Ish-ministrat Lefter Koka dhe Niko Peleshi nuk janë diplomuar?

redaktor

Niko Peleshi është një tjetër politikan që ka arritur majat e pushtetit, me një arsim tepër të dyshimtë.

Ai ka ushtruar detyrën si Kryetar i Dhomёs sё Tregtisё Korçё, si prefekt i qarkut të Korçës dhe më pas si Kryetar Bashkie. Ka mbajtur postin e zv/kryeministrit në mandatin e parë të qeverisë “Rama” dhe më pas Ministër i Bujqësisë në mandatin e dytë.

Por arsimi i zotit Peleshi ka fakte tepër interesante. Sipas CV-së me firmën e tij, dorëzuar në KQZ, ai e ka filluar universitetin në vitin 1989 dhe e ka vazhduar deri në vitin 1992. Pra, ka bërë vetëm 3 vite, në Universitetin Politeknik, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, në degën Elektronikë.

Më pas, zoti Peleshi ka bërë një shkëputje disavjeçare si emigrant në Gjermani. Është rikthyer në Shqipëri si biznesmen. Dhe në vitet 2000 – 2002 ka vazhduar vitet e mbetura të shkollës. Sipas CV-së së tij, zotit Peleshi i janë dashur 13 vite që të mbaronte shkollën e lartë. Ai është rikthyer në universitet, pikërisht kur i hyri karrierës së tij politike. Burimet e ndryshme në rrugë jozyrtare bëjnë me dije për Top Story-n se Niko Peleshi nuk e ka marrë asnjëherë diplomën e shkollës së lartë, për këtë ne i bëmë një kërkesë zyrtare me shkrim Universitetit Politeknik të Tiranës, por ky institucion nuk ktheu asnjë përgjigjie.

“Ne më shumë kemi në Parlament badigardë dhe kemi mundës dhe forca speciale sesa kemi akademikë”, tha Afrim Krasniqi, Insituti i Studimeve Politike.

Këto të dhëna për Peleshin u botuan nga Top Story.

Emisioni në fjalë, për të parë nivelin e arsimit të deputetëve, u ndal edhe tek CV-ja e Lefter Kokës. Një personazh që prej vitesh ka pasur një peshë të madhe politike: kryetar i Bashkisë së Durrësit, deputet dhe Ministër i Mjedisit.

Pjesa më interesante është se tek deklarimi në KQZ me shkrimin e tij origjinal mbi arsimimin, z. Koka thotë se ka përfunduar Fakultetin Ndërkombëtar të Shkencave Juridike në Strugë.

Realisht një fakultet i tillë nuk ekziston. Nuk ka në të gjithë botën një fakultet ndërkombëtar të shkencave juridike.

Në fakt, në Strugë ka vetëm një universitet dhe ai quhet “Universiteti Ndërkombëtar i Strugës”. Pra deputeti ynë ka ngatërruar fjalën “fakultet”, me fjalën “universitet” duke krijuar një emërtim inekzistent: “fakulteti ndërkombëtar”. Po të hyjmë në faqen zyrtare të Universitetit të Strugës shohim se ka një fakultet që quhet “fakulteti i drejtësisë”, por nuk ka emërtim “i shkencave juridike”.

Me siguri, z. Koka i ka ngatërruar edhe këto terma. Një juristi, nëse mund të quhet i tillë ish-ministri, nuk i falet që të mos dijë se ku ndryshon fakulteti nga universiteti.

Por nuk mbaron me kaq. zoti Koka, gjatë periudhës që ishte Kryetar i Bashkisë së Durrësit, në vitet 2003-2007, ka qënë pa arsim të lartë.

Kjo sepse, Universiteti i Strugës është hapur në vitin 2007 dhe është akredituar në vitin 2008. Pra, Zoti Koka ka qënë pa diplomë të lartë, në kohën kur ka drejtuar një prej bashkive më të mëdha në vend.

Nëse Universiteti i Strugës është hapur në vitin 2007, i bie që diplomat e para të sistemit 3-vjeçar Baçelor, t’i ketë shpërndarë në vitin 2010. Kjo do të thotë që ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ishte pa shkollë kur drejtonte Bashkinë e Durrësit dhe hyri pa diplomë si deputet në parlamentin shqiptar, në vitin 2009.

Tani ngelet për tu parë se përse z. Koka ka zgjedhur Universitetin e Strugës për të marrë diplomë Juridiku. Përgjigja na vjen, as më pak e as më shumë, por nga vetë Presidenti Aktual i Republikës, z. Ilir Meta, përmes një postimi në faqen e tij në facebook. Ai shkruan: “Kanë të drejtë kur thonë “kako struga, nema druga”. (si struga ska nje tjetër). Sot me Kryetarin e Komunës, mikun tim Ramiz Merko, duke bashkbiseduar për perspektivën e shkëlqyer të Strugës…”

Zoti Meta viziton shpesh Strugën për të takuar mikun e tij, Ramiz Merkon, i cili njeherësh është edhe pronar i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës. Në njërën prej vizitave të tij, Meta është ndalur edhe në këtë universitet, ku për ironi është diplomuar Lefter Koka. E gjitha kjo ngre hije të forta dyshimi se ish-ministri Koka, ka një arsim të lartë fiktiv, një diplomë si jurist, të cilën e ka marrë tek miku i kryetarit të partisë së tij.

n.s. / dita

 

Share This Article
15 Comments
  • Pu Pu Pu Pu Pu Pu Pu Pu Pu Pu Pu Pu Pu Pu !! Bo Bo Bo Bo Bo Bo Bo Bo Bo Bo Bo Bo Bo Bo !! O ZOT i MADH çfarë është bërë dhe çfarë Vazhdon të bëhet nga 1991 dhe deri tani ???!!!! ENVER HOXHA paska qenë ËNGJËLL dhe SHQIPTARI më i mirë i gjithë GLOBIT . . Shih Shih çfarë Bëhet Ish Ministra pa Dipllpmë !!!!!! ISH KRYETAR BASHKIE pa DIPLLOMË !!!!!!!!!!!!!!!! ISH DEPUTETË dhe DEPUTETË AKTUAL pa DIPLLOMË !!!!!!!!! Unë jam Kurioz , që a do dënohen ndonjëherë këta Njerëz Fallcifikatorë , dhe a do ja kthejnë LEKËT e RROGAVE Poppullit SHQIPTAR ?????????? A ju takojnë PENSIONET këtyre HAJDUTËVE me DIPLLOMA FALLCO dhe me Plagjatura ?????!!!!!! A do ti ZGJIDHI SPAK këto KRIME ??????!!!!!!! Do ZOTI i MADH dhe SHQIPTARËT Nuk Vuajnë më kurrrë nga këta BANDITË , HORRA dhe KRYEHAJDUTË që VJEDHIN , ZHVASIN dhe PLAÇKISIN ATDHEUN e tyre

  • RESPEKTE GAZETËS DITA ! ! GAZETA DITA duhet të mari ÇMIMIN NOBEL , sepse po bën një Punë të MREKULLUESHME duke ju nxjerè gjithë të Palarat dhe Maskaralliqet kètyre HORRAVE dhe HAJDUTËVE , që çfarè NUK kanè SAJUAR këto 28 VJET , vetêm dhe vetëm për të VJEDHUR dhe PLAÇKITUR SHQIPÈRINÈ!! Shpresoj që me ngritjen e SPAK të gjithë këta të KTHEJNË PARATË mbrapa SHTETIT dhe të shkojnë Prapa Hekurave .

  • Ju bëj thirje Gazetarève tè DITA , që ti shkojnè deri nè fund kètyre Marrèzive dhe HAJDUTLLIQEVE tè kètyre Deputetève tè PÈSTHIRÈ dhe të “GÈRMOJ” edhe pèr KRIMINELÈT e PDsè , sepse edhe ata janè HAJDUTÈ dhe ZULLUMQARÈ të NDYRË !!!!!! Respekte dhe Falenderime pafund për GAZETÈN DITA .

  • Te gjithe deputetet e leshitdhise duke filluar nga Nafija ose kane diplome plagjatuture ose diplome te blere tek vitrina ashtu sic i kane blere sharebajgat e leshelise…

  • po shteti per kete falsifikim ,mashtrim ,vjedhje rrogash e firma te dhena a ka ligj ta kape kete mafioz si KOKA….???????????????

  • Per Lefterin nuk e di, por Niko ka nje diploma qe askush nuk e ka. Diploma te pakontestueshme ai ka qekur ishte kryare bashkise e prefect ne Korce. Kete diploma ai e fitoi kur me perkushtim u angazhua qe te lejoje varrosjen e eshtrave te ushtareve greke ne Boboshtice. Diploma e storcoi edhe me the nerite tjeter kur rrezoi Shtepine muze te ngritjes see flamurit te pavaresise ne Korce, be kete kohe u abuzua u dengrua edhe Muzeut I njohur I Rtit mesjetar ne Korce nga ku u plackitur vepra, eksponate te cmueshme.

  • Origjinal marrja e diplomave si ne kohen e monizmit.Keshtu i merrnin te gjithe diplomat ne monizem.Ndaj te brohorasim me sa za qe te kemi rrofte demokracia qe na i hapi dyert e dijeve me kesh ne dore.

  • Shum mirë nuk kan dashtë të paisen me diploma univerzitetesh tregëtie diplomash nuk janë këta dibran kuksian tropojan

  • …Keshtu merreshin diplomat edhe ne monizem, shkruan nje far MHaaa..nuk po i zbuloj identitetin, vetem nga dy germa duket qarte kush eshte…Te marresh diolome ne monizem duhet te uleshe 16-17 vite ne bangat e shkolles, duhet te djersije shume duke studjuar mbi 10 ore ne dite…Sikur vetem nje note te falsifikohej haje pa asnje hezitim burgun….Shkaterrimi i arsimit eshte krimi me i rende qe i eshte bere ketij vendi!!

  • Me dipllome te blere te Kristalit eshte edhe deputeti FATE VELAJ .E thjeshte per tu verifikuar .Gjate kohes gjoja se ka ” vazhduar ” Kristalin ,ka mare roge ne Austri .Qenka ndare ne dy pjese ,ky zymbyl i Rames? .Pagojme ne rogat e tyre te majme ,dhe neser marin qyl 1200 000l eke te vjetra pension ,per keta genjeshtare ,qe nuk i hyjne as edhe nje njeriut ne pune ,por perkundrazi ??? Kur dihet qe pensionistet e tjere qe jane robtuar nje jete te tere , ,jane me se te roberuar ,nga pagesat qesharake .?? Por nuk kemi opozite ,ta ngreje keto probleme alarmi , serioze ne parlament . Megjithate faleminderit gazetes prestigjoze DITA:

  • Niko Peleshi ka mbaruar studimet në fakultetin e Fizikës që në kohën e Dullës për të tjerat akuzojeni sa të doni. E kemi pasur shok shkolle. Mirë ju thotë i gjati që jeni kadrinj dhe kazan plehrash.

  • o njerez cfare ngatroni, nuk po diskutohet per dava kamarjeri te cilit te filloi pune i duhen 2 ose tre gjuhe te huaja arsimi i larte etj,diskutohet per minister ose deputete ae si kriter te vetem kane ta kene mire me kryetarin dhe te dine te futin doren ne xhepin e sklleverve.

  • O Emigranti @….

    Mos te flasi magja para mendjes . Ky Peleshi ke qene i rregjistruar ,ne ing elektronike . Por a e ka mbaruar komplet ose jo , sinqerisht , nuk e di .Ska qene per fizike ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *