Nipi i “Eskobarit” negocioi me policinë, tregon si u dorëzua Klement Balili

Leda Hysa

Nipi i Klement Balilit, Rigels Balili tregon pse i shumëkërkuari u vetëdorëzua në polici në këtë moment.

Ai thotë se negociatat kanë nisur që në momentin kur u njoftuan se është plotësuar dosja dhe është gati për tu dorëzuar në gjyq.

Rigels Balili është kryetari i bashkisë së Delvinës, njëherësh nipi i Klement Balilit dhe duke folur për ‘Ora News’ tregoi detaje nga dorëzimi.

Zoti Balili, ju keni qenë pjesë e negociatave mes policisë dhe Klement Balilit për dorëzimin e tij?

Po.

Kur kanë filluar negociata?

Që në momentin që na kanë njoftuar avokatët që është plotësuar dosja dhe është gati për tu çuar në gjyq. Në momentin që dosja do të shkonte në gjyq ai ishte i gatshëm të përballej me drejtësinë. Sot kemi bërë të mundur vetëdorëzimin në polici.

Ku ka qëndruar?

Nuk pata kohë ta pyesja se ku kishte qëndruar, sepse shumë pak qëndrova, vetëm e dorëzova tek drejtori i policisë.

Ka një paqartësi, është vetëdorëzuar apo arrestuar?

Nuk është arrestuar, është vetëdorëzuar. Kam procesverbalin, kam shkuar unë tek zyra e drejtorit, kam bërë negociatën dhe ka ardhur drejtori e ka marrë në zonën e Delvinës.

A ka qenë e vështirë kjo negociatë dhe çfarë e kë bindur atë të dorëzohej?

Nuk ka qenë e vështirë, në momentin që dosja do të shkonte në gjyq, nuk do ti fshihej drejtësisë. Kushti i vetëm që ka qenë që të vetëdorëzohej.

Do të kërkojë gjykim të shkurtuar?

Është pyetje që i takon atij jo mua?

Keni kërkuar garanci për jetën e tij dhe mos ekstradimin në Greqi?

Nuk i trembet drejtësisë sepse është i pafajshëm. Është vetëdorëzuar, nuk është arrestuar. Nuk mund të rrinte tre vjet në paraburgim derisa dosja të shkonte në gjyq.

Si është bërë komunikimi me të?

Nëpërmjet avokatit është komunikuar dhe avokati ka bërë negocimin me drejtorin e policisë.

Ka qenë Ardi Veliu në momentin e vetëdorëzimit në polici?

Po, ka qenë vetë drejtori i Policisë së Shtetit.

Keni një mesazh për autoritetet?

Drejtësia mos marrë për bazë mediat, pasi mediat i kanë vënë një titull “Eskobar”, edhe ju jeni koshientë që nuk e meriton.

Kush janë qëndrimet e Balilit për akuzat?

Nuk më takon mua, i takojnë të pandehurit.

Mendoni se i keni bërë një shërbim drejtësisë?

Normalisht, tani që dosja është para gjykatës nuk ka pse të fshihet. Nëse është i pafajshëm të marrë pafajësinë, nëse është i fajshëm të dënohet në bazë të fakteve.

A mendoni se ka një kosto politike për ju, pasi thoni që është vetëdorëzuar, ndërsa policia thotë është arrestuar?

Atë që pohova e them me përgjegjësi. Është vetëdorëzuar.

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • Kuptohet …..u vetëdorzua pasi u plotësua dosja ?….,

    Përse nuk e thua troq o’ Eskobari vogël në detyrë
    Nipi i Klement Balilit, Rigels Balili se pasi ra dakort të mos dekonspiroi dhe nxjerr me emra politikanët e njollosur të PD,Lesh e LI dhe PS -së bashkëpuntor në krime makabre që i janë bërë pasurisë popullit me shitje,me matrapazëllëqe ,me trafiqe ,me faljen e kampit ndër më të madhejtë të puntorve të Sarandës në shqipëri i ndërtuar me djersën e gjakun e shqiptarve të varfër.

    Vtëtdorzimi i K.Balilit këtijë fshatari nga Stjari i Sarandës që u bë s/miloner me korrupsion galopant ndërkombëtar të drogës ,dorzimi është bërë me kusht që dosja e këtijë eskobari të kopsitej çdo fashikull me kujdes vetë të dalë i pa fajshëm ,mundësisht të dëmëshpërblehet pra hero ,njëlloi si hajduti B.SH- guvernatori Adrian Fullani që vodhi para me thasë dhe doli hero nga burgu dhe u dëmëshpërblye .Ky është raliteti i zi në shqipëri.

  • Kuptohet …..u vetëdorzua pasi u plotësua dosja ?….,

    Përse nuk e thua troq o’ Eskobari vogël në detyrë
    Nipi i Klement Balilit, Rigels Balili se pasi ra dakort të mos dekonspiroi dhe nxjerr me emra politikanët e njollosur të PD,Lesh e LI dhe PS -së bashkëpuntor në krime makabre që i janë bërë pasurisë popullit me shitje,me matrapazëllëqe ,me trafiqe ,me faljen e kampit ndër më të madhejtë shtëpi të puntorve të Sarandës në shqipëri i ndërtuar me djersën e gjakun e shqiptarve të varfër.

    Vtëtdorzimi i K.Balilit këtijë fshatari nga Stjari i Sarandës që u bë s/miloner me vjedhje e korrupsion galopant kombëtar e ndërkombëtar të drogës .

    Dorzimi është bërë me kusht që dosja e këtijë “eskobari” të kopsitej çdo fashikull me kujdes vetë të dalë i pa fajshëm ,mundësisht të dëmëshpërblehet pra hero ,njëlloi si hajduti B.SH- guvernatori Adrian Fullani që vodhi para me thasë dhe doli hero nga burgu dhe u dëmëshpërblye .Ky është raliteti i zi në shqipëri.

  • Si ky ka shume te tjere qe jane marre e merren me trafikun e droges dhe trafikimin prej mbi 20vjet te vajzave e femijeve shqiptare (dhe kjo e fundit eshte edhe me tragjike e krim mbi krimet), por entusiazmi per nje trafikant te tille eshte me shume eufori dhe “show off” per politikanet se sa nje drejtesi ndaj krimit e se keqes qe ka pllakosur Shqiperine. Drejtesia e vertete do te vendoset atehere kur autoret e vertete te gjemes kombetare, kryekriminelet me ne krye Saliu Berishen dhe gjithe shpurra e tij te shkojne para gjyqit dhe burgut. Vetem atehere mund te thuhet se ne Shqiperi do te kete drejtesi.

  • Ky nipcja i Balilit qenka edhe kryetaar Bashkie . Pu , si qenkat lidhur fijet e mafjes ,qe ka dale ,jasht kontrollit . Nje pyetje kishja une o Kryetar Bashkije .
    Ku i gjetet parate qe te ndertonit kete hotel madheshtor ,sa edhe shteti si shtet nuk e nderton aq bukur ,e jo me rogat e juaja qesharake…Ruahjna o Zot i madh

    • o adih,
      para se ta pyesësh për paret e hotelit,pyete se si u bë K/nashkije!!
      pra kush e emroi!sepse me sa dimë janë kryetarët e partive ata që emrojnë kandidatët?pra çfarë vlerash kishte që e emruan!!

  • Qe te marrin vesh te gjithe ku cpon Hosteni: “kush” perdoret vetem per njerezit.
    Duhet te ishte shkruar:
    Cilat jane qendrimet e zotit Balili per akuzat.

    Shenim: Nuk i kam ne tastjere shkronjat e vecanta te shqipes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *