Pakti për Universitetin, arkiv dixhital për doktoraturat

Leda Hysa

Krijimi i arkivit dixhital të doktoraturave në Republikës e Shqipërisë pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë është një ndër masat që janë marrë nga qeveria për t’i dhënë përgjigje kërkesës së studentëve për rishikimin e titujve akademikë dhe verifikimin e plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

Në Paktin për Universitetin bëhet fillimisht një bilanc i situatës aktuale, ku publikohen të dhënat nga viti 2007 deri në vitin 2018.

Konkretisht, në regjistrin e MASR gjenden këto të dhëna në lidhje me gradat shkencore dhe titujt akademikë: 248 “Docent”; 3757 grada shkencore “Doktor” brenda vendit; 546 grada shkencore “Doktor” jashtë vendit; 1038 tituj akademikë “Profesor i Asociuar”; 2 tituj akademikë “Profesor i Asociuar” jashtë vendit; 503 tituj akademikë “Profesor”.

Gjatë verifikimit të kritereve të ligjshmërisë për të gjitha IAL-të në vend është konstatuar se “vetëm në një institucion u gjetën një numër i lartë pedagogësh udhëheqës doktoraturash, nga të cilët një numër i madh nuk plotësonin kriteret ligjore”.

Po ashtu u evidentua “mosrespektimi i standardit të udhëheqjes: 1 profesor jo më shumë se 5 doktorantë, duke kaluar në 1 profesor me 15 doktorantë mesatarisht”. Madje, në një rast, u gjet 1 profesor me 41 doktorantë.

Po ashtu, ndër problematikat e evidentuara është “mosrespektimi i afateve kohore në marrjen e titullit”. “Ka IAL që kanë dhënë doktoratura edhe për tre muaj. Produktet e kërkimit nuk kanë gjetur zbatim në fushat përkatëse. Madje ka tema krejtësisht jashtë fushave, apo programeve ku janë dhënë. Prej disa vitesh, IAL nuk kanë marrë kuota për ciklin e tretë të studimeve”, thuhet në Paktin për Universitetin.

Në këtë drejtim, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimi nr. 777, datë 26.12.2018, “Për kontrollin antiplagjiaturë të disertacioneve për fitimin e gradave shkencore”.

VKM-ja për kontrollin antiplagjiaturë të disertacioneve, ndër të tjera parashikon krijimin e arkivit dixhital të doktoraturave në Republikës e Shqipërisë pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Po ashtu, ministria përgjegjëse për arsimin do të dorëzojë raportet e kontrollit dixhital antiplagjiaturë pranë IAL-ve respektive.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Edhe krejt keto ugjeten per nje muaj?
    Wouah,
    Vetem kjo gje tregon se sa jo serioze ishte qeveria Rama deri sot…ne arsim sikur ne cdo institucion tjeter besoj..
    Shyqyr qe studentet e ndihmuan duke e detyruar qeverine me krye punenper te cilet paguhet..
    Tash presim qe qeveria te veproje kunder gjithe keto horra usurpuese te vendeve pune qe nuk i meritojne,po edhe abuzuese me paret tona,po po edi Rama taxat qe prinderit e studenteve paguajne, per fake doktorature. Tash presim qe shteti te beje punen e vete deri ne fund e te kerkoje kthimin e pareve te marra padrejtesisht nga keto horra,qofte nepermjet konfiskimit,qofte nepermjet burgimit te tyre.
    Atehere shteti eshte shtet e fiton respektin e qytetarit,jo duke treguar vetem sa i paafte je per te kontroluar nenpuneset e sidomos aktivitetin apo jo aktivitetin e ministrave,se po te kishe kerkuar nje minimum kontroll mbi Nikollen,keto shifra qe per nje muaj u mblodhen. ,do i kishe mbledh ma heret e do i kishe kursyer vetit kete krize diskredituese per ty.

    • Lili,
      Madje studentet si del nuk e kane patur fare me qeverrine,por i “binin pragut qe te degjonte dera”.
      Ata e paten me te lehte ti versulen qeverise sesa shkaktareve te vertete te cilet kane ne dore notat e provimeve.Shkurt me fjale popullore “minjte kane frike nga macoku ndersa prej luanit nuk duan t’ja dijne fare”
      Rasti i studenteve eshte nje pergjithesim i shqiptareve aktual:ata per gjithcka i versulen Edit ndersa nepunesit i kane mesuar me bakcishe per tu zgjidhur hallet..!

  • Të gjithë flasin e flasin dhe nuk tregojn të vërtetën kur janë paraqit këto tema, kush janë “doktorët” që i kanë udhëhequr dhe kush janë “doktorucët” që i kanë përfitu kumbullat që të mpijnë dhëmbët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *