Komision hetimor për DSIK, Balla: PS i ka gati emrat e anëtarëve

Leda Hysa

Mazhoranca është dakord në parim për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për veprimtarinë e DSIK. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se i kanë edhe emrat gati për këtë komision.

Balla: Kur bie fjala për komisionet hetimore deri më sot nuk ka ndonjë kërkesë nga ana e opozitës që të jetë refuzuar prej nesh. Pavarësisht se në shumicën e rasteve kërkesat bien  në kundërshtim me parashikimet e kushtetutës.  Jemi dakord në parim me kërkesën, e cila në transpozimin nga kërkesë në vendim të Kuvendit duhet të jetë e qartë në përcaktimet që bën ligji për komisionet hetimore i vitit 2002, vendimet e gjykatës kushtetuese dhe duhet që vendimi duhet të jetë i qartë edhe sa i përket parashikimeve në ligjin për informacionin e klasifikuar. PS i ka gati emrat për anëtar të komisionit, opozita nuk ishte ende gati për emrat.

l.h. dita

Share This Article
1 Comment
  • Do te ishte me mire te thoshte se gati i kemi kukullat ( jo emrat).Rame timoni mer vendim ,komisioni dakort , me pas del nje qyqar dhe lexon vendimin ne “emer te komisionit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *