Mesazhet që kreu i shkarkuar i Gjykatës së Pukës Izet Kadana i dërgoi një gruaje e cila konkuroi ndaj bashkëshortes së tij për vendin e kryesekretares pranë Prokurorisë së Rrethit Pukë u cilësuan nga KPK shkelje e rëndë e etikës profesionale dhe përfitim i padrejtë favori si “rrjedhojë e përdorimit prej tij të pozicionit”.
“Gjuha e përdorur gjatë komunikimit me sms me shtetasen F. L., është e një zhargoni të rëndomtë, duke i bërë të ditur kësaj shtetaseje, pozicionin e tij dhe mundësinë e ndikimit lidhur me pranimin e kandidaturës më të mirë për pozicionin e punës në fjalë”, thuhet në vendimin e zbardhur së fundmi nga Komisioni i Pavarur i Kualfikimit.
KPK thotë se Kadana ndërhyri pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Rrethit Pukë dhe pas ndërhyrjes së tij, dy kandidaturat e tjera përfshi atë të F.L edhe pse kishin qenë përzgjedhur para kësaj ndërhyrje u skualifikuan, ndërsa vendi i punës iu dha bashkëshortes së tij.
Kadana mohoi të kishte ndërhyrë ai tha se mesazhet ndaj F.L ishin nisur për shkak të njohjes që ata kishin dhe jo për shkak të funksionit të tij, por KPK thotë se ai dështoi të sillte ndonjë provë për këto pretendime.
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit solli raport pozitiv për Kadanën, po ashtu Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e gjeti atë të përshtatshëm. KLD gjithashtu dërgoi pranë Komisionit vlerësim pozitiv sa i përket profesionalizmit të kreut të Gjykatës së Pukës bashkë me shënimin se ndaj tij kishte pasur një masë disiplinore.
Por të gjitha raportet e institucioneve ndihmëse u përmbysën pas hetimit të thelluar të treshes së kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me anëtare Xhensila Pinen dhe relatore Firdes Shulin, e cila gjeti probleme në pasurinë e gjyqtarit, e gjeti atë të cënueshëm për shkak të problemeve të nipërve me drejtësinë dhe po ashtu gjeti se kishte shkelur etikën profesionale.
b.m. / dita


Me kete qafa qe ka ky hajvan kalon me sukses vetem thertoren e Pukes.
Te trashe si te demit e ka qafen.
Qafen ia kane mbajt me shendet drejtesia e padrejtesise qe ka ushtrue ndaj te pafajshmeve.