Nuk arritën objektivat, punonjësit ndëshkohen duke u zvarritur në rrugë

Leda Hysa

Një grup punonjësish në Kinë janë detyruar të zvarriten në një rrugë si ndëshkim që nuk arritën objektivat e fundvitit.

Video e realizuar në provincën Shandong të Kinës lindore u bë virale në internet. Kompania uli përkohësisht qepenat pas publikimit të videos.

Në pamje shihen punonjësit duke iu nënshtruar dënimit poshtërues për dështimin e përmbushjes së objektivave.

Punonjësit u filmuan duke u zvarritur në gjunjë mes një rrugë të mbushur me makina e njerëz prapa një burri që mbante në dorë flamurin e kompanisë.

Eksperienca poshtëruese e punonjësve përfundoi kur policia ndërhyri.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Keshtu duhet te denohet edhe qeverija rilindase,me Ramen ne krye,per mos zbatimin e permtimeve,qe bene per te ardhur ne pushtet.Ndryshe,nuk do arrijme kurre te kemi rritje ekonomike,jo si e sa Kina,por ne raport me popullsine dhe pasurite e Shqiperise.

  • Krist,ty ke 500 vjet qe zvarritesh nga Osmanet apo Fashistet dhe jua ka fajin Greqia dhe Epiri i Pirros qe nuk egziston per ju.
    Eshte ceshtje ndergjegje,nderi,dinjiteti,historine zoti Krist,nuk eshte realizimi i planit.

  • Pellazget,nuk i kane njohur Greqine dhe Pirron.Por ti (dhe jo ty – sic e ke shkruar me lart).,edhe fjaline e dyte,e ke krejtesisht pa lidhje dhe kuptim.Akoma po jeton ne kohen e pellazgeve? Konica,ka thene,se qe te shkruash,me pare duhet te kesh ,”objektin”,per te cilin kerkon te shkruash.Kur ke disa objekte te cilat as nuk i nje,dhe me keq,qe i ngaterron,me njera-tjetren,kuptohet se cfare,mund te presesh,nga shkrimi qe kerkon te besh! Ose edhe me shqip:Thellohu-djale-thellohu,por jo deri ne kohen e pellazgeve,qe edhe historia,nuk tregon,sepse me teper nuk din.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *