Policia e kryeqytetit ka bllokuar ndërtimin e dy pallateve pa leje në zonën e Kopshtit Zoologjik. Efektivet e komisariatit numër 1 në Tiranë dërguan për ndjekje penale shtetasin Agron Shehu, administrator i kompanisë ndërtuese.
Policia e shtetit ka vijuar edhe këtë të diel aksionin për bllokimin e ndërtimeve pa leje. Bllokimi i sotëm është ndërhyrja e 13-të e policisë së Tiranës, që ndërrimit të ministrave.
Ministria e Brendshme thotë, se vetëm gjatë ditës së djeshme, janë proceduar penalisht 11 shtetas në Shkodër, Pogradec, Tiranë dhe Elbasan. Të gjithë personat në fjalë kanë ndërtuar pa leje godina disa katëshe në qytete të ndryshme të vendit.

O saimir ministri,
burg 48 ore dhe pastaj ndjekje ne gjendje te lire – e kupton apo jo.
pastaj te vleresohet demi te paguaje per demin dhe burg nese nuk paguan.
Vetem keshtu mbaron kjo pune o Saimir Ministri.
Dhe duhet te behesh saikeq ministri qe te ce kjo pune.
Po ndertoheshin pa leje dhe tani i kane pare????????
Hajde gallate hajde!!!! pse keto pallate i kishte futur ndonjeri ne çante dhe nuk dukeshin , apo ishin duke u ndertuar me teknollogjine e fundit dhe ishin te padukshem.
Keto gjera ndodhin vetem ne albanistan ku te gjithe bejne çte duan,dhe asnje smban pergjegjesi.
Pune e paqme kjo e zotit minister…. por sa do te vazhdoje nuk e dime, sepse ne Tirane jane bere rreth 1300 ndertime pa leje qe pas dates 23 qershor 2013. kam pershtypjen se duhet gati 4 vite qe te merren me keto ceshtje pasi viti ka vetem 300 dite pune zyrtare. Githsesi i uroj Ministrit te ri ne detyre qe te zgjidh te gjitha problematikat qe qeverite e mepareshme i kane lene kesaj te sotmes. Dhe jane jo pak por shume probleme dhe duhet shume pune, dhe puna fillon qe nga reformat e mira ne rend. Po i permend nje fakt ministrit ne detyre nese e shikon shkrimin tim. Policet apo shefat ne detyre nuk duhet te futen gjate kohes se sherbimit kur jane me uniforme neper bare , restorante apo klube te natyres qe ka klientele civile. Ne bote ka nje ligj specifik per uniformat qe i ndalon ato te futen e te pine kafe apo te hane bashke me qytetarin civil. Suksese Zoti Saimir