Nga Agim Jazaj
Ditë më parë u largua nga bota e të gjallëve dhe i mbetur mes të gjallëve, autori i njohur në fushën e mësuesisë, por dhe të gazetarisë e letërsisë Sulçe Çela, i njohur,sidomos në gazetën: “Zëri i Vlorës” etj.,si dhe në gjithë gjinitë e publicistikës…
Sulçe Çela, i kudo ndodhur, edhe aty ku ndodhte gjëma, në Velçë, ku i kish bërë koka dëng, në Kotë ku u formua, në Sevaster ku kishte miqësi e do të mbante fjalën mortore, në Kalivaç, ku nisi startimin si mësues, në Durrës, si ushtar, do të linte gjurmë jete dhe frymëzimi…
Në ditët e para të thëllimit të ftohtë, në Vlorë do të drithëroheshin shumë zemra të njerëzve të familjes së tij, miqve dhe shokëve nga ndarja e këtij njeriu, jo të zakonshëm, ish mësuesit pasionant i Gjuhë-Letërsisë, një mësues dhe kontribuues i njohur për shumë vite në Kotë, një aktivist i dalluar i Labërisë, e më gjerë!
Në librin “BIJ TË VLORËS” i autorit,zë vend edhe ansambli i bashkëpunëtorëve dhe korrespodentëve vullnetar të shtypit të kohës së djeshëm, të gazetës;“Zëri i Vlorës”. Dhe ky ansambël ishte i shtrirë në gjithë hartën e Vlorës që nga Kuçi, Sevasteri, Selenica, Novosela, Sazani, Kota, Piluri, Himara… Kjo plejadë e fjalës së shkruar, e veprës së lënë, kishtevlerën e pa diskutueshme dhe ruhen në arkivat, muzetë institucionale, por më shumë mbeten të regjistruar në kujtesën njerëzore, madje në memorien kombëtare. Kudo kishte të tillë njerëz me vullnet e talent të pa shoq, të cilët pasqyronin, frymëzonin dhe emanciponin pjesëzat e shoqërisë, pse jo dhe shoqërinë për të qenë njerëz, për të mbetur qytetar!
Ndonëse kanë kaluara vite, por pjesëza e kësaj armate kujtohen dhe nderohen nga pjesa e emancipuar e shoqërisë. Sepse pa të djeshme nuk ka të sotme, dhe pa të sotme nuk mund të ketë të nesërme. Çdo qytezë, fshat, apo qendër pune, e sidomos Selenica si qytezë e minatorëve, por dhe Kota, NB “Kanan Maze”etj., kishinbashkëpunëtorët e vet të shtypit të kohës, të gazetës “ZËRI VLORËS”tëquajtur asokohe si “Degë e Lidhjes”, apo dhe “Bashkim i Gazetarëve”.Nga kjo radhë ishin shumëkontribuues dhe aspak përfitues, këta idealist të kohës në shërbim të shoqërisë.Në faqet “Zërit të Vlorës“, por dhe të shtypit qendror shpaloseshin firmat dhe talentet e tyre, njerëz të thjeshtë, intelektual, mësues, inxhinier, në gjithë sektorët e ekonomisë. Pak ndër emrat e kësaj plejade, autori në sipërmarrjen e tij, ka mundur t’i përzgjedh me shijen e lexuesit dhe t’i klasifikojë në këtë mikroenciklopedi. Ndër ta është, pra tashmë ishte dhe nuk është më autori: Sulçe Çela! “Penda e tij dallohej në shumëfusha të jetës dhe të publicistikës”. Pra me pak fjalë përmblidhet edhe kontributi i autorit, tashmi larguar nga jeta e të gjallëve, Sulçe Çela, po edhe pse i larguar këto ditë i mbetur mes të gjallëve.
Sulçe Çela ishte bir i fshatit Velçë. Aty ku u lind dhe u përplas me dallgët e jetës, me vuajtjet dhe falënderon babain e vet: “I faleminderit babait tim të merakshëm, që më rriti me shumë përulje dhe dashuri, më nxiti dëshirën për t’u bërë djalë i mirë dhe njeri i mirë, me shkollë”.
Bashkë me qumështin e nënës mori me vete nëpër rrugët e atdheut dhe të dijes kudo ku shkoi dhe shërbeu si mësues, në Tepelenë e sidomos për shumë vite në Kotë, si ushtar i shërbimit të detyrueshëm të kohës, e kudo u mësoi brezave të tërë sidomos në shkollën e mesme Bujqësore të Kotës, kudo ku punoi dhe krijoi… Ish mësuesi Sulçe Çela me librat e lapsat bënte kilometra të përditshme, ku kujton dhe nuk i harron mësuesit e tij të parë si Gani Karteri, Nuri Abazaj. etj.
Shkollën 7 vjeçare të kohës mësuesi Sulçe Çela e vazhdoi dhe e përfundoi me notat 5, në shkollën e Ramicës. Edukata e prindërve dhe e mësuesve si Shaban Baholli, Adile Çifti, Ndriçim Ganaj, Fuat Kokallaj, Elez Elezaj, Fanol Muça, u bënë frymëzuesit dhe formatuesit e mësuesit pasardhës.
“Nuk ka profesion më të bukur se sa mësuesi, i cili vjen pas nënës”. Ndaj dhe në ëndërrimet e tij djaloshari nga Velça, vrapoi drejt ëndrrës për t’u bërë mësues.
“Babai im trokiti aso kohe në derën e ish kryetarit të Komitetit Ekzekutiv mirënjohur dhe i mbetur edhe në kujtesën e vlonjatëve, inxhinieri Kristo Papajani për të drejtën e përfitimit të bursës së birit të tij,Sulçes. Dhe pas tri ditëve, më 4 korrik të vitit 1957, vjen në fshatin Velçë, telegrami nga komitetit Ekzekutiv për nisjen e shkollimit, në shkollën pedagogjike: “Jani Minga”- Vlorë”.
Dhe harta e ish mësuesit, ku ka punuar dhe ka lënë gjurmë pune Sulçe Çela është goxha e shtrirë. Ish mësuesi ka punuar në kohën e tij djaloshare qysh nga Izvori dhe Kalivaçi i Tepelenës, ku shkonte dhe bënte km të tëra, që nga vendlindja e tij Velçë, në Sevaster e hidhej me gjeminë në “Guri i Lunecit” e herë më këmbë, në Vjosën me dallgë të tërbuara e herë të qetë, herë të akulltë për në Kalivaç e Izvor.
Shkonte mes nxënësve dhe njerëzve, tek të cilët ka lënë gjurmë të pa harruara, atje ku gdhihej, jetonte mes kalivaçiotëve si një familje e madhe. Po gjurmët e punës të këtij mësuesi dhe krijuesi i gjen edhe në Nivicë të Tepelenës, në Bashaj, Rromës e Gumenicë, në Mavrovë dhe sidomos në Kotë, ku jetoi, punoi dhe la gjurmë më gjatë se kudo. Mësuesin e letërsisë Sulçe Çela, në shkollën e Kotës e kujtojnë me krenari, por edhe me dhimbje edhe nxënësit si Vangjel Kapaj, Erion Habilaj, Tasim Çuçaj, Elidon Kananaj, Mujsi Xhelilaj e shumë e shumë armata të tëra, të cilët kanë marrë prej tij jo vetëm mësimin si mësues, por dhe korrektësinë si njëri, edukatën si prind, krijuesin e frymëzuesin në jetë. Korrektësia, sinqeritetit, burrëria dhe aftësia, ishin të mpiksura në mënyrën më perfekte, te ish mësuesi i letërsisë dhe krijuesi Sulçe Çela me Velçën, Vlorën labe dhe sidomos Kotën e tij, ku ishte edhe si vendlindja, por dhe vendbanimi, vatani e veçon dhe e çmon në dorëshkrimet e tij autori Sulçe Çela.
Kota, ajo qytezë e punëtorisë, e cila ka qenë edhe lokalitet, me rreth 5 mijë banorë, ku nisi punën si nëndrejtor i shkollës së mesme, të bashkuar në vitin 1978, e cila regjistronte rreth 1000 nxënës, të cilët vinin që nga Shkoza, Vërmiku, Ramica, Gjormi, Vajza, Drashovica, Mavrova, etj. Për shkollë me 52 mësues, ku ish edhe mësuesi Sulçe Çela- rrëfen në tregimet dhe dorëshkrimet e tij: “Punova për 27 vjet punë si mësues, nëndrejtor dhe drejtor, aty ku më mësuan dhe mësova. Më vlerësuan dhe vlerësova”.
Qyteza e Kotës ishte formatimi, dhe stacioni më i gjatë, ku ish mësuesi dhe krijuesi Sulçe Çela, ka lënë gjurmë të pashlyeshme, gjurmë pune dhe gjurmë jete. Njerëz të tillë, me kontribute dhe virtyte edhe kur largohen nga bota e të gjallëve, vepra e tyre i mban të gjallë, në përjetësi, në altarin e përjetësisë!
Familja humbi njeriun më të dashur, por edhe shoqëria humbi njeriun me vepra dhe kontribute.
Autori ka lënë pas edhe veprat e tij, të botuara 7 librat dhe në dorëshkrimetë tjerë, të cilat vdekja e tij e pa pritur dhe e parakohshme i la në mes.

MESUESI pas NENES – i PARi ne zemrat tona!
(“BINJAK” te vetes -83 vjecar,.po e quaj..)
Faleminderit i nderuari Agim Jazaj,sa na sjell me kete shkrim -HOMASH-figuren e shquar te atij mesuesi; bir te VELCES se Laberise se Vlore te ndierin Sulce Cela ,qe do ishte njeheresh nje PENE sa artist ne ativitetet e rrethit te Vlores sa kudo ku ka punuar… I pejetshem kujtimi dhe veora e TIJ.
Po e quaj nje “BINJAK” sa lexova dhe sa e kam njohur veprimtarine e tij nje jete,une; bir Zavalani i “Dangellise Naimjane”( si jetim, mbaruar shkollat ne Tirane e, nga 1964, ne rruget,si i ndieri Sulce Cela,-te MESUESISE dhe Kultures,po ne rrethin e Tiranes; Nga Shegjergji,2 vjet, Zall-Dajti 7vjet- Kraba 1 me ate te Pezes, sa shkollen “Sadik Stavileci” ne Katundin e Ri 10 vjet, Do isha prane families,10 vitet e fundit (1981-91)ne Tiranes; me 4 vite ne Gjuhet e Huaja Asim Vokshi” e “Shtepine mesuesi”, 28 vjet dale ne pesion,pa u ndare nga shkolla dhe nxenesit dhe kulturen,aktivist me penene ne dore,korespodent ne Gazeta,pasqyruar punen e arsimit e kutures nga Barjam Curri ne Permet, deri ne emigracion na Athina ne Toronto te Kanadase,aktivist me penen ne dore deri emisione ne R/Tirana per keto probleme. Faleminderit Jaho Margjekes me shoke mare ne preference.. nga ruaj kujtime deri keto vite tej oqeanit…
Sa lexove Ate emer te njohur,nje jete”BINJAK” me te, i ndieri Sulce Cela,nje jete ne rrethin e Vlores me fshatrat e Labrise,epiqender te punes tij,qe ju me te drejte i beni nje ekspoze te shkelqyer te rruges tij.
Ju faleminderit dhe ndjese dhe nderime ne jete te jeteve Ai MESUES qe me te drejte, le ne kujtime te tij:shprehien LAPIDAR:
“Nuk ka profesion me te bukur e frut dhenes,sa ai i mesuesit,qe vjen pas NENAVE tona”.
Mesues 83 vj.”Pasues Veterani”
Toronto18-01-2019 Dhimiter M Xhoga.