Pakti për Universitetin, PD: Rama gënjen studentët, nuk plotëson kërkesat

Ornela

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Arsimit, Albana Vokshi e ka cilësuar “Paktin për Universitetin” si një shfaqje të shëmtuar të paaftësisë politike e propagandës së qeverisë Rama.

Ajo argumentoi në një deklaratë për mediat se pakti nuk përmbush kërkesat e studentëve,  është antiligjore, shkel autonominë e institucioneve të arsimit dhe lirinë akademike që sanksionohet në Kushtetutë.

Teksa mbështetej në një grafik të ilustruar në ekran, Vokshi u shpreh se kërkesa e parë e studentëve, për përgjysmim tarifash apo përmirësim kushtesh të konvikteve, sikurse edhe ato 7 të tjerat, nuk do të plotësohen pasi Rama dhe qeveritarët e tij e kanë mendjen të jetojnë në luks.

Aktualisht Rama ka alokuar për arsimin, duke përfshirë të gjitha nivelet e arsimit, vetëm 313 milionë euro, ndërkohë që kërkesa e studentëve është 702 milionë euro për të arritur në nivelin 5 %. Pra, duket qartë që kemi buxhet të munguar. Pra, kjo është kërkesë e paplotësuar nga Rama për studentët.

Kalojmë tek pjesa e dytë e kërkesës së parë për rritjen e buxhetit 5 %, që është përgjysmimi i tarifave: Aktualisht, Rama ka alokuar në buxhetin e vitit 2019-të, 64.5 milion euro. E ka alokuar këtë buxhet përpara se sa studentët të ngriheshin në protestë, ndërkohë që e pranuar edhe nga ministri Ahmetaj, në mënyrë që të përgjysmohen tarifat apo të jepen bursa studentët nga familje në nevojë, të verbër, para dhe tetraplegjikë, pra një serë kategorish, e gjithë kjo paketë përgjysmimi apo dhëniesh bursash kërkon rreth 2 miliardë lekë të reja, që do të përkthehet ndryshe 16 milion euro“, tha Vokshi.

o.j/dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Duket qek .e nje dijeni dhe per rrjedhoje nje gjykim teper idiot,per “permbajtjen” e GDP,nevojat,prioritetet e perdorimit te saj ne nje vend.Vetem nga ky gjykim kuptohet qe jeni tepr “injorante” te kete lloj kerkese.Po ku ka nje vend ne Europe dhe ne bote te perdore 5% te GDP-se per arsimin !? SHBA-ja po insiston ekstremisht qe vendet e NATO-s te alokojne 2%-shin per mbrojtjen (me Rusin perballe) dhe eshte plotesisht e pamundur.Po si mundet “neser” kur te jeni ne pushtet te gjeni mundesite per te perdorur kete mase te GDP-se ?! Angazhim pa tru ne koke ! Shume dukshem njohjen si funksionon dhe cfare kjo permban ky tregues i makro-ekonomisee keni 0 ! Jeni shume larg per tu perfshire me ju ne debat “profesional”. Lymi Tutit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *