Balla: Meta, kryetar alternativ i opozitës

DITA Online

Taulant Balla u shpreh në studion e emisionit Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja se Presidenti Ilir Meta “ka prirje që të shndërrohet në një kryetar alternativ të opozitës”.

Meta është bërë shumë i lexueshëm tani. Mjafton të lexosh një ditë para Berishën, e kupton hapin e Metës ditën tjetër. Ka një prirje që të shndërrohet në një kryetar alternativ të opozitës. Presidenti, nëse dëshiron të vijojë antikushtetueshmërinë e tij, kjo i takon përgjegjësisë së tij”, deklaroi Balla.

Kur u pyet nëse do të ketë një nismë ligjore për shkarkimin e Presidentit, Balla u përgjigj: “Do të ketë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të zgjidhur këtë ngërç të shkaktuar artificialisht”.

Për të shkarkuar Presidentin e Republikës duhen 2/3 e Kuvendit. Ne ndihemi mirë që opozita është e përfaqësuar në Presidencë”, tha me ironi kreu i grupit socialist.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla komentoi gjuhën e ditëve të fundit të përdorur nga opozita, e cila ka nota të një konflikti social.

Kur u pyet nëse mund të ketë një ’97 të dytë në Shqipëri, Balla tha: “Ne jemi në fillim të sesionit dhe uroj që opozita ta kuptojë si përgjegjësi mandatin që i ka dhënë populli. Mandatet duhen përdorur për forcimin e dialogut. Parlamenti është institucioni i opozitës. Mungesa pa argument në Parlament është në disfavor të opozitës. Me sa kam konstatuar, besoj se sesioni i ri parlamentar do ta ketë opozitën aktive në Parlament”.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Loja e ketyre palacove.Meten e vuri Rama president.Dhe tha se Meta eshte presidenti me i mire qe kemi patur(qe ka Rama).Kur te rrokulliset psikopati Rama ka per tu rrukullisur dhe dudumi Balla.Sot PS eshte nen diktaturen e psikopatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *