PD mbledh Këshillin Kombëtar, skema e re e Bashës për drejtimin e partisë

Ornela

Sot në orën 11:00,  354 anëtarët e Këshillit Kombëtar, janë thirrur për të votuar për funksionarët që do të drejtojnë Partinë Demokratike në 4 vitet e ardhshme.

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha bëri publike dje listën e kandidatëve (Lexo KETU), të cilët u propozuan prej tij, ku bie në sy fakti se të gjithë deputetët dhe funksionarët aktualë, kandidojnë  për 15 vende në Kryesi, të cilët zgjidhen drejtpërdrejtë nga Këshilli.

Lulzim Basha, ka vendosur të mbajë të pandryshuar nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, duke kërkuar votëbesim për ta, ndërsa rikthen në Kryesi ish-presidentin Bujar Nishani, duke i besuar postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Nga ana tjetër mësohet se kryetari i Partisë Demokratike ka parashikuar një skemë të re të drejtimit të Partisë duke rishikuar ndarjen dhe funksionet e strukturave drejtuese.

Basha po ndjek modelin e partive të djathta europiane si CDU dhe Konservatorët Britanikë, gjë e cila në fakt u bë e njohur që me ndryshimet statutore në prill.

Thelbi i këtij modeli të ri është ndarja e qartë e profileve të forumeve drejtuese. Kështu, sekretariati do të jetë me funksione krejtësisht partiake. Sekretarët do të merren vetëm me çështje të brendshme të partisë, duke kopjuar në një farë mënyrë atë që konservatorët anglezë e quajnë “partia profesionale”.

Nga ana tjetër, kryesia e grupit parlamentar dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare do të përbëjnë atë që quhet “partia parlamentare” dhe që drejton aksionin politik në pushtetin legjislativ.

Ndërkohë, Kryesia e re e partisë do të kryejë funksionet e asaj që shihet si pjesa ose “partia politike” e përbërë nga figura politike të profilizuar në fusha të ndryshme dhe që do të jenë njëkohësisht aktivë në terren.

Në të do të duhet të përfshihen politikanë që mund të jenë njëkohësisht dhe pjesë e grupit parlamentar dhe që do të drejtojnë komunikimin politik të partisë.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *