Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ishte sot në Lushnjë, ku mori pjesë dhe përshendeti në veprimtaritë e organizuara me rastin e 99 vjetorit të Kongresit të Lushnjës. Veprimtaritë nisën me pritjen në Bashkinë e qytetit, organizuar nga Kryetari Bashkisë Fatos Tushe, vazhduan me vizitën në shtëpinë e Kongresit historik dhe takimin festiv në qendrën e artit “Vaçe Zela”.
Në këto veprimtari ishin të pranishëm edhe Zëvendëskryeministri Erion Braçe, deputetët Bashkim Fino dhe Tatjana Pirro, Kryetari i Këshillit të Qarkut Fier Vangjel Ndreka, Prefekti i Fierit Baki Bala, drejtues të tjerë vendorë si edhe përfaqësues të familjeve patriotike që ndihmuan mbarëvajtjen e Kongresit të Lushnjes.
G. Ruçi la një shënim në librin e Shtëpisë së Kongresit, në të cilin midis të tjerash vlerësoi se “Kongresi i Lushnjës përmbylli periudhën e shtetformimit dhe vendosi përfundimisht arkitekturën institucionale të shtetit të pavarur shqiptar.”
“Kongresi i Lushnjës, nënvizoi Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në përshëndetjen në takimin festiv në qendrën e artit “Vaçe Zela”, konsolidoi Shqipërinë e pavarur e parlamentare, vendosi diplomacinë shqiptare në mbrojtje të tërësisë territoriale të vendit dhe filloi ndërtimin e administratës shqiptare, arsimit, shkollave dhe forcave të rendit. Si një ylber pas rrebesheve të kohës, Kongresi i Ĺushnjës rilindi ndërgjegjen e lartë politike dhe tregoi pjekurinë e shqiptarëve, në mbrojtje të pavarësisë, në konjukturat e rrezikshme pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Do të mjaftonte ky Kongres, për ta bërë qytetin, historinë dhe popullin e Lushnjës krenarë për kontributin për Shqipërinë.
Më 21 Janar 2020 parlamentarizmi shqiptar do të mbushë një shekull jetë. Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punën dhe viti 2019 do të jetë viti i përgatitjeve për këtë ngjarje të shënuar. Ashtu si parlamentarizmi shqiptar mori jetë në këtë shtëpi, pikërisht këtej do të nisin veprimtaritë për celebrimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare”.
o.j/dita

Te behen edhe letrat zyrtare me koke te kuqe koke blu dhe mavi, sic u bene per 100 vjetorin e pavarsise dhe 550 vjetorit te skenderbeut, gjithashtu te behet edhe nje torte e madhe edhe me e madhe se ajo e lulushit, ku te haje i gjithe populli une trim dhe sylesh dhe pas ngrenies te mbushe legenet dhe kazanet
Aaaa, prandaj i paska vrare me arme Sali Berisha dhe Lulezim Basha shqiptaret e pafajshem ne mes te bulevardit! Ne kujtim te parlamentarizmit te pare rrjedh gjak me 21 janar dhe gjykatesit e prokuroret e kalojne vetingun me pasarele.
Te perkujtojne babain e kombit qe ka 100 vjetorin e vdekjes pastaj te shtiren per te tjerat
E ce do, ne shumicen e kohes parlamenti shqiptar ka vepruar kunder prosperitetit shqiptar
Bravo zoti Ruci!
Ne 100 vjetorin e Kongresit te Lushnjes ju do shkoni atje me nje shtet te tredhur ku nuk sundon ligji,por “MALIQI”!
Keshtu ju e keni mbyllur pa nder parlamentarizmin fallco sic ishte fallco edhe nderimi qe i bete krye kuinslingut ballist M.Frasheri!
Ta gezoni Ramen kete kuinsling te ri,qe po varros Shqiperine dhe shqiptaret po i perze nga vendi se ju duket i huaj!