Rikonstruktohet godina nr. 5 në Qytetin Studenti, Veliaj: Studentët t’i kthehen mësimit

Leda Hysa

Një tjetër konvikt në “Qytetin Studenti” i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, për kushte më të mira jetese dhe mësimi për studentët. Kryebashkiaku Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në godinën Nr. 5, falë edhe ndihmës së donatorëve të ndryshëm, ndërsa u bëri thirrje studentëve që t’i kthehen mësimit për t’i hapur rrugë, gjatë verës, vijimit të punës me kapacitet të plotë, në mënyrë që viti i ri akademik t’i gjejë me ambiente komode dhe të denja për të jetuar dhe studiuar. Ai zhvilloi edhe një bashkëbisedim me studentët, nga të cilët dëgjoi problematikat që hasin në Qytetin Studenti, por edhe mori falenderimin për ndërhyrjen e shpejtë në rikonstruksionin e godinave.

“Është shumë e rëndësishme që të rikuperohen ditët e humbura të mësimit gjatë periudhës së dhjetorit, dhe e dyta, për ato pak fakultete ku ende ka bllokim të mësimit, studentët duhet të kuptojnë, jo për çështje politike, por për çështje praktike, nëse nuk na lirohen dhomat në korrik dhe mësimi vazhdon gjatë korrikut dhe gushtit, nuk kemi më kohë që kthimi i tyre në vjeshtë, t’i gjejnë dhomat e rregulluara. Ndaj, u apeloj studentëve, mos mendoni për partitë, mendoni për interesin tuaj dhe për interesin tuaj, sa më shpejt të mbarojë viti mësimor dhe të mos shtyhet, aq më shpejt mbarojnë dhomat tuaja, që në tetor të fillojnë të gjithë në ambiente shumë më komode”, tha Veliaj.

Ai theksoi se aktualisht, për shkak se studentët jetojnë ende në konvikte, po punohet me mjediset e përbashkëta, dushet, nyjet sanitare dhe fasadat, ndërsa ndërhyrja nëpër dhoma do bëhet gjatë muajve të verës, kur studentët të largohen në shtëpitë e tyre. “Ne po punojmë edhe tek Inxhinieria, te rruga e Dibrës, te Mjekësia, por sigurisht problematika më e madhe është në Qytetin Studenti. Tani që konviktet i kanë kaluar Bashkisë së Tiranës, do ta trajtojmë me të njëjtin seriozitet siç trajtuam çerdhet dhe kopshtet. I kemi ndarë në dy faza: Faza e parë janë mjediset e përbashkëta, ku po e orientojmë ndërhyrjen te nyjet higjieno-sanitare, fasadat, ambientet e leximit dhe studimit. Ndërkohë, faza e dytë, fill pasi studentët të kenë liruar dhomat, do të jetë rehabilitimi i dhomave”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shtoi se për rikonstruksionin e konvikteve Bashkia e Tiranës, krahas mbështetjes buxhetore, po aplikon edhe skemën “adapto një konvikt” e ndjekur në rastin e çerdheve dhe të kopshteve.

Ndaj, ai u bëri thirrje të gjitha bizneseve që veprojnë në Tiranë dhe kanë mundësi financiare t’i bashkohen këtë nismë për kushte më të mira për studentët dhe për të kontribuar për të ardhmen.”

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Keto Rikonstruktioe te Objekteve sic i ben Veliaj rracedhjeri eshte njesoi sikur te lash mutin me shurre !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *