Një vdekje në burg…

anazapta

E dashur DITA. Ka vdekur sot në Spitalin e Burgjeve në Tiranë i dënuari Xhafer Hoxha, 67 vjeç, nga Dibra me banim në Vau i Dejës, rrethi Shkodër, i dënuar me 7 vite burg. Kishte për të kryer edhe një vit nga dënimi i dhënë.

Vuante nga një sëmundje e rënde, por mjekësia nuk ja argumentoi se sëmundja që vuante Xhafer Hoxha ishte e rrezikshme për jetën, prandaj edhe Gjykata e Rrethit Lezhë nuk e liroi nga burgu (kjo gjykatë e ka në juridiksion burgun Shënkoll ku vuante dënimin Xhafer Hoxha).

Kjo është mjekësia ligjore e cila është kthyer në agjensi funeralesh, bashkë me Spitalin e Burgjeve! Prandaj jeni të lutur z.Ministër i Drejtësisë të vini dorë urgjent në këto dy institucione që të mos ketë të burgosur të tjerë të vdekur, për t’u pasuruar të korruptuarit e këtyre dy institucioneve shtetërore. Kthejini në qëllimin për të cilin janë krijuar, HUMANIZMIN!

 

Letër e nënshkruar

Bajram Mustafaj, i burgosur

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *