Në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, që nisi këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli mbi atë që quajti projekt që asgjësoi çdo institucion demokratik, e që asgjësoi të drejtën e votës, si e drejtë elementare në demokraci.
“Sot kjo sallë nuk përfaqëson interesin publik, sepse ata që kanë forcën e kartonave, e morën atë përmes forcës së krimit dhe sot e kësaj dite mbrojnë vetëm krimin. Ky Kuvend përfaqëson sot antivlerën e ngritur në piedestal, hajdutërinë e përzierë me arrogancën. U asgjësua Gjykata Kushtetuese, këtu nga kjo sallë u asgjësua edhe Prokuroria, e tani erdhi radha edhe e Partisë Socialiste. Sot qeveris vetëm një grup kriminelësh, sot ministrat apo deputetët nuk janë përfaqësues as të popullit dhe as të PS-së. Sot ka vetëm një pushtet personal të Edi Ramës”, tha Basha.
Menjëherë më pas, Basha nisi të sulmonte pjesëtarët e rinj të kabinetit qeveritar, duke kthyer gishtin nga njëri a tjetri, e duke pyetur të gjithë në sallë nëse i njihte njeri ato emra, çfarë kishin bërë dhe çfarë përfaqësojnë.
Reagoi menjëherë edhe kryeministri Rama, në mbrojtje të anëtarëve të kabinetit, duke i thënë Bashës se, edhe ai nuk ishte askushi kur erdhi dhe u emërua në poste publike.
“Vendi është sot në emergjencë kombëtare dhe faturën për çdo zhvatje deri më sot e paguajnë studentët. Nuk ka lek për të ulur tarifat, ndërkohë që del dikush edhe thotë se do t’ia marrë koncesionit Kashar-Thumanë. Por ai koncesion duhej anuluar dhe duhen çuar për ndjekje penale të gjithë ata që e kanë bërë”, tha më tej Basha.
v.l/ Dita

CFARE LLOJ SHTETI ESHTE KY?
Kryeministri me baba kriminel te Enverit qe ka firmosur varjen ne litar te nje poeti disident antikomunist ne vitin 1988 qe nuk ka kerkuar falje per krimet e familjes se tij dhe qe ka anatemuar Presidentin amerikan nga CNN si rrugac halabak me urdher nga George Sorosi
Kryetari i Parlamentit, kriminel dhe minister rendi i Enverit dhe qe dora vete qe ka vrare si zogj pule djemte e Shkodres qe ka dale “pa lagur” nga Drejtesia enveriste dhe qe nuk e ka ftuar asnje zyrtar nga Bota Demokratike
Presidenti i vendit si pionier i Enverit, qe e ka pare gjithe Bota me ze dhe figure si vjedh ryshfetin pushtetar me tefter ne dore dhe qe hiqet sikur te ishte “Madre Tereza” ne ligjeratat e tij si BABAI i Kombit
Kryetari i Opozites si “kamarier” i Enverit me veshe te gjate ne Rinas qe eshte bedeli i bamiresit te tij qe eshte “varkari” i Enverit, qe ka vrare njerez njesoj si Enveri ne Gerdec dhe 21 janar etj. nga paniku i humbjes se pushtetit,
CFARE LLOJ SHTETI ENVERIST ESHTE KY?
Qe po kerkon te antarsohet ne BE,
O gazeta e nerume DITA?
Nje kryebandit qe qeveris me disa llaçka e piliça qe jetojne ditet e tyre ne delir ne saje te karrikes ministrore!!!!!
Zoti Basha.
Edhe ti ne 2005, nuk ishe askushi kur u emrove minister i transportit e u bere edhe deputet.
Ministrja e emeruar e transportit, Belinda Balluku, prej 6 vitesh, eshte administratorja me e sukseseshme e kompanive publike, te aviacionit civil. Ti kur fillove si minister ishe pa libreze pune ne organet shteterore e private ne Shqiperi. Si nuk i kujtoni keto gjera , apo ne foltoren e parlamentit mund te flasesh pa dogane ? Me qe ishit pa eksperience, bete gabime te denueshme ne prokurimin e kontraten e Rruges se Kombit
Po ne vitet 2005-2013 nuk ishte pushteti personal i Sali Berishes ?