm normalisht kte diferenc ,qe ne Shqiperi erdhi me rug shum te dyshimta ,e qe ju dha edhe forcen e pushtetit te vazhdojn sundimin ! U be kjo nje semundje ngjitese e sot nuk perjashtoj asnje politikan te pa prekur prej saj duke futur edhe Edin ton tek i cili shpresuam shum !
Miku im Shqiperia ish nje vend i varfer por shum i pasur ne vepra ,e kolera qe hodhi gjicka ne er , qe vodhi e vrau dhe e coi afer gremines ter Kombin akoma mbreteron ,dhe sot lexoj intervisten e Arta Dades ku sipas ambasadorit Lu asnje dosje egziston per cka ka ber ai perbindesh ! Perse duhe te marim shembull e te pranojm ate cka ndodh ne kto vende kapitaliste ku ka shum te pasur qe sjka ku i cojn parat e qe korupsioni , ku nuk perjashtoj as vet Ameriken mir hecen ! A nuk ka vende, qe te marim shembull shtetesh per nje lulezim rendi shoqeror qe ben njerez te lumtur, pa qen nevoja te ket nje diferenc te till klasore ,pa te till hajduter ,e kriminel qe ushqejn dhe ushqehen nga mafja ! Nese shqiperia nuk do pillte kte Sali i kishte te gjitha mundesit te zgjidhte tjeter rug dhe shembull dua te te bej Suedi ,Norvegji, Danimark Finland ,Island etj.. ku politika ka sensin e mir dhe ka ndertuar nje shoqeri , qe ter klasa e mesme dhe e varfer e botes e kan zili ! Nuk esht utopi cka them, por ksaj shqiperie i njerezve qe u mesuan te rojn ne varferi , i ra per hise banditi qe hodhi faren e katastrofes dhe polli kta qe shohim sot ! Pse pra te pranojm kte lloj kapitalizmi mafjozesh te pasur ,te pangopur qe pijn gjak shqiptaresh qe perpiqen te nxjerin nje udheheqes te ndershem qe don shqiperin dhe shqiptaret ,MIku im , po te ket burrerin dhe sensin ,nje kryeminister i zgjedhur me vota si Edi Rama te cilit i dha plotfuqin dhe pavaresin nga kriminelohajdutet ,nuk ka arsye te presim nje kryeminister te perjetshem ! Si un e ti mendojn gjith shqiptaret e zhgenjyer e te lodhur nga dor e hekurt e drejtesis, qe ka vite qe nuk funksionon dhe mua nuk ma heq bindjen, se mungon ndershmeria dhe burreria ! Fitorja spektakolare duhej te shoqerohej me nje gjyq spektakolar shpresdhenes ….
Ndaj poet jam me ty se zemra e talenteve esht e ndjeshme ,…….
Me rastin e 7 vjetorit të te maskarës ende të pandëshkuar të 21 janarit, ekskluzivisht për lexuesit e paindoktrinuar të DITËS, xhambazadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplogësht i Shteteve të Bashkuara të Emigrantëve me seli në Washingroom po ju poston për të 7 here radhazi satirën “Demagogjia e tranzicionit”.
Demagogjia e tranzicionit
– 1 –
Përmbi mure ambasadash,
Si alpinë ne u zvarritëm,
Për të marrë pak fllad lirie,
Të gjithë botën e çuditëm !
– 2 –
Me dy gishta përpjetë ngritur,
Deshëm të shporrnim regjimin,
5-mijë djema shqipëtarë,
Prapa lamë ne veç mjerimin !
– 3 –
Në syrgjun e mbajtëm vrapin,
Duke ledhatuar detin,
Nga sytë këmbët arratia,
Nuk lamë pas as amanetin !
– 4 –
Ju vërsulëm mbarë Evropës,
Si zhulsa të babëzitur,
Për të sjellë ca raqe trupi,
S’lamë dyqan ne pa “psonisur” !
– 5 –
U rropatëm nëpër punëra,
Dhe derdhëm djersën e ballit,
Me kacidhet që kursyem,
I bëmë karshillëk dhe djallit !
– 6 –
Por ne shpejt u pezmatuam,
Nga partitë “pluraliste”,
Që do shembnin dinastinë,
Po me pjellën komuniste !
– 7 –
Natën ishin me Ramizin,
Për t’ju futur kompromisit,
Na u gdhinë si demokratë,
Ca pinjollë të komunizmit !
– 8 –
Ne s’po u besonim syve,
Se nga mbiu farë e keqe,
Që do mbante gjallë regjimin,
Me taktikën “lepe-peqe” !
– 9 –
U rropatën në mitingje,
Duke klithur komunizmin,
Komunist mbajtën në krye,
Për të sjellë kapitalizmin !
– 10 –
Ca me dosje sigurimi,
Dhe me ideal pe-leshi,
Na u bënë dhe komandarë,
Ata që s’tuten nga preshi !
– 11 –
Zunë karriget e pushtetit,
Për lezetin e mejdanit,
Dhe i bënë fresk të keqes,
Për inat të Dullë shejtanit !
– 12 –
Pa na u ngref dhe fukaraja,
Menderosur gjer ke mënga,
Shembi halet “alla turka”,
Dhe vuri ca “alla frënga” !
– 13 –
Se hapësirat e banimit,
S’ju mjaftonin as për qënin,
Me yxhym ngritën ca vila,
Si për të kompensuar dëmin !
– 14 –
Ju vërsulën kontrabandës,
Dhe mender prostitucionit,
Se kreditë dot s’i pagonin,
Me kacidhet e padronit !
– 15 –
Nis t’gafurrej edhe horri,
Qysh pa gdhirë ke pazari,
Nga druvar u bë kambist,
Matrapazi dhe hajdari !
– 16 –
Hapën firma e bënë ca derte,
Me pisllëqet e pushtetit,
Ortakllëk bashkë me shtetin,
U bënë gazi i gjithë miletit !
– 17 –
Zhulsi zgjodhi nofkën “bos”,
Pa e rrojtur fare trapin,
Krekosur nëpër bankete,
Se nga pas mbante zullapin !
– 18 –
Njerëzia uli kokën,
Edhe iu nënshtrua fatit,
Intelekti i këtij kombi,
U tret rrugëve falë kasapit !
– 19 –
Me arsyen e mendimit,
Dhe me shkollën e Enverit,
Ju vërsulën çdo lloj pune,
Vetëm për respekt të nderit !
– 20 –
U gabuan bashkë të gjithë,
Nga doktrinat e mashtrimit,
Të burgosur dhe pronarë,
U bënë lypsa të regjimit !
– 21 –
Si një turmë e dalë nga varri,
Ju besuan edhe shtetin,
Por pjella e gjithë së keqes,
Bënte luftë veç për pushtetin !
– 22 –
Ngatërruan me dëshirë,
Të përndjekurit e sistemit,
Për t’i dhënë vulën e turpit
Në syrin e gjithë miletit !
– 23 –
Politikanë edhe hajdutë,
U bashkuan në një llogore,
Që të mos e kompesonin,
Çdo ditë pune në gurore !
– 24 –
Dhe qyqarët pas burgimit,
Nisën të kërkojnë të drejtën,
Me një torbë ngjeshur pas trupit,
Si fosile larg me jetën !
– 25 –
Me familje të shkatërruara,
Dhe me vuajtje internime,
U përballën me të keqen,
Në lirinë legjitime !
– 26 –
Me cingërima mëshire,
U gënjyen nëpër vite,
U vunë nofkën e spiunit,
Për sevap të ksaj elite !
– 27 –
Sa harruan edhe burgun,
Dhe i dhanë të drejtë mjerimit,
Me ca letra me një vrimë,
U bënë preha e mashtrimit !
– 28 –
U dhanë bursa për stërnipër,
Për të humbur dhe arsyen,
Me ca dallavere zyrash,
Harruan dhe vetë mënxyrën !
– 29 –
U gënjyen me lëmosha,
Në shkëmbim të dinjitetit,
Dhe u bënë preha e horrit,
Dhe e vetë katran-pushtetit !
– 30 –
Ndaj një ditë e panë vehten,
Të braktisur në mes flakësh,
I rivrau për së dyti,
Një dyzinë prej halabakesh !
– 31 –
Janë bijtë e Dullë sqeparit,
Dhe nuk e harrojnë zakonin,
Amanet prej tij kanë marrë,
Mos ta dorëzojnë kurrë fronin !
– 32 –
Dynjallëku ka hesape,
Ndaj nuk është i lehtë pushteti,
Pa kur nis dhe qeveria,
Fillon shpejt edhe sikleti !
– 33 –
Për të gënjyer botën,
Dhe si për t’i lezetosur,
Në “burg” çuan xha Ramizin,
Dhe Nexhmijen e vrerosur !
– 34 –
Për ca kafe i dënuan,
Se kështu ishte vendosur,
Defterin e Katovicës,
Gorbaçovi kish’ vulosur !
– 35 –
Me pushtetin kujdes bëni,
Dhe mos u merrni me shakara,
Bijtë tanë do qeverisin,
Si harbutë prapë nga e para !
– 36 –
Burgaxhinjtë edhe tregtarët,
I mashtroni për “suksesin”,
Jepini kacidhe shprese,
Edhe pak lëmoshë për stresin !
– 37 –
I punësoni nëpër zyra,
Por mos ja falni kurrë pushtetin,
Se na qepen kokpalarët,
Dhe në hell e kemi vendin !
– 38 –
Për ca prona mbyllni sytë,
Dhe pronarin respektoni,
Në seanca gjyqësore,
Të tre shkallët komandoni !
– 39 –
Se soj e sorollopi tyre,
Trungun e ka dhjetfishuar,
Sa të bien në një mëndje,
Kemi kohë për t’u shalluar !
– 40 –
Se zakoni i shqiptarit,
Është i lidhur me shumë ura,
Për inate në mes vedit,
Nuk lëshojnë as prokura !
– 41 –
Sa të zgjidhin të gjithë hallet,
Dhe të bien në një mëndje,
Le t’ja tjetërsojmë pronën,
Dhe të bëhemi vetë në gjëndje !
– 42 –
Dhe kështu ja rasim gishtin,
Dhe i lëmë me gojë hapur,
Për të mirën e pushtetit,
Hartojmë ligjin për ta zhvatur !
– 43 –
Kompesimin me të holla,
Ja premtojmë dhe lajmë hesapin,
Kur të bien lekë nga qielli,
Në gurbet do mbajnë vrapin !
– 44 –
Të rrijnë urtë baballarët,
Dhe të mos na çajnë trapin,
Se me dosje spiunimi,
Mund t’ua lajmë mirë hesapin !
– 45 –
Ndaj partia bën gabime,
Por nuk e harron qëllimin,
Ke faltorja e Zeherit,
E ka bërë në djep betimin !
– 46 –
Ulni kokën dhe dëgjoni,
Se urrejtja është e vjetër,
S’jeni asisoj trimosha,
Por guxoni veç me letër !
– 47 –
Jeni rrahur për së vogli,
Ndaj bëjm pallë e mbushim xhepin,
Kur të bëheni më të mënçur,
Do mbarojmë punë dhe me shtetin !
– 48 –
Por davaja e pushtetit,
Të bën hasëm midis vëndit,
Dhe fillon të gënjejë mëndja,
Të grabisësh lek’t e shtetit !
– 49 –
Me davara piramidash,
Dhe me firma prej evgjiti,
Plasi parja në mes sheshit,
Por u sëmurën nga koliti !
– 50 –
Bota që po i vrojtonte,
Nuk po bindej për suksesin,
Me paratë që po pastronte,
E dinte mjaft mirë proçesin !
– 51 –
Ndaj krijoi dhe palo firmat,
Që të mbante peng vetë shtetin,
Po t’na kruhej neve shpina,
Do na shpallte falimentin !
– 52 –
Dhe njerëzia e trullosur,
Nga padija dhe babëzia,
Nuk kuptonte ku po shkonte,
Ndaj filloi të shiste shpija !
– 53 –
Me përqindjen e Xhaferrit,
Do të ndodhte mrekullia,
Ndaj o burra të fitojmë,
Se po na troket mirësia !
– 54 –
Dhe kështu fakir budalli,
Na u çmënd nga dalldia,
Mos humbisni këtë rast,
Është dhuratë nga perëndia !
– 55 –
Ndaj ku jeni nëpër botë,
Nisni kursimet tek shpija,
Brënda muajit të fitojmë,
Se pas bëhët batërdia !
– 56 –
Të ndërtojme vila shumëkatçe,
Dhe të rrojmë si zëngjina,
Me sallone e soxhorno,
Dhe garazhe për maqina !
– 57 –
Le të plasi vetë hasmi,
Nga bollëku e mirëqënia,
Sa të kemi kumandarin,
Do na ketë lezet dhe fënda !
– 58 –
Po na çohet edhe fshati,
Që diçka na kish dëgjuar,
Me Rrapushin e ushtrisë,
Që të gjithë na ishin zgjuar !
– 59 –
Se sporteli i Xhaferrit,
Kish filluar mrekullinë,
Brënda ditës shihje vehten,
Nga fakir, porsi zengjinë !
– 60 –
Shitën dhën e shitën dhi,
Shitën tërë bagëtinë,
Se sekreti i pasurisë,
Na kish marrë arratinë !
– 61 –
Dhe e ngopën gjeneralin,
Me paratë e kurbetit,
Që të ndodhej budallai,
Mu në krye të devetit !
– 62 –
Po na del dhe bac Salia,
Me autoritet prej shteti,
Që t’na bindej njerëzia,
Për pará sak prej vërteti !
– 63 –
Dhe mileti na trulloset,
Nga mavria e pushtetit,
Që gënjeshtrën kish për bindje,
Dhe jo paret e miletit !
– 64 –
Pa na plasi dhe rrëmuja,
Në sportelet e Vehbiut,
Dhe tek Sudja ish bërë nami,
Se s’i gjendej brima miut !
– 65 –
S’ka pará për kreditorët,
Në sarajet e Aliut,
Çohet Vlora tërë në këmbë,
Kërkon kokën e Saliut !
– 66 –
Njerëzia nuk kuptonte,
Se si nuk të mbroka shteti,
Shkulnin flokët nga marazi,
Cullak doli lesh-sekreti !
– 67 –
Tërë kursimet e kurbetit,
E ktij populli tafmaqar,
Pa lënë gjurmë ishin shndërruar,
Në saraje dhe në ar !
– 68 –
E kështu vazhdoi davaja,
Se më nuk mjaftuan lekët,
Pa na ngrihen kokëpalarët,
Na rrëmbejnë edhe fishekët !
– 69 –
Kapardisur me mortaja,
Dhe me mjete motorrike,
Plasi lufta në mes vedit,
Për të zënë nja dy karrige !
– 70 –
Kaq e pati dhe kjo punë,
Dhe shteti i uli brekët,
U dorzua brënda orës,
Se fajin e kishin grekët !
– 71 –
Por dhe CIA na sulmoi,
Me një plan të mirë qëndisur,
Llomotiste Gaz Dede-ja,
Kur la brekët në të ikur !
– 72 –
Pa ja beftën si rufeja,
Yzmeqarë dhe pushtetarë,
Në anije e mbajtën frymën,
Zullumqarë, bashkëmëkatarë !
– 73 –
Lanë miletin n’ditë të hallit,
Dhe kaosi pushtoi sheshin,
Për t’i degjeneruar fare,
Na i rasën edhe preshin !
– 74 –
Kumandari thuri plane,
Kokën vetë që të shpëtonte,
Shpejt na mblodhi ca sejmenë,
Rezolutë të miratonte !
– 75 –
Nga kaosi u derdh gjaku,
Ndër luftime me shqiptarë,
Tre mijë shqipo për lesh shkuan,
Si të ishin thjeshtë barbarë !
– 76 –
E kështu u mbyll davaja,
Me ca kompromise horrash,
Për pushtet u derdh veç gjak,
Dhe kërkush nuk doli burrash !
– 77 –
Na sajuan ca komisione,
Për të gjetur “të vërtetën”,
Pa fajtor u mbyll daveti,
Vaj vatani e mjer mileti !
– 78 –
Kur na vjen Fatos mavria,
Dhe na hipën sipër gurit,
Merr revanshin dhe betohet,
Sak tek sheshi i flamurit !
– 79 –
Për paratë e miletit,
Do kujdeset qeveria,
Ndaj o lebër miq’t e mi,
Mbathjani për ke shtëpija !
– 80 –
Si bandit i dalë nga burgu,
Dhe nga ferri i Aligerit,
Merr në dorë frenat e shtetit,
Dhe gërshërët e berberit !
– 81 –
Nis reformat e pushtetit,
Me delirë intelekti,
Por mileti s’e kuptonte,
Kësisoj lesh-marifeti !
– 82 –
Duam paret e fajdeve,
Që t’na kthehet ne humori,
Se po vdesim nga zhgënjimi,
E s’na bën derman doktori !
– 83 –
Nuk na duhen ne reforma,
As aksioma intelekti,
Kërkojmë djersën e fëmijëve,
Ulëriste gjith’ mileti !
– 84 –
Dhe na ngrihet komisioni,
Me vendimin e kuvendit,
Për rikthimin e parave,
Dhe gjetjen e kompetentit !
– 85 –
Problem ishte krietari,
Që do bënte transparencën,
Na e nxorrën dhe nga varri,
Të mos bënte konkurencën !
– 86 –
Me Arapin krietar,
Dhe me komision hajdutësh,
Nisën punën sa më parë,
Si të ishin racë harbutësh !
– 87 –
Kalojnë muaj e kalojnë vite,
Dëmshpërblimi hiç gjëkundi,
Më në fund vendosën shumën,
Sa të shlyhej veç katundi !
– 88 –
Na u tkurr gjeli një thelë,
Dhe nuk po dilte hiç hesapi,
Për përqindjet e asetit,
Dot nuk shkyej as sevapi !
– 89 –
Nën defterë me shumicë,
Dhe trilluan mijëra akte,
U burgosën fajdexhijtë,
Për paratë nuk kishte fakte !
– 90 –
Dhe kështu u mbyllën fajdet,
Që e shëmben brenda shtetin,
Mjer mileti e mjer kurbeti,
Tafmasë i panë lezetin !
– 91 –
Për Fatosin dhe partinë,
Paret u harruan fare,
Se ke sheshi i flamurit,
Kishte bërë veç hajgare !
– 92 –
Filloi lufta brënda llojit,
Kush t’i hipte i pari fronit,
Mjer njerëzisë ç’i panë sytë,
Qelbësirat kundër Horrit !
– 93 –
Nga të ruheshe përpara,
Për të bërë aktivitetin,
Korrupsioni dhe mafiozi,
Po gërryenin brenda shtetin !
– 94 –
Nis beteja për pushtetin,
Mes mafiozit dhe hajvanit,
Si të mos mjaftonte vdekja,
Nis hakmarrja ndaj vatanit !
– 95 –
Taktikën ndërroi kërma,
Se ky popull do sulltanin,
Me luftën ndaj korrupsionit,
Do sundojmë tash dhe vatanin !
– 96 –
Me ca mbroçkulla kundër krimit,
Ne do t’u rikthejmë besimin,
Që kulishat të mësohen,
Me kamzhikun dhe mashtrimin !
– 97 –
Unë me Jugun kam hesape,
Ndaj do thurrim edhe planin,
Që në ëndërr kur t’më shohin,
T’u ngjasoj tamam me Zanin !
– 98 –
Se kollaj të më rrëzojnë,
Të më prishin dhe rahatin,
Kta spurdhjakë historie,
Më kujtojnë Çelo Mezanin !
– 99 –
Kuturisi nëpër zgërqe,
Dhe zbuloi mrekullinë,
Që njerëzia t’më besojë,
Në valle do fus rininë !
– 100 –
Mblodhi zenra dhe argitra,
Për të na krijuar KOP-in,
Se takat’ i mbarë ktij kombi,
S’mjafton për t’lëru as gopin !
– 101 –
Duhet gjak prej pederasti,
Që të bëjmë prokopinë,
Jetëgjatësia e pushtetit,
Është e lidhur me rininë !
– 102 –
Janë të zhveshur nga e vjetra,
Dhe s’e kanë frikë ligjin,
I përdor për qejf të shpirtit,
Shkopin, hurin dhe Maliqin !
– 103 –
Dhe kjo katrahurë horrash,
Që nuk njeh as mirësinë,
Me gjak kobre nëpër deje,
Filloi të bënte kërdinë !
– 104 –
Në llogoren e familjes,
Gjetën prehjen dhe davetin,
Shpirti i zi porsi katrani,
Nisin bëjnë dhe yzmetin !
– 105 –
Se ç’mu kujtua bejtja,
E stisur nga vetë sovrani,
Të nusëroj për së dyti,
Pa do t’më shohë jarani !
– 106 –
Dhe kështu tamam ndodhi,
Jemi vetë mallkim’ i Zotit,
Është kjo histori e vjetër,
E kënduar n’mot të motit !
– 107 –
Pranë Evropës kemi qenë,
Po kurrë s’na e hapën derën,
S’kemi qenë pjellë e Zotit,
Na trajtojnë sak si kolerën !
– 108 –
Nuk u gdhendëm nëpër shekuj,
Si kaçakë bëmë veç kërdi,
Si harbutër të së keqes,
Nuk na qas asnjë njeri !
– 109 –
Me gen shtaze të molepsur,
Dhe me guna përmbi shpinë,
Përdhunuar nga pushtuesit,
Kurrë s’bëmë dot ne prokopinë !
– 110 –
Sikur Zotin ta bekojmë,
E t’i ngremë Atij dollinë,
Turret skuthi nga kaçubja,
Me çifte t’dhunojë lirinë !
– 111 –
Lirinë me gjak fituar,
Në luftën e dytë botërore,
E dhunuan ca shpirtshitur,
Me kallash nga një llogore !
– 112 –
Nga frengjitë e bodrumit,
Mbi të cilat qëndron shteti,
Më njëzet e një janar,
Kasaphanë prej vërteti !
– 113 –
Një protestë qytetare,
Si ato që ka gjithë bota,
U bë shkak për gjakëderdhje,
Mish për top ishin ca rrota !
– 114 –
Me kallashë në dorë gardistët,
Brenda krye-ministrisë,
Gjoksin hapur jashtë çeçua,
Militant, shpirt’ i partisë !
– 115 –
Ca me hunj, e ca me çadra,
Armatosur “gjer më dhëmb”,
Partia për ta mendonte,
Sa ç’mendon ujku për dhën !
– 116 –
Kur plumbat po fluturonin,
Nga frengjitë e ndërtesës,
Këmbë njeriu nga partia,
S’mbeti në shesh të protestës !
– 117 –
Mbathur vrapit në lokale,
Për të bërë nje çik sehir,
Se si “protesta” do vazhdonte,
Nga të pjerdhurit në fiqir !
– 118 –
Nuk dihet se çfarë kërkonin,
Më akoma protestantët,
Kur me plumba prej vërteti,
Po qëllonin injorantët !
– 119 –
Inskenim më ordiner,
Partia kurrë s’kish zbatuar,
Për të ardhur në pushtet,
Një intrigë duhej sajuar!
– 120 –
Një intrigë që deri sot,
Jo akoma s’është zbardhur,
Se drejtësia është e kapur,
Nga rrufjanë bithëmajmur !
– 121 –
Jemi tokë e mallkuar,
Që s’pjellim dot diturinë,
Se pa dijen e bekuar,
S’e fitojmë kurrë lirinë !
– 122 –
Dhe kur bota e njerëzimi,
Na ndihmojnë e bejnë sevap,
N’vend që ne të përparojmë,
Shqipërinë e bejmë çorap !
– 123 –
Truri i kombit nëpër shekuj,
Nuk u ngjiz, por larg ka ikur,
Nëpër botë duke kërkuar,
Dijet shtrenjtë për t’i shitur !
– 124 –
Nuk i deshi kurrë kjo tokë,
Ndaj dhe ikën larg vatanit,
Për ti hapur rrugë së keqes,
Sojsëzit dhe shejtanit !
– 125 –
Ndaj dhe sot na qeverisin,
Ca merhumë të kollarisur,
Pushtetin si mburojë mbajnë,
Mercenarët shpirtëshitur !
– 126 –
Me “rrotakun” e pushtetit,
Po na prijnë si feudali,
Ca ekspertë epruvetash,
Zbritur si trojanë nga kali !
– 127 –
E filluan me yxhym,
E trullosur ish njerëzia,
Volën taksa, mbushen xhepat,
Të etur nga babëzia !
– 128 –
Opozita e stërzgjatur,
I kish zbrazur fare xhepin,
Ndaj për vete veç menduan,
Dhe asnjë sekondë për shtetin !
– 129 –
Ulën borxhin, rritën pagat,
Për ti bërë pak fresk miletit,
Konkurenca plasi sheshit,
Ke mejhanet e qytetit !
– 130 –
Se pushteti i marrosur,
Kishte lënë shtetin pa derë,
Për të bërë njerëzit për vete,
Hodhën pasurinë në erë !
– 131 –
U mbush arka për ta rrjepur,
Dhe aspak për mirëqënie,
Investimet rrodhën lumë,
Veç për rrugë edhe kalldrëme !
– 132 –
Bumi joshës i ndërtimit,
Dhe ekrani i mejdanit,
Çmendi gjithë jabanxhinë,
Me zhargonin e “sulltanit” !
– 133 –
Kish’ filluar korrupsioni,
Të çmontonte vetë shtetin,
Jo në masa alarmante,
Sa të ç’mendte tërë miletin !
– 134 –
Me prokura nëpër zyra,
Ku Familja vidhte vendin,
Filloi ti dalë ndyraz’ era,
Dhe të kutërbojë kuvendin !
– 135 –
Po e drejta e ktij vendi,
Do të zbehet nëpër zyra,
Në gjykata vendos vehten,
Tjetërsohet dhe fytyra !
– 136 –
Mallkimi ndaj të keqes,
Kish filluar të vepronte,
Plas Gërdeci në mes ditës,
Korrupsioni veç gëlonte !
– 137 –
Familjes ju çorr fytyra,
Në sytë e gjithë shtetit,
Nuk mbulohej dot mënxyra,
Me kufomat e miletit !
– 138 –
Por e keqja jemi vetë,
Se s’e duam shumë jetën,
Të mallkuar gjer në gen,
Dot s’luftuam për të drejtën !
– 139 –
Familjarët e viktimës,
Të tmerruar nga tërmeti,
Për fëmijët vetë s’menduan,
Por prisnin sevap nga shteti !
– 140 –
Me djallëzira makabre,
Dhe me llokma prej banditi,
I blenë gjakun familjarëve,
Si të ishin shpirt graniti !
– 141 –
Korrupsioni kish kap shtetin,
Dhe nuk po e ndalte vrapin,
Opozita e pushtetit,
Bënte luftë vetë me satrapin !
– 142 –
Konçesionet po përpinin,
Tërë shumën e buxhetit,
Lukunia rihte gjoksin,
Për “suksesin” e biznesit !
– 143 –
Rrini urtë mor të mjerë,
Se i thonë “Rrugë e Kombit”,
Të kushtojë sa të dojë,
Përgjegjësia është e korbit !
– 144 –
Le të çmendet njerëzia,
Dhe ta vuajë mjerimin,
Projektet ne nuk i bëmë,
Që të shumëfishojmë fitimin !
– 145 –
“Suksesit” ç’na i del era,
Dhe fundoset ndër gjykata,
Korrupsioni kish kap majën,
Por humbiste në tendera !
– 146 –
Ky sistemi ynë i kalbur,
Me gjykata var’ prej shtetit,
Nuk ndëshkon kryehajdutët,
Por pabuksat e korrentit !
– 147 –
U ç’bë më në fund sekreti,
Dhe u çorrën fare maskat,
Të na rruaj’ topet mileti,
Kjo qe lojë me laraskat !
– 148 –
Satanizmi triumfoi,
Në të gjitha nivelet,
Rumpallë shtetin vet’ e bënë,
Tani tallin leshtë me delet !
– 149 –
LSI-në morën për dore,
Për të ruajtur pushtetin,
Të rropatur ndër davete,
Fshinë mender imunitetin !
– 150 –
Nuk kanë frikë nga dënimi,
Ësht’ bërë mirë llogaria,
Korrupsionin edhe krimin,
Krenari e ka partia !
– 151 –
Dhe filloi batërdija,
Për të degraduar shtetin,
N’lojë u fut dhe LSI-ja,
Për t’i blojtur dhe skeletin !
– 152 –
Dhe bagëtia blegërinte,
Se nuk e kuptonte lojën,
Duhet djegur gjithë kjo tokë,
Që të mos i lëmë as bojën !
– 153 –
Veteranët e së keqes,
E zaptuan tërë pushtetin,
Në emër të integrimit,
E rropatën dhe të shkretin !
– 154 –
Dhe kështu të hakërryer,
“Kokëlarë” para bosit,
Detyrën “me nder” e kryen,
Dhe filluan t’i fryjnë kosit !
– 155 –
Duan prapë që të fitojnë,
Dhe të bëjnë dallaveren,
Se në lojë sa herë kanë hyrë,
Kanë soditur veç menderen !
– 156 –
Por padroni i së keqes,
Të shfrytëzon porsi legenat,
Dhe të hedh në mes të turmës,
Që të shqyejnë si kërmë hijenat !
– 157 –
Të jeshë gjallë sot Naimi,
Poemë tjetër do kish shkrojtur,
“Bagëti edhe Bujqësi”-në,
“Batërdi” do ma kish qojtur !
– 158 –
Pyjet, çukat edhe gërxhet,
Gjer në rrënjë janë rrafshuar,
Ngado që të shpiesh sytë,
Jeshilllëku është shkrumbuar !
– 159 –
Kasaphana mjedisore,
Eshtë dorë e orga-krimit,
Humbja e jetës njerëzore,
Veç pasojë e keqdrejtimit !
– 160 –
Drejtësia shpejt do bëhet,
Duan apo s’duan minjtë,
Avokatë edhe gjyqtarë,
Do kalojnë të tërë në sitë,
– 161 –
Pasuri e vënë me krime,
Një për një do konfiskohet,
Kush miljonat s’justifikon,
Në qeli do relaksohet !
– 162 –
Krim pas krimi do hetohen,
Vandalët e rebelimit,
Vrima e miut do t’u duket,
Shpresë e vetme e shpëtimit !
– 163 –
Derrit dajë kush i tha,
Që krimin të stimulojë,
Hellin prapa do ta ketë,
Tërë mëkatet do shpagojë !
– 164 –
Se dhe Zot’ i Madh në qiell,
Shpirt i ngrohtë i njerëzisë,
Nuk ta fal jo kurrë mëkatin,
Pa të shpënë para drejtësisë !
– 165 –
Kur një shtet shikon dhe hesht,
Bandat vihen shpejt në resht,
Për të djeg’ e për të vrarë,
Monstrat janë kudo të parë !
– 166 –
Krimi hovin kur e merr,
Ai veshtirë se gjen të sosur,
Në mos sot, në një të ardhme,
Shoqërinë ka për t’varrosur.
– 167 –
Ndaj të dashur motra-vëllezër,
Për të ngrënë veç mos jetoni,
Ngrini zërin të bashkuar,
Nga kjo gjëmë që të shpëtoni !
– 168 –
Duhen larë shpejt hesapet,
Më vandalët e kësaj toke,
Që të lirë të mbijetojmë,
Ne shqiptarët nëpër mote !
Me gjithe ket poezi pa fund ti sikur ke dash me e zhyt ne llum ate gjiti zagarin qe mbeti duke nxjerre shkume nga goja. Hahaha sa mir ja ke bo zagarit.
Ne se eshte drejtesia themeli,atehere lerjani asaj t’a var po deshi Ramen,por jo ju dhe thanua,si nga maj e thanes…Ju e akuzoni si te ish kriminel,pse e paragjykoni kur drejtesia ende s’e ka thene fjalen e saj?!
Se s’e kini ju
kurresesi te drejten,
Lerjani asj
t’i bej te katermedhjeten…
Jo vetem atyre
qe veten kane damkosur.
Por, edhe vet Rames
Ne se eshte përdhosur
Po, une besoj
EDI ka gabime.
por, qe ka dhe faje
Them,jane mashtrime!…
ULLIRI dhe FERRA
(Fabul)
Per fund nje ulliri me vlere
shpetuar,paskej pa u prere,
nje dege ferre!…
Kur pa se shpetoj paq,
tha,nuk do mbetem kaq
Shpejt do i shtri
krahët dhe këmët
e do ja thaje
rrënjët…
Këto, thosh me vehte ferra
Dhe unis,dredha,dredh…
si gjithnje zvarr…
te perhapte fare
rreth kurës s’ullirit
Porse,nje kosor
i bardhe bore
ngare per merak
i’a priti:
-Pa te njoh moj moster
edhe mire e di,
qe ti s’ke te sosur!
Vertete,qe s’ti shkul dot rrënjët
Por,krahët dhe këmbët,
per bese,
t’i prese…!-
SUPER ARBEN DUKA ! ! ! ! ! Je Njësh si pëherë! ! RESPEKTE për GAZETÈN DITA dhe ARBEN DUKÈN e MADH
ke shkrajtur boll o dukë!të gjitha të vërteta!!të gjitha të drejta!!
pyetja është se përse nuk i zbaton??
të mos ta dish një gjë nuk është e thënë se duhet ta zbatosh,pavarsisht se ke pasur mundësinë ta dish,por ta dish e të mos e zbatosh!?
për neglizhencë a me qëllim??
do të thotë se bën një krim!!
“Unë vetes i jam betuar,
që të jem i drejtë në jetë,…”
nuk ma merr mëndja o dukë!!
ose më mirë nuk të leverdis ta mbash gjithnjë betimin!!sepse të jesh i drejtë në jetë duhet ta fillosh nga vetja!!ti mohosh shumë gjëra,që nëse nuk janë me të vërtetë të padrejta,janë në kufijt e saj!më pas ta vazhdosh me më të afërmit,e më pas me të tjerët!deri tek kundëreshtari ose armiku tënd!!
ben duka,e drejta është e drejtë përball gjithkujt!!
ti nuk e ke bërë or shpirt!ti nuk e ke vepruar drejt o dukë me qëllim!!nuk ke vepruar drejtë dhe kur ta kanë kujtuar të tjerët!!ti o dukë jo vetëm ke mbrojtur padrejtësinë e anës tënde,por dhe ke bërë propagandë për atë padrejtësi!!
ja shkruajta një debili “sopiqot”sot se,vite më parë ngushtë para dhe pas fitores së PS në ’13,shpresonim që dy gazetat më të forta opozitare,tema e qerosit mero dhe dita e thamos dhe tëndja të mbeteshin opozitare!!shumë shpejt u zhgënjyem!shumë shpejt ju filluat të shijonit leverdinë e të qënit ishopozitarë dhe më pas të të qënit mbështetës deri në absurditet!
ti ke qënë një nga propaganduesit e korrupsionit,e ndyrësisë si politike dhe korruptive të asaj që nuk ishte më PS!!por një formë tjetër aliene!!
ti shkove deri atje,pavarsisht se e dije fare mirë se nuk ishte e DREJTË,të mbroje si aleancën me hajdutin meta,ashtu dhe marrveshjen edhe më të ndyrë atë me saliun në maj ’17!!
kështu që BETIMIN tënd o ben duka jo vetëm që e hodhe në hale!?
por i fute dhe një të dhjerë sipër!!
ti o ben duka nuk e hape asnjëherë gojën për zgjerimin,nga 2 në infinit të numrit të varrezave për ushtarët grekë!ti o ben duka nuk e hape gojën për të protestuar sadopak për nënshtetësinë që ju dha ujit nën rrogoz janullatos!ti nuk ngrite zërin sadopak,përkundrazi punove për ta shuar atë demostrim sensibilizues për të mos lejuar rikthimin e tradhëtisë që bëri berisha 10 vjet më parë!pakti detar!
ti o ben duka nuk e hap gojën dhe kur të “vënë koburen në kokë”për ndyrësinë,tradhëtinë më të madhe që po na bëhet si komb duke na lënë në dorë të grekut tërë jugun tënd dhe timin!
kështu o ben duka!
nëse je betuar dikur për të qënë i drejt dhe nuk e ke mbajtur fjalën!?
atëherë mos na i sill në mëndje!!
nëse je betuar dikur dhe sot e sheh se e ke dhjerë,me ton,?
atëherë ndrysho drejtim!kërko falje dhe ribetohu!!
kur të jesh ribetuar!?
atëherë kujto gabimet,fajet që ke bërë herën e parë dhe mos i përsërit!!
të drejtë ke ti,ka miku,por ka dhe armiku!!
kjo është baza e të drejtës o ben duka!
nëse nuk je i zoti ta kuptosh!?
mos u beto kot!!