Arrestohen 8 shqiptarë në Itali

Ornela

Tetë shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohen për një sërë grabitjesh.

Operacioni i karabinierëve është zhvilluar në provincën e Casertës, ndërsa shqiptarët ishin prej disa muajsh nën vëzhgim pasi ishin kthyer në makthin e pronarëve të lokaleve, dyqaneve, por edhe shtëpive në zonat e Beneventos, Latina, Salerno dhe Frosinone.

Autoritetet kanë dokumentuar deri tani 8 vjedhje të realizuara nga grupi i shqiptarëve. Skema e përdorur prej tyre ishte e njëjta: fillimisht ata inspektonin zonat ku do të godisnin dhe më pas ktheheshin për të realizuar grabitjet.

Por në disa raste ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë dhe kjo i ka ndihmuar autoritetet për t’i gjurmuar dhe më pas arrestuar.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *